Në kapërcyell të mijëvjeçarit te dytë, Shefik Fisniku nga Trena e Dibrës u drejtua tek blektoria, si stacion nga ku mund të nisej drejt suksesit. Fillimisht mori një mëshqerë të racës “Taranteze”, e cila pati rezultate mbresëlënëse. Që në vitin e parë jepte 28 litra qumësht, të një cilësie mjaft të lartë. Shtoi dhe dy lopë të tjera, po me këto parametra, duke e bërë këtë lloj biznesi për shtatë vjet me radhë.…
Lexo më shumëShefik Fisniku, një jetë mes eksperimenteve

I ka kaluar të 70-tat dhe si rrjedhojë e një problemi të koklavitur shëndetësor duket rrallë udhëve të Tiranës e ambienteve shëndetësore të saj, që vite më parë i ndriçonte me sharmin dhe mençurinë e tij. Herë pas here takohemi e çmallemi, kryesisht në shtëpinë e tij në Rrugën “Sitki Ciço” në Tiranë, ku kalon kohën midis përkujdesjeve të bashkëshortes, mjekes së mirënjohur Avije Çadri, e dashurisë së fëmijëve dhe të afërmve që e vizitojnë shpesh e marrin nga ai nektarin e mençurisë, që i buron pashterrur nga truri i tij aq pjellor dhe goja e tij fort e ëmbël.…