Rifat Asllan Vrenezi, njeriu i sakrificave

Rifat Asllan Vrenezi u lind në fshatin Staravec të Peshkopisë në një familje atdhetare të lidhur me Luftën Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit të vendit ai mbaroi në Peshkopi në shkollën fillore dhe shkollën 7-vjeçare në Tiranë. Si kudo, edhe rinia e Staravecit u inkuadrua me gjithë popullin në punë për ndërtimin dhe rindërtimin e vendit në bujqësi, për pjesëmarrje në aksione dhe punë vullnetare.…

Lexo më shumë

Mbyllet tenderi për Rrugën e Arbrit. “Gjoka Konstruksion” drejt firmosjes së kontratës
Oferta: 33,6 miliardë lekë

Paraqiten tri kompani; njëra rezulton fiktive, tjetra nuk paraqet ofertë financiare, ndërsa “Gjoka Konstruksion” formalisht me letra në rregull. Komisioni i ofertave po shqyrton dokumentacionin, 60 ditë afat për të dhënë vendimin.

Kompania “Gjoka Konstruksion” drejt finalizimit të kontratës për ndërtimin e Rrugës së Arbërit. Pas hapjes së dokumentacionit të tenderit më 2 tetor në mjediset e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, rezultoi se kompania e vetme që ka plotësuar dokumentacionin dhe ka dhënë një ofertë financiare është “Gjoka Konstruksion”.…

Lexo më shumë

Mirëpresim çdo nismë ligjore që e lehtëson zhvillimin rajonal

Grupit i Miqve të Parlamentit Rulal do të mbështesë këtë nismë me fokus lobimin dhe advokimin për politika efektive të zhvillimit rural, të harmonizuara me legjislacionin e BE-së me qëllim që axhenda rurale dhe prioritetet e saj të reflektohen në politikat lokale, rajonale dhe kombëtare.

Si advokuese dhe lobuese e të drejtave të fermereve për më shumë se 10 vjet, i përulem me respekt punës, përpjekjeve dhe mundit e djersës tuaj.…

Lexo më shumë

Dibrës i mungojnë mjekët, mësuesit, investimet publike…

Si një deputet i ri në Kuvendin e Shqipërisë, e ndjej për nder dhe privilegj të përfaqësoj zgjedhësit e mi, popullin e Qarkut te Dibrës në këtë tempull të demokracisë shqiptare. Gjej rastin t’i falenderoj sot ato nga zemra dhe tu premtoj se do të jem zëri dhe zëdhënësi i tyre në këtë Kuvend, e së bashku me deputetët e tjerë të Partisë Demokratike, do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të zgjidhur problemet e tyre dhe realizuar idetë.…

Lexo më shumë

Ç’kemi asaj Dibre!

Bulevardi i ri. www.facebook.com/peshkopiaime

Sa herë mungoj, shqetësohet mileti. Kot shqetësohet, sepse dikur kemi pas thënë që: “Kur flet populli, politikanët heshtin”. Ndërsa tani është: “Kur flasin politikanët, populli hesht”. Dhe unë, si popull, heshta ca muaj! Heshta dhe pushova.

Meqë jemi te politikanët, zgjedhjet, siç e di, mbaruan. Në Dibër i mbaruam të qeta e të suksesshme. I kemi ndarë deputetet në mënyrën më të mirë të mundshme: tre burra e tre gra.…

Lexo më shumë

Lura, kjo Hirushe e harruar…

Rruga nga Rrësheni nëpërmjet Kurbneshit drejt Lurës kalon në reliev sa piktoresk e mbresëlënës, aq dhe të thyer dhe të vështirë. Udha është e paasfaltuar, por gjithsesi e mirëmbajtur, falë dhe stinës së verës pa shira e rrebeshe. Pas një maloreje të lodhshme para nesh u shfaq një pllajë kullote mbresëlënëse, një kullotë e mrekullueshme futur në rrënjë të maleve si një xhep i stërmadh.…

Lexo më shumë

A do t’ia hiqni Dibrës simbolin komunist Hero i Punës Socialiste?

Të dy si një pendë qeshë vënë në zgjedhë nga dreqi me të birin janë hedhur në sulm për të ç’bërë historinë, atë histori të shkruar me gjak partizanësh dhe djersë popullore si asnjëherë në ekzistencën e shqiptarëve, si gjak e gjini, si komb e qëndrueshmëri.

Tash 26 vjet, si në atë skeçin “Hap sirtarë e mbyll sirtarë” luajtur me përsosmëri artistike nga Aleko i Korçës, nxjerrin e hedhin fletë të zverdhura  mediave të shkruara e fluturake në rishikim të kohës së diktaturës.…

Lexo më shumë

Sokoli, njeriu që gjeti suksesin te gurrat e Kovashicës

Sokol Shtrezi as që e kishte menduar ndonjëherë, se do t’i futej një sipërmarrje të tillë apo do të ndiqte rrugën e biznesit. Bashkë me dy vëllezërit e tjerë, Gëzimin dhe Xhevahirin, ishin rritur me shumë varfëri, në fshatin e Kovashicës, në Shupenzë. Teksa ndiqte shkollën e mesme në komunën e tij, mësonte shumë mirë dhe “raskazet“ e rusishtes, duke marrë vlerësime maksimale nga mësuesi i kësaj lënde, Jashar Demiri.…

Lexo më shumë

Dibra në një muaj

Dita e Kurban Bajramit

Data 1 shtator këtë vit erdhi ndryshe për të gjithë besimtarët myslimanë në të gjithë botën, njëkohësisht edhe në Dibër. Dihet tashmë që pjesa dërmuese e popullatës së rrethit janë të besimit mysliman dhe rrjedhimisht kjo ditë ka qenë ditë festive për të gjithë. Stadiumi i qytetit u zgjua ndryshe të premten e 1 shtatorit, kësaj rradhe jo me lojtarët e Korabit, por me qindra qytetarë dhe besimtarë myslimanë, të cilët vendosën të falnin Bajramin pikërisht aty.…

Lexo më shumë

Variante të këngës historike për luftën në Qafë të Kolesjanit

Beteja e Qafës së Kolesjanit, e cilësuar si “Termopile Shqiptare” u zhvillua në truallin Nangë-Bicaj-Kolesjan. Organizatori është prijësi popullor Islam Spahia. Ndaj dhe personazhi kryesor në këngë është po ky Islam Spahia, person e familje me mjaft ndikim në ato vite të vështira të kombit shqiptar. Gjithesi jemi te kënga.

Brenda Lumës ka disa variante që nga Vermica e deri në Veleshicë, që nga Drini i Zi e deri në malet e Sharrit.…

Lexo më shumë
1 2 3