Disa mbiemra në trevën e Dibrës


Nga Haki Përnezha
Valdrin Vlesha

Etnia dibrane është e vendosur brenda katër pikave gjeografike, të cilat në zhargonin popullor thuhen, “Gur e Mbigur dhe Mall e m’Zall”. Pra etnia dibrane shtrihet në hapsirën mes Gur Lurës dhe Shën Mbigurit, në drejtimin Perëndim – Lindje dhe nga Mall-a (përroi i Mallës në Reç) e deri në Zall (Zalli i Okshtunit). Këto pika natyrore nuk tregojnë ekzaktësisht territorin etnokulturor dibran, por në të folurën e përditshme, merret si e saktë. Gjetjet e ndryshme arkeologjike tregojnë për hershmërinë e kësaj treve. Ndër to, gjetja e një numëri të konsiderueshëm të shkrimeve në gurë, si në Gur Reç, Zall Reç, Zall Dardhë, Mustafe, Rabdisht, Luzni,Shupenzë, etj, tregon për jetë e zhvillim që nga prehistoria e deri në ditët tona e për pasojë objekt i shkrimit do të jenë fiset që banojnë në këtë hapësirë. Duke bërë një kapërcim në kohë, po kujtojmë se nga shumë studiues të cilët janë marrë me sistemin fisnor të Shqipërisë së Veriut kanë treguar arsyet e lëvizjes së shumë grupimeve njerëzore nga perëndimi drejt lindjes dhe anasjelltas. Sipas mendimit tonë, përgjatë periudhës së pushtimit osman, Dibra është dominuar nga lëvizje me drejtim nga perëndimi drejt lindjes. Lëvizje demografike drejt trevës dibrane kanë ndodhë që në periudhën paraosmane por më të mëdha ishin ato të pas shek XVIII. Baroni Nopça, duke ndjekur zhvillimet demografike të fiseve të Veriut, mendon se ato u konsoliduan në vitet 1450-1650. Pikërisht pas kësaj periudhe filloi edhe lëvizja e shumë familjeve dhe grupfamiljesh drejt Dibrës e më gjerë. Në biseda të ndryshme, plot bashkëbisedues të tregojnë për prejardhjen e tyre, por jo gjithmonë kumtet e tyre janë të sakta. Pikërisht për të ndihmuar sadopak në saktësimin e prejardhjes së ndonjë fisi (mbiemri) që banojnë aktualisht në Dibër, po ju paraqesim një pasqyrë me “gjurmët” ku disa fise dibrane mund krahasojnë prejardhjen e tyre. Gjithë materiali i servirur bazohet në “Gjurmime etnologjike në trevat veriore shqiptare” të vitit 1999 të autorit Preng Gjika. Për të qënë më të qartë në lexim, po sqarojmë termat bark, gjini, fis, terma të cilët janë përdorë kryesisht në material: Disa familje me afërsi gjaku quheshin bark. Disa barqe formonin gjininë ndërsa disa gjini formonin fisin. Edhe pse në Dibër kjo mënyrë e organizimit shoqëror ka ndryshime të mëdha, shënimet e mëposhtme mund të sjellin më shumë informacion për shumëkënd. Për çdo fis të përshkruar janë paraqitur disa variante “gjurmë” dhe secili lexues mund të përzgjedh vet variantin më të besueshëm. Lexim të këndshëm.

  1. Çela:-bark në GjininëBuloshaj, fis në Dukagjin; bark në gjininë Rringaj Fisi  Yzeve në Pukë; bark në gjininë Hoxha, fisi Gashi, Malësia e Gjakovës.
  2. Kola:– bark në GjininëKolgjonaj në Dukagjin; -bark në Gjininë Ndërvigj, Fisi Gashi; -bark në gjininë Palojas Fisi Thaçi; -bark në gjininë Kokdodë Fisi Bobi, jeton në Bugjon; -gjini në Fisin Yzeve në Pukë; -bark në gj Palbibaj Fizi Yzeve; -bark në gj Kabali Fisi Pa Emër në Prosekë.
  3. Mema:-Gjini në Dukagjin; -bark në Gjininë Buçgjeç, Fisi Thaçi në Miliska dhe Gojan; -bark në Gjininë Buçgjeç, Fisi Thaç në Fan; -bark në Gjininë Karaç, Fisi Fanëmëdhenjëve në Mirditë; -gjini dhe fis në Shosh, Fisi Shoshi.
