Etapa e parë
Në gushtin e vitit 1978 fillova punën drejtor në shkollën 8-vjeçare “Nimete Progonati” në Sinë. Në ditën e parë të prezantimit si drejtor, shtrova detyrat që kishim marrë nga partia dhe pushteti në rreth. Krahas punës mësimore dhe edukative me nxënësit e prindër, duhet të punonim për ngritjen e terreneve sportive, të ndihmonim me nxënës dhe kooperativën bujqësore, të lexonim shtypin në brigadë etj.…
Lexo më shumë
I shoh çdo ditë, të lodhur, të rrudhur, të kërrusur nga mosha dhe hallet e jetës! Dikush edhe i qeshur dhe i fortë, dikush duke çaluar a duke kollitur! Janë prindërit tanë, ata që u robtuan një jetë të tërë duke punuar, duke na rritur, duke na edukuar e mësuar për jetën. I shoh çdo ditë stolave ulur, kafeneve, trotuareve, lulishteve dhe mendoj se dikur dhe ata patën një rini, një rini të tyren herë me re, herë me shi, herë me dimër e herë me pranverë e tani në perëndim të stinëve të jetës them se meritojnë diçka që ëndërruan; lumturinë që të jep produkti që ata ndërtuan!…