Ishte mëngjes pranvere, ndihesh aroma e luleve e cicërima e amël e zogjve. Ndërsa përroi gurgullonte i shkumëzuar në shtratin zallor, mbuluar prej degëve të shelgjishteve të sapo gjethëzuara. Majmalet ende zbardhëronin nga bora, me dhëmbëzime sipas relieveve.
Shtëpitë të shpërndara në rrafshina, kodra e kodrina dukeshin si njollëza të bardha në mes gjelbërimeve. Të cilat çuditërisht pakësoheshin dita-ditës. Udhët e holla filluan të ngushtoheshin nga degët e bimësisë të harlisur.…
Ariu i fshatit tim