  4. Doçi:-bark dhe Gjini në Kir; -bark në Gjininë Bujan, Fisi Krasniq; -bark në Gjininë Kishaj, Fisi Bytyq; -bark dhe fis në Gjininë Doçi, Fisi Berishë; -bark dhe Gjini në Fisin Berishë në Kashnjet; -bark në Gjininë Buzëpalaj, Fisi Berishë në Rrasa e Butë dhe i afërt me Gjonin; -Gjini në Fisin Koman; -bark në gjininë Boçi Fisi Fanëmëdhenjë ardhë nga Klina Kosovës; -bark në gjininë Doda Fisi Mirditës në Simon Mirditë; -gjini e fis në Pështjesh, Fisi Blinisht; -Gjini i Fisit Blinisht në Perlat; -bark i gjinisë Kalthi në Fisin Pa Emër nga Proseka vendos në Mat; -Gjini në Fisin e Lurës i afërt me Vladin e Tollen.
  5. Tanushi:-fis në Spaç nga Fisi i Yzeve bashkë me Doçin, Lalën dhe Brungën. Në Defterin e Sanxhakut të Shkodrës (1485): -Në fshatin Kuqik të Tuzit janë 3 banorë me këtë mbiemër; në Sevaç të Shkodrës një familje dhe në Çirna një banor.
  6. Gjurra:-gjini dhe bark në Pelan; -bark në gjininë Kola, Fisi Yzeve , Pukë. Në Defterin osman të vitit 1485 në Pejë një banor, në Velik një banor, në Valez të Shestanit një banor, në Bgur të Mali të Zi një banor, në Koplik tre familje me këtë mbiemër.
  7. Koka:-Gjini në Fisin Dushman; -bark në gjininë Kokëleka, Fisi Kabash në Pukë; -bark dhe gjini në Fisin Mirditë në Orosh; -bark në gjininë Ndreu, Fisi Blinisht në Perlat; -bark në gjininë Gjetpali, Fisi Pashtriku në Pështjesh; -bark në gjininë Baz, Fisi Zajsi nga Mati. SipasValentinit fq 324, “…vëllazëri në Brozhdë”.
  8. Begu:-bark i Gjinisë Vukjaka, Fisi Dushmanit në Shllak; -Gjini në Fisin Gash.
  9. Lusha:-bark në Gjininë Shipshan, Fisi Gashi; -bark në gjininë Tota Fisi Yzeve në Spaç.
  10. Ndreu:-gjini dhe bark në Fisin Blinisht në Perlat; -kreu i Gjinisë Blaz në Fisin Zojsi në Mat; -gjini në Fisin Yzeve në Velë Pukë, i afërt me Sulën; Ndreu në Lezhë një bark me Colin e Kolën; -Kreu i gjinisë Blazë, Fisi Zajsit në Mat. Sipas Gazullit “fis anas në Fisin Këlmend” (fq 273).
  11. Kolleshi:-bark në gjininë Doçi, Fisi Blinishtve në Perlat.
  12. Sul/-i,-a:-fis në Spaç në Fisin e Yzeve; -bark në gjininë Ndreu Fisi Yzeve Mirditë; bark në gjininë Hoxha, Fisi Gashi në Malsi të Gjakovës. -Sipas Gjuzepe Valentinit: “8 veta me këtë mbiemër njihen si stradiot nga viti 1511-1565…Kemi fis Suli edhe në Mirditë dhe Sulajnë Ploshtan…” Valentini fq 398.
  13. Salla/k/h-u:-bark e gjini në Fisin e Blinishtve, sot në Blinisht dhe Zadrimë. Në Defterin e 1485, në zonën e Mbishkodrës janë regjistruar 2 familje me këtë mbiemër.
  14. Markja-Marku:-bark në gjininë Sallaku, Fisi Blinishtëve, sot në Zadrimë; bark dhe krye gjinie në fisin Bobi.
  15. Tuka:-bark në gjininë Martini, Fisi i Blinishtëve në lezhë.
  16. Spata:– fis i cili përmendet që në 1304 në formën “spatos”; 9 veta “spatta” gjenden si stradiot nga 1512-1546. Ky mbiemër është i njohur edhe tek shqiptaret e Siçilisë. Sipas Defterve osmanë viti 1467, tre familje me këtë mbiemër gjenden në Kalanë e Stelushit.
  17. Kuka:-bark në gjininë Gjoni, Fisi Fanëmëdhenjve në Xhuxhë; -bark në gjininë Taci, Fisi Pa Emër në Shebe.
  18. Vorfi:-bark në gjininë Noka, Fisi fanëmëdhenjve ardhë nga Klina Kosovë; -bark në gjininë Xhaferi, Fisi Mirditëve në Orosh; -fis në Kthellë i ardhë nga Mamurrasi pjesë e Fisit Pa Emër.
  19. Tusha:-bark në gjininë Boci, Fisi Fanmëdhenjve ardhë nga Klina në Mirditë; -bark në gjininë Lala, Fisi Blinishtëve; -fis dhe gjini në Fisin Ndërshen në Kthellë dhe Rrëshen; -gjini në Fisin Ndërshenë në Prosekë.
  20. Lala:bark e gjini Fisi Mirditëve në Orosh; -bark, gjini dhe fis në Blinisht, Fisi Blinishtëve; -gjini në Fisin Zajsit; -fis në Gjoçaj i afërt me fisin Biba.
  21. Koleci: –bark në Fisin e Mirditëve në Orosh; -gjini në Fisin Zajsi në Lëm të Madh, i afërt meKrosin, Stafën;-bark në gjininë Noka, Fisi Zajsit në Kaçinar
  22. Krosi:-bark në gjininë Noka, Fisi Zajsit në Kaçinar, i afërt me Kolecin, Stafën.
  23. Paci:-bark në gjininë Lala, Fisi Mirditëve dalë nga Oroshi në Gëziq; -bark në gjininë Nexhgjinaj, Fisi Pashtrikas në Kuzhnen.
  24. Kovaçi:-bark në gjininë Lala, Fisi Mirditëve në Gëziq i ardhë nga Oroshi; -bark në gjininë Gega, Fisi Yzeve Mirditë. Në Defterin osman të vitit 1485 me këtë mbiemër janë regjistruar në fshatin Bjelopojë 2 familje; një familje në Bushtinë të Plavës; një familje në Vllak në Shestan të Shkodrës.
  25. Dida:-bark në gjininë Lala, Fisi Mirditëve, dalë nga Oroshi në Pllanë.
  26. Voka:-bark në gjininë Xhaferi, Fisi Mirditëve, vendos në tresh.
  27. Qoku:-bark e gjini, Fis Mirditëve në Korthpulë Pukë.
  28. Duka:-gjini e fis në Perlat, Fisi Blinishtëve.
  29. Cara:-bark në gjininë Tota, Fisi Yzeve në Spaç; -bark në gjininë Qefallarë, Fisi Mirditëve në Gëziq; -bark në gjininë Duka, Fisi Blinisht në Perlat; -gjini në Fisin Zajsi mes Lurës, Macukullit e Mirditës dhe fis në Zajs.
  30. Shquti:– bark në gjininë Gegkola, Fisi yzeve Mirditë; bark në gjininë Vladi Fisi i Lurës, ndahet në Krosshqute e Canshqute.
  31. Marknikolli=Manërkolli:-bark në gjininë Ndreu, Fisi Yzeve në Mirditë.
  32. Feta:– bark në gjininë Ndreu, Fisi Yzeve në Mirditë.
  33. Maca:-bark dhe gjini në Fisin Yzeve Mirditë; -bark në gjininë Duka në Perlat, Fisi Blinishtëve
  34. Kukli=Kukeli:-fisi Kukeli nga Frangthi Fisi i Fanemedhnjëve, sot të zhdukur, kanë lënë gjurmë toponimike në Gojan dhe Kuzhnen.
  35. Topuzi:-bark në gjininë Përgjonaj, Fisi Berishë në Fregen.
  36. Margjoni:-bark në gjininë Teta, Fisi Berishë në Fan.
  37. Rasku:-bark dhe gjini në Fisin Koman.
  38. Mjeku:-bark në gjininë Karmi, Fisi Koman.
  39. Beça:-bark në gjininë Zeza, Fisi Yzeve në Pukë.
  40. Meha:-gjini në Fisin e Yzeve.
  41. Uka:-bark dhe gjini në Fisin e Yzeve në Qelëz Pukë; -bark në gjininë Marlalaj, Fisi Zojsi, i afërt me Kaçorrin.
  42. Dervishi:-bark në gjininë Uka, Fisi Yzeve në Pukë; -bark në gjininë Gjokola, Fisi Zajsit në German. Sipas Petër Bald: “…duhet të ketë qënë fis ose bajrak në grupin e Dibrës”; sipas Coronell “…vëllazëri anas në Qelëz në Rekë” (Valentini fq 83)
  43. Biba:-fis dhe gjini në Spaç, Fisi Yzeve; -bark në gjininë Doda, Fisi Mirditëve në Orosh.
  44. Xhetani:-gjini në Fisin e Yzeve në Mirditë.
  45. Sula:-bark në gjininë Marku, Fisi Yzeve Pukë
  46. Bushi:-bark në gjininë Marku, Fisi Yzeve Spaç; -bark në gjininë Tusha, Fisi Ndërshenëve në Rrëshen
  47. Tota:-fis dhe gjini në Spaç, Fisi Yzeve i afërt me Carën, Lalën, Preçin etj.
  48. Iskurti:-bark në gjininë Gjonlala, Fisi i Zojsit German.
  49. Leshi;-gjini në Fisin Zajasi, i afërt me Kllezin (toponim në Sinë).“…vëllazëri e fisit Leshi të Hajmelit e Zadrimës etj pas 1650 janë shpërndarë gjithandej…” Valentin fq 314.
  50. Bruçi:-bark në gjininë Blazë, Fisi Zojsi në Mat.
  51. Kuca:-bark në gjininë Noka, Fisi Zajsit në Kaçinar.
  52. Zo/g/k-u:-bark, gjini dhe fis në Fisin Blinishtëve në Kurbnesh; -Gjini në Fisin Bytyq.
  53. Dushku-Dushkja:-bark në gjininë Zogu, Fisi Blinishtëve në Kurbnesh.
  54. Visha:-bark në gjininë Gjini, Fisi Blinisht Kurbnesh.
  55. Pula:-gjini në Fisin Blinisht në Kurbnesh. Sipas Petër Balt“fis ose bajrak në Dibër” fq 393.
  56. Përndreca= Përnezha:-bark në gjininë Gjokgjinaj, Fis Blinisht në Manati; -bark në gjininë Paçukaj në Rrëshen, Fisi Ndërshenve.
  57. Lleshi:-bark në gjininë Paçuku, Fisi Ndërshenve në Rrëshen; -gjini në Fisin Ndërshenë në Prosek; -bark në gjininë Gjetpalaj Fisi Pashtrikas në Pështjesh; -fis dhe gjini në Velë, Fisi Yzeve; -bark në gjininë Mici, Fisi fanemedhenjve në Xhuxhë.
  58. Ruçi:-bark në gjininë Jushi, Fisi i Ndërshenve në Rrëshen i afërt me Preçin, Nokën, Kaçorrin etj.
  59. Bardhi:-bark në gjininë Persimanaj Fisi Ndërshenve në Kthellë. Sipas Gazullit:“fis i madh i shpërndarë”.
  60. Skana:”konsiderohet fis anas në Mashtërkor” Valentini fq 393;Ndodhet në Orosh, Bukëmirë dhe Lurë (edhe në Kishavec Dibër).
  61. Ndregjoni:-bark në gjininë Bokaj, Fisi Pashtrikas në Kuzhnen
  62. Xhika:-bark dhe gjini në Fisin Pashtrikas në Mirditë.
  63. Basha:-bark në gjininë Tusha në Fisin Pashtrikas në Kuzhnen.
  64. Gjeçi:– gjini në Fisin Pashtrikas në Kuzhnen (e gjejmë edhe në shumë fise të tjerë)
  65. Dema:-bark në gjininë Nezhgjinaj, Fisi Pashtrikas në Kuzhnen.

66.Çoku/a: -fis kryesor në Mirditë në hasmëri me Gjonmarkun; -bark në Gjininë Shoshana, Fisi Krasniq;- bark dhe gjini në Fisin Mirditve në Orosh dhe Korthpulë.

  1. Gjoci:-fis kryesor në Mirditë në hasmëri me Gjonmarkun; -bark në gjininë Kolgeci, Fisi Krasniqe; -bark në gjininë Lala, Fisi Mirditë në Orosh; -bark në gjininë Ndrevasha, Fisi i Shalës.
  2. Deda:-Një ndër fiset e Mirditës që kish hasmërri me Gjonmarkun; -gjini e fis në Shkrel; -bark në Gjininë Prenoj në Gjan Shkodër; -bark në gjininë Koman, Fisi Koman; -gjini në Fisin e Yzeve; -bark në gjininë Palbibaj, Fisi Yzeve, Spaç; -bark dhe gjini në Fisin Fanëmëdhenjve në Xhuxhë, ardhë nga Peja; -Gjini në Fisin Ndërshenve në Prosek.
  3. Seli:-gjini në Fisin Kelmend.
  4. Boba:-fis dhe gjini në Shalë; -vëllazëri në Fisin Dushman; -gjini në Fisin Shosh. Sipas Valentinit: “vëllazëri e zanafillës në Gurrë dhe Nikaj të Shalës…Pas shek XVII u shpërndanë…” fq 272.
  5. Bali-Balja:-gjini në Fisin Këlmend; -fis në Vuthaj. Në Deftrerin osman të vitit 1485 në fshatin Ivrash të Malësisë së Madhe është regjistruar një familje.
  6. Mertini-Martini:-gjini në Fisin Këlmend; -bark në Gjininë Gegdoçaj, Fisi Thaçi; -fis dhe gjini në Xhuxhë, Fisi Fanëmëdhenjve, ardhë nga Peja; -bark në gjininë Sallaku në Fisin Blinisht në Zadrimë; -gjini në Fisin e Ndërshenve në Prosek.
  7. Grosha:-bark në gjininë Vuçinaj, Fisi Këlmend.
  8. Rexha:-gjini në Fisin Këlmend.
  9. Noka:-gjini në Fisin Zajs, në Kaçinar; -bark në gjininë Lelçaj, Fisi Këlmend i afërt me Lucën; -bark në Gjininë e Bolit, Fisi Këlmend; Gjini dhe fis në Temal, kreu i fisit Dushman; -bark në gjininë Buçgjeçaj, Fisi Thaç në Fan; -bark dhe gjini në Fisin Yzeve; -bark dhe gjini në Fisin e Fanëmëdhenjve, ardhë nga Klina (Kosovë); -bark në gjininë Jushi, Fisi Ndërshenve në Rrëshen; -bark në gjininë Kolpalaj, Fisi Pashtrikas, Mirditë; -bark në gjininë Gjetpalaj, Fisi Pashtrikas në Mirditë.
  10. Luca:-bark në gjininë Lelçaj, Fisi Këlmend i afërt me Nokën.
  11. Daci:-bark në gjininë Dedpepaj (Vulit), Fisi Këlmend; -bajraktar në Fisin Këlmend, Malsi e Madhe.
  12. Muça:-bark në gjininë Gjonpepaj, Fisi Këlmend; -Gjini e fis i Fisit Bytyq, shperndarë në Has, Shënmëri, Kukës
  13. Gjoka:-bark në gjininë Pepaj, Fisi Këlmend; -bajraktar në gjininë Gjoka Fisi Këlmend; -Gjini në Fisin Gash; -bark e gjini në Fisin Yzeve Pukë; bark në gjininë Cakoni, Fisi Fanëmëdhenjve në Dibërr (Mat); bark në gjininë Gjini, Fisi Fanëmëdhenjve në Xhuxhë ardhë nga Peja; -bark në gjininë Xhaferi, Fisi i mirditës në Orosh; – bark në gjininë Gjetpalaj, Fisi Pashtrikas në Mirditë; -bark në gjininë Lugja te Fisi Pa Emër në Kthellë.
  14. Teta:-bark në Gjininë Pecaj, Fisi Bytyq; -bark dhe Gjini në Fisin Berishë; -bark në gjininë Biblekaj, Fisi Berishë; -bark në gjininë Levrushk, Fisi Koman; -bark në gjininë Uka, Fisi Yzeve Pukë.
  15. Mata:-bark në Gjininë Zherg, Fisi Bytyq.
  16. Nela:-bark në Gjininë Zherg, Fisi Bytyq.
  17. Muja:– bark në Gjininë Vlahnaj, Fisi Bytyq.
  18. Kaloshi:bark në Gjininë Vilicaj, Fisi Bytyq.
  19. Shahini:-bark në gjininë Përgjeçaj, Fisi Thaçi.
  20. Gjoni:-bark në Gjininë Geggjeçaj, Fisi Thaç; fis dhe gjini në Xhuxhë, Fisi fanëmëdhenjve, ardhë nga Peja; -bark në gjininë Sallaku në Fisin Blinisht në Zadrimë; -gjini në Fisin e Ndërshenve në Prosek.
  21. Xheka:-bark Gjininë Mertajni, Fisi Thaç; -bark në gjininë Midhi (Pukë) Fisi Koman; -bark në gjininë Mertajni, Fisi Blinisht në Mirditë.
  22. Doda:-bark në gjininë Ndërvigj në Vig, Fisi Gashi; -bark në gjininë Pepa, Fisi Thaç në Lezhë; -bark në Gjininë Gegaj, Fisi Thaç në Fan; -bark në gjininë Deskaj, Fisi Berishë; -bark i gjininsë Mërtur, Fisi Berishë në Korthpulë.; -bark në gjininë Ndocajnë Fisin Yzeve, Pukë; -bark në gjininë Drobaj, Fisi Yzve në Kryezi; -bark e gjini në Fisin e Mirditëve në Orosh; -bark në gjininë Gjoprenaj, Fisi Mirditve në Orosh; -bark e gjini në Fisin e Mirditëve në Simon; -bark në gjininë Gjetpalaj Fisi Pashtrikas në Pështjesh. Sipas Coronell “…vëllazëri anas nëRrjoll…” Valentini fq 285.
  23. Kuçi:-bark në gjininë Qefalia, Fisi Gashi. Në Defterin osman të vitit 1485 janë regjistruar me këtë mbiemër: dy familje në fshatin Ivrash, Malsi e Madhe; një në fshatin Muriqan dhe një në fshatin Istulush të Tuzit. – «Shfaqet si mbiemër pranë Tuzit më 1335; më 1416-1417 në Shkodër…Pas dhunës në vitet 1878 u shpërndanë në shumë zona të Shqipërisë së Veriut». Valentini fq 331.
  24. Çela:-bark në gjininë Buloshi, Fisi Shalës.?????
  25. Tola:-bark në gjininë Gjonbardhaj, Fisi Gashi. Në Defterin osman të vitit 1485, me këtë mbiemër është regjistruar një familje në Bozhan të Pejës.
  26. Ko(a)cani:-gjini në Fisin e Krasniqes, sot fis në Kukës i afërt me Sulin dhe Brahen.
  27. Reçi:-Përmendet shumë në Kadastrën (1416-1417) ndërsa në vitet 1541-1552 përmenden pesë stradiot me këtë mbiemër. Është mjaft i përhapur si toponim. Sipas Gopç, më 1640 përmendet si grup njerzor dhe më 1881 grup me 10 shtëpi. Sot fis në Rrëshen dhe në Dibër.
  28. Voka:-bark në Gjininë Degaj, Fisi Krasniqes
  29. Piperi ~ Piperku:– “Njëmbiemër i tillë shfaqet për herë të parë” në Kadastrën 1416-1417; dy persona tjerë me këtë mbiemër “bëjnë famë si kaçakë në teritorin turk”…Si komunitet shfaqet më 1455 në fshatrat e Zetës…Piperët konsideroheshin të lirë nga turqit…” Valentini fq 378.
  30. Loca:-bark në gjininë Hunozaj, Fisi Gashit; -Gjini në Buçgjeçaj, Fisi Thaçit; -bark dhe gjini në Fisin Zajsit në Mirditë, Pukë.
  31. Huta:-bark në gjininë Hunozaj, Fisi Gashit.
  32. Lasku:-bark në gjininë Gjoni, Fisi Gashi; -bark në gjininë Dushaj, Fisi Koman; bark në gjininë Xhetani, Fisi Yzeve; gjini dhe kryefis në Spaç, Fisi Yzeve; -bark në gjininë Jakaj, Fisi Yzeve në Gojan; -bark në gjininë Tusha, Fisi Ndërshenve në Rrëshen; -bark në gjininë Kolgjonaj në Simon, Fisi Zajsit.
  33. Pepa:-bark në gjininë Ndërvigj, Fisi Gashi; -gjini në Fisin Gashi; -bark në gjininë Mërtajni, Fisi Thaçi; -bark në gjininë Marlleshi Fisi Zojsit në Bushkash; -bark në gjininë Buloshi, Fisi Shoshit; -bark në gjininë Bujan, Fisi Këlmend, Malsi e Madhe
  34. Krosi:-bark në gjininë Kodraxhinjtë, Fisi Gashi; -bark dhe gjini në Fisin e Dibrrakës, i afërt me Marken.
  35. Loshi:-Kryefis dhe bark në gjininë Vulit, Fisi Këlmendi. Ndërsa Valentini duke cituar Gjeçovin shënon: “Losha duhet të ketë qënë pjesë e fisit Mazreku.” fq 342
  36. Miha:-bark në gjininë Gega (Bolit), Fisi Këlmend; -bark në gjininë Mitaj në Shkodër.
  37. Bali~Balja:-fis në Vuthaj.
  38. Prençi:-bark në gjininë Gjokolaj, Fisi Këlmend; -gjini, bark dhe fis në Dukagjin; -fis dhe bark në gjininë Prenaj në Gjon Shkodër; -bark në gjininë Gjonaj, Fisi Gashit; -bark në gjininë Dedaj, ardhë nga Peja. Fisi Fanëmëdhenj; bark në gjininë Sallaku, Fisi Blinisht në Zadrimë; -bark në gjininë Jushi, Fisi Ndërshenve në Rrëshen; -gjini e fis në Simon, Fisi i Zajsit. Në Defterin osman të vitit 1485 në fshatin Goran pjesë e ziametit Altun Ili-së është regjistruar një familje.
  39. Istrefi:-bark në gjininë Gjokola, fshati Qerem Tropojë, Fisi Këlmend.
  40. Tanuzi:-gjini dhe fis në Vukël.
  41. Laci:-bark në gjininë Hoti, Fisi Këlmend; -bark në fisin Alia gjinia Aldedli, Fisi Kastrat; -bark në gjininë Qaforleka në Pukë, Fisi Kabash.
  42. Alia:– fis në Gjininë Aldedli në Kastrat dhe që ndahet në barqe: Hysa, Laci, Buci; -bark e krye fisi në Dukagjin; -bark e gjini në Kir; -gjini në Fisin Gashi; -bark në gjininë Dragobi, Fisi krasniqi; -bark në gjini Buçgjeçaj, Fisi Thaçi; bark në gjininë Dushi, Fisi Koman; -bark në gjininë Gjoka, Fisi Yzeve. Valentini në fq 262 duke cituar Gjeçovin, shkruan “…fis i dëgjuar nëKastrat”.
  43. Buci:-bark në fisin Alia, gjinia Aldedli në Fisin Kastrat; -bark në gjininë Shipshan, Fisi Gashi.
  44. Gjini:-gjini në Dukagjin, fis në Shalë e në Shosh; -fis në Spaç gjinia Gjogjin, Fisi Yzeve; gjini në Fisin e Blinishtëve në Kurbin; -krye fisi dhe bajraktar në gjininë Gjeshgoraj në Kir, Fisi Këlmend.
  45. Gjegja:-bark dhe fis i gjnisë Buçgjeç, Fisi Thaçi në Fan; -bark në gjininë Vathi, Fisi Yzeve në Spaç.
  46. Kaza:-fis dhe gjini në Fisin Thaç në Fan i afërt me gjininë Gjokaza dhe Laskaza; -bark në gjininë Koka, Fisi Mirditë në Orosh.
  47. Gjeta:-bark në gjininë Kaza Fisi Thaç.
  48. Çera:-bark në gjininë Geaj, Fisi Thaç në Fan; Gjini në Fisin fanëmëdhenjve në Gojan. Valentin në fq 281, duke cituar Gazullin shënon: “fis anas në Kalivaç, Mirditë”
  49. Dauti:-bark dhe fis në fshatin Has, Fisi Thaç.

115.Leka: -bark në gjininë Mertajni, Fisi Thaç; -bark në gjininë deda, Fisi Fanëmëdhenjve ardhë nga Peja; -bark në gjininë Boçi, Fisi Fanëmëdhenjve ardhë nga Klina (Kosovë) në Mirditë.; -bark në gjininë Kametaj, Fisi Pa Emër në Kamec; -bark në gjininë Gjokola, Fisi Zajsit ne Gjoçaj.

  1. Mjeshtri:-bark në gjininë Palojas, Fisi Thaç; -gjini në Fisin Blinisht.
  2. Tafa:– bark në gjininë Bacaj Fisi Thaçi; -bark në gjininë Gjurra, Fisi Shoshit në Pelan (Plan).
  3. Çuni:-bark në gjininë Bacaj, Fisi Thaçi; -bark në gjininë Doçi, Fisi Berishë në Kashnjet; -bark në gjininë Marprendaj, Fisi Mirditorve në Orosh.
  4. Bitri:-bark në gjininë Pepa, Fisi Thaçi në Lezhë. Në Kadastrën e 1416-1417 gjenden shumë persona me mbiemrin Bitër, por kemi edhe plot emra Bitër. Si patronim ndodhet i shtrirë në shumë zona të Shqipërisë.
  5. Nezha:-bark në gjininë Taci në Fisin Pa Emër në Shebe.
  6. Kurti:-bark në gjininë Kalthi, Fisi Pa Emër, nga Proseku vendos në Mat.
  7. Loka:-bark në gjininë Lugja Fisi Pa Emër në Kthellë.
  8. Meta:-bark në gjininë Kametaj në Fisin Pa Emër, Kamec.
  9. Gjoçi:– gjini e Fisit Zajas në Gjoçaj; -bark në gjininë Vladi, Fisi i Lurës.
  10. Skura:-bark në gjininë Hasanpepaj, Fisi Zajazit në Lëm të Madh, i afërt me Përgjegjin. Valentini, në fq 395, shënon: “si mbiemër shfaqet që më 1273 në Durrës, më 1602 njihen me këtë mbiemër tre nga pleqtë kryesor të Kurbinit.
  11. Përgjegji:-bark në gjininë Hasanpepaj, Fisi Zajazit në Lëm të Madh.
  12. Spahiu:-Valentini në fq 397 shënon: “ vllazni anas në Qelëz”.
  13. Shira:-bark në gjininë Dajçi, Fisi Zajsit në Karicë.
  14. Mani:-bark në gjininë Dajçi, Fisi Zajsit në Karicë.
  15. Nuzi:-bark në gjininë Dajçi, Fisi Zajsi në Karicë.
  16. Disha:-bark në gjininë Cara, Fisi Zajas në German.
  17. Halili:-bark në gjininë Cara Fisi Zajsit në German; -bark në gjininë Tota, Fisi Yzeve; -bark në gjininë Cakoni, Fisi fanëmëdhenjve në Bushkash.
  18. Nela:-bark në gjininë Cara, Fisi Zajsit në German; -bark në gjininë Blazë, Fisi Zajsit në Mat
  19. Arapi:-fis i afërt me Velia në Fisin Zajas.
  20. Beqa:-fis i ardhur nga Malsia e Mbishkodrës, në Fisin Zajas.
  21. Skeja:-fis në gjininë Bardhi Fisi Zajs i afërt me Leshin; -bark në gjininë Gjonlala, Fisi Zajas në Germa.
  22. Koçi:– Sipas Valentinit fq 324: “…fis i përmendur nga Bol që më 1614…në Mal të Zi».
  23. Bojku:-Në Dëfterin osman të 1485, ky mbiemër shfaqet në fshatin Petroshan të Tuzit, dy familje.
  24. Kurtçuni:-vëllazëri në Shllak.
  25. Lata:-vëllazëri, mbiemër stradiot më 1523-1546.
  26. Lica:-vëllazëri në Domgjon. Valentini fq 339.
  27. Losha:-vëllazëri. Sipas Muralt “Losha duhet të ketë qënë pjesë e fisit Mazreku” Valentini fq 342.
  28. Mallkas:-dikur fis, mbiemër stradiot. Fshat i shuar në Dibër.
  29. Marçen:-vëllazëri e njohur që në 1288 (Valentini 351). Në Defterin osman 1485 në fshatin Marshenj të Shkodrës janë regjistruar tre familje me këtë mbiemër. Sipas Valentinit,“…vëllazëri e njohur që në 1288…”,(fq 351); sot toponim në disa zona dhe grup fisesh në Çidhën.
  30. Delishi:-sipas Valentinit, “…fis anas në Koplik, tani i shuar.” fq 283.
  31. Matrisi:-bark në Rubik, Fisi i Dibrrakëve. Në Defterin osman të vitit 1485, në fshatin Prekal të Shkodrës është regjistruar një familje me këtë mbiemër.
  32. Dush-aj:-Sipas Valentinit,“…bajrak i Pukës”. fq 288.
  33. Dani:-bark në gjininë Nika, Fisi Yzeve. Në Defterin osman të vitit 1485, në Gril të Shkodrës është regjistruar një familje me këtë mbiemër.
  34. Cani:-fis dhe gjini në Fisin e Fanëmëdhenjve në Kukës.
  35. Krrash-i:-Sipas Valentinit,“…vëllazëri Krashi-Grashi…Kirasi…persona të ndryshëm me këtë mbiemër ndodhen në Kadastrën Shkodrës 1416-1417.” fq 295. Në Defterin osman të vitit 1485, fshatin Grizhë të Shkodrës janë regjistruar katër familje me këtë mbiemër.
  36. Korumi:-bark në gjininë Deda, Fisi Kabashit, ardhë nga Malsia e Madhe, sot në Qelëz.
  37. Coli-Colja:-bark në gjininë Ndreu Fisi i Yzeve.
  38. Xhani:-Sipas Valentinit ky mbiemër vjen nga“misionarët e italianizuar. Përmendet që më 1883 në Dukagjin, i njohur në punimin e drurit.” fq 300
  39. Osmani:-bark dhee fis në Fisin e Fanëmëdhenjve në Kukës.
  40. Keça:-bark në gjininë Ndreu Fisi fanëmëdhenjve në Zhyn Mirditë.
  41. Smaçi:-fshat në zonën e Hasit. Sipas Valentinit,“…vëllazëri. përmnedet në Kadastër 1416-1417…më 1541 disa veta më këtë mbiemër mes stradiotëve…këmi fshat në Gjakovë dhe Mal Bardhë Kurbin…” fq 396. Në Defterin osman të vitit 1485, në Shkodër është regjistruar një familje me këtë mbiemër.
  42. Voci:-bark në gjininë Sinani, Fisi fanëmëdhenjve në Gëziq; -bark në gjininë Martini, Fisi Mirditve; -bark në gjininë Losha, Fisi Kastrati në Malsi Madhe; -bark në gjininë Morenaj, Fisi Yzeve.
  43. Xheleshi:-bark në gjininë Uka Fisi Yzeve.
  44. M’ziu:– sipas një informacioni të Valentinit,“…ishin zotërinj të Iballës e Kryeziut…u shpërndnë në shekullin XVII.” fq 314.
  45. Nikolli:-fis në Prosek dhe bark e gjini në Fisin Pa Emër.
  46. Imeri:-fis në Macukull në gjininë Bukaçi, Fisi Pa Emër.
  47. Z(h)uka:-bark në gjininë Lala, Fisi i Mirditëve në Blinisht.
  48. Puci:-bark në gjininë Bujani, Fisi Kelmend.
  49. Grosha:-bark në gjininë Vuçinaj, Fisi Kelmend në Malsinë e Madhe.
  50. Xhediku:-Në Defterin osman të vitit 1485, me këtë mbiemër është regjistruar një familje në Pejë.
  51. Mallkas:Sipas Valentinit,“…dikur fis, mbiemër stradiot…” fq 345
  52. Nezha:-bark në gjininë Taci, Fisi Pa Emër, në Shebe.
  53. Kurti:-bark në gjininë Kalthe, Fisi Pa Emër, në Mat.
  54. Loka:-bark në gjininë Lugja, Fisi Pa Emër në Kthellë.
  55. Meta:-bark në gjininë Kametaj, Fisi Pa Emër, në Kamec.
  56. Gjoçi:-gjini në Fisin Zajas në Gjoçaj.
  57. Skura:-bark në gjininë Hasanpepaj, Fisi Zajazit, