Kategori: slider
Dibër & Mat: Një destinacion magjik turistik
Nisma e krijimit të DMO në qarkun Dibër, është një nismë pilote në Shqipëri, në kuadër të programit “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Zonave Rurale në Shqipëri (SRD)”, financuar nga Organizata ndërkombëtare Gjermane e Zhvillimit (GIZ) dhe zbatuar për qarkun Dibër nga Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale (ALCDF).
Nga Bujar Karoshi
Bujtina “Çeliku” në Kurdari, rreth 55 km larg nga Tirana u hap zyrtarisht më 29 qershor, gjatë një veprimtarie që kishte për qëllim promovimin dhe mbështetjen për turizmin në qarkun e Dibrës.…
Lexo më shumë
Dibra çel sezonin turistik, mundësi të reja për zhvillimin ekonomik të rajonit
Tri ditë veprimtari në Dibër, një mundësi për promovimin e bukurive dhe prezantimin e vlerave dhe traditës së zonës.
“Dibra është vendi i bekuar, me natyrë të jashtëzakonshme, me peizazhe unike, me njerëz punëtorë e mikpritës. Vizitorët dhe turistët kanë mundësi të provojnë përvoja të ndryshme të turizmit të natyrës, turizmit malor, atij kurativ etj., si dhe të shijojnë gatimet tipike të zonës në bujtinat që sa vijnë e shtohen”
Bashkia e Dibrës hapi sezonin turistik me një serë veprimtarish, që filluan të premten me 27 maj dhe përfunduan të dielën, me datë 29 maj.…
Lexo më shumë
Nisin protestat, kërkohet ndalimi i punimeve në Skavicë
… Lexo më shumë“Nga qeveria shqiptarë na është thënë se jemi në fazën e studimit të fizibilitetit, por këtu puna vazhdon në mënyrë intensive, janë hapur rrugët për të shkuar të gryka e tunelit për të devijuar Drinin”.
Për protestuesit është tashmë e qartë dëmet që sjell ndërtimi i HEC të Skavicës: ndarja e Dibrës ose zhdukja e saj – siç e vlerësojnë disa protestues, mbytja e tokave bujqësore, prishja e ekosistemit, ndryshimi i klimës, mungesa e reshjeve, mungesa e dokumenteve të pronësisë, mbytja e vendeve historike etj.
Rrugë e mbetur rrugëve
Reportazh: Në Rrugën e Arbrit, ditën që duhej të ishte përfunduar
… Lexo më shumëNjë tunel i Murrizit me një heshtje të frikshme, një asfalt me vijë të verdhë në mes, që po del, shembje e shtrembërime trasesh, shpate të zhveshura e përçudnuara. Ku është nusja me emrin historik “Rruga e Arbrit”, që nis nga sheshi Skënderbej në qendër të Tiranës? Ku është kjo nuse në imagjinatën tonë: e hijshme, panoramike, e veshur me guida turistike, jetëdhënëse?
Rruga e Arbrit, kontrata e ndërtimit mbaroi në Prill, por rruga është akoma larg përfundimit
… Lexo më shumëEdhe Rruga e Arbrit nuk ia doli të jetë një premtim i mbajtur nga politikanët shqiptare. Si të gjitha investimet e tjera publike, edhe kjo është futur në qerthullin e shtyrjes së afateve, që më shumë se sa një problem real, duket një problem “teknik” për të nxjerrë më shumë fonde nga buxheti i shtetit, ose thënë më drejtpërdrejtë, nga taksat e qytetarëve shqiptarë.
20 milionë euro shtesë për tunelin e Murrizit
Nga Ola Xama*
Në mesin e vitit 2019, kur ndërtimi i Rrugës së Arbrit ishte në fazë intensive, kompania Gjoka 87 mori vendimin për ta braktisur zonën e punimeve të tunelit të Murrizit.
Siç shpjegon raporti i grupit të inxhinierëve të Institutit të Ndërtimit, terreni, për shkak të materialeve me përmbajtje argjilore, ishte shumë i lëvizshëm, çka detyroi kompaninë të merrte vendimin për braktisjen e kantierit dhe nisjen e studimit për të ndërtuar në një gjurmë tjetër.…
SKAVICA:
Rama: “Garanton sovranitet energjetik për Shqipërinë”
Berisha: “Mbështes projektin me tunel, pa asnjë përmbytje”
Ndërtimi i HEC të Skavicës kthehet në çështje elektorale. Palët politike për herë të parë shfaqin pikëpamje të kundërta
Nga BUJAR KAROSHI
… Lexo më shumë“Projekti i Digës së Skavicës cënon proceset ligjore dhe kushtetutën shqiptare, është shkatërrues për mjedisin, shkatërron identitetin dhe kulturën dibrane, identitetin e popullit shqiptar dhe është kundër interesit kombëtar të vendit. Është krejtësisht e pakuptueshme se si mund të jete dhënë një leje mjedisore për një projekt hidroenergjetik
“Marrëveshja e 3 tetorit 2020 për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës është krejtësisht e paligjshme, antishqiptare dhe antikombëtare.
“Jo Skavicës” në fletën e votimit
Nga Bujar Karoshi
Fituesi është paracaktuar, ndaj ktheni zgjedhjet në një referendum
… Lexo më shumëPërballë “pakënaqësisë” që njerëzit nuk po dëgjohen dhe nuk janë dëgjuar për Skavicën, kanë mundësinë që këto zgjedhje t’i kthejnë në një referendum për Skavicën. Pavarësisht se cilin kandidat votojnë, ata mund të shkruajnë në fletën e votimit “Jo Skavicës”. Me këtë zgjedhje do t’i bëjnë fletët e votimit të pavlefshme, por në qoftë se kjo mënyrë votimi është në shumicë, do të japin mesazhin se kundër Skavicës janë të gjithë bashkë, pavarësisht bindjes politike.
Skavica – sfidë të cilën mund ta fitojmë vetëm të bashkuar
Nga Bujar Karoshi
Pse kanë Frikë banorët? A ka konsultime me to dhe kur do të zhvillohen? Planet jotransparente të qeverisë. Protesta pak, rezultat aspak. Partitë politike janë “pro” Skavicës. Ndërtimi i Skavicës – a mund të fitojë Dibra? Protesta në New York: A ka vend për shpresë?
… Lexo më shumëMoskoordimi i përpjekjeve të zërave kundër që vijnë nga shoqëria civile, planet e qeverisë për ta ndërtuar hidrocentralin dhe puna e kompanisë në terren për fazën e parë të ndërtimit ka rritur frikën te banorët e Dibrës, se jo vetëm nuk do të marrin kompensimet sipas tregut, por edhe ato që u takojnë sipas ligjit nuk do t’i marrin dot.