Kujtime nga kolegë, shokë dhe miq me rastin e përvjetorit të parë të ndarjes nga jeta
… Lexo më shumëMë 25 shkurt 2021 u nda pa pritur nga jeta babai im Rahman Ismaili, influenca më e madhe në jetën time. Për figurën e babait dhe marrëdhëniet e mija me të, do të ndalem në biografinë time pas disa vitesh. Në përvjetorin e parë, kur dhimbja e humbjes të një njeriu kaq të shtrenjtë është akoma e madhe, radhën po ua lë miqve, shokëve dhe kolegëve të babait që patën mirësinë të më dërgonin kujtimet e tyre për të cilat ju jemi familjarisht mirënjohës.

I ruaj si relike, kujtimet nga jeta dhe puna me Dibranët.
Koha ecën dhe ne ecim e udhëtojmë me kohën. Edhe kujtimet ecin e udhëtojnë me ne. Kujtimet ecin me kohën, por ato nuk shkojnë si koha dhe nuk shkojnë me kohën, por rrinë përherë me ne, rrinë dhe flasin me njerëzit. Rrinë në shpirtin dhe zemrën tonë. Malli i shpirtit i ushqen dhe i mban gjallë kujtimet. Malli i shpirtit bëhet lot dhe loti i flladit dhe i freskon ato.
Më 14 shkurt 2022, u nda nga jeta në mënyrë të papritur veterani Besim Bajraktari nga Dohoshishti i Dibrës. Edhe lisat e fortë, ata që u kanë bërë ballë rrebesheve e stuhive ndër dekada, një ditë rrëzohen për dhe, në tokën ku janë ngulur fort rrënjët e tyre. Besim Bajraktari u nda nga jeta në mënyrë të beftë mëngjesin e asaj të hëne, kur qe ngritur si çdo ditë tjetër dhe familjarët e prisnin në tavolinë për të ngrënë mëngjesin, por ai atë ditë nuk zbriti.
Pothuajse, gjithë burrat e djemtë e Muhurrit, si edhe të krahinave përreth, jo vetëm të ardhurit që banojnë në metropolin shqiptar, në Durrës, Laç, Lezhë e Shkodër, por edhe nga trojet autoktone e nga hapësira mbarëshqiptare në botë, ishin më 13 shkurt 2022, në mesditë, në varrezat e Bathores, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Mexhit Mëziut. Vetë prania e mijëra dibranëve në këtë ceremoni mortore ishte dëshmia më e qartë e respektit që ata gëzonin për Mexhitin.
Dy foto, njëra serioz e tjetra i qeshur.
Motër e dashur! Ti sapo mbushe 80 vjeç dhe unë mbeta për pak i hutuar. Krahas një komenti apo postimi të thjeshtë në rrjetet sociale, desha të të dhuroj diçka apo të të bëja një surprizë të vogël. Nuk di vërtet! Ti sot jeton në Kanada, larg nesh. Pasi u mendova dhe pak akoma, vendosa të të kushtoja një shkrim, që është fare pak për veprimtarinë tënde, me të cilën çdo njeri mund të krenohej pa frikë.…