Nga Dhimitri Çika*
E kam njohur Zaim Elezin ne shtatorin e vitit 1980.E njoh mirë krijimtarinë e tij, ndaj mendoj se meriton vëmendje.
Pse?
Krijimtaria e tij është e madhe dhe shumë e pasur, peshon shumë. Aty mund të shohësh gjithçka për një artist, që nuk ndal së kërkuari të bukurën, duke gjetur artin, që gjithmonë është pranë nesh, por rri fshehur.…
Tema e Amësisë ka prezantuar ndjenjën e dashurisë së thellë, lidhjen e pazgjidhshme dhe hyjnore që lidh nënën me fëmijën, duke mbetur një nga temat më të bukura dhe më tërheqëse në historinë e Artit. Imazhi i gruas që krijon jeta është emblemë e vlerave të vërteta, të pastra dhe ndjenja e mbrojtjes ndaj krijesës së saj, na sugjerojnë lidhjen e dashurisë dhe të empatisë për të gjithë njerëzimin.…
Artisti i Madh i Dardhës, Dibrës dhe gjithë Shqipërisë, Hazis Ndreu – “Nderi i Kombit”, kur donte të shkruante dhe botonte libra për traditën dhe alegorinë dibrane, njeriun e parë që takonte në Zall Dardhë dhe e pyeste rreth projektit të tij krijues ishte Isuf Rasha
Nuk e kisha menduar ndonjëherë që ambiciet e mia modeste në fushën e shkrimtarisë të arrinin gjer te novela. Gjithmonë kam lexuar, në punë, në shtëpi, në kafe, madje dhe në stolat e parqeve publike, por nuk kam guxuar ndonjëherë ta vë veten apo ta përfytyroj atë në rolin e një prozatori e aq më pak të një novelisti. Leximi i novelave gjithmonë më ka suprizuar me një emocion të veçantë, pasi, duke qenë midis tregimit dhe romanit, ndjesia e zbulimit të detajeve të rrëfimit ka qenë për mua përherë e beftë dhe çarmatosëse, në kuptimin e joshjes së leximit dhe dilemave të postleximit.…
Piktor: Zaim Elezi (ZAYA)

Isha larguar prej kohësh. I fundit u largua vëllai i vogël, duke lënë pa bluar thesin e fundit të drithit. Trojet nën ujë, më thoshte babai, janë flori. Toka e plleshme prodhonte gjithçka. Edhe fikun kishte filluar ta piqte të amël. Kumbullat e verdha vareshin mbi degë. Rrushi i thanxëz kishte krijuar një trup me perimetër pesëmbëdhjetë centimetra.…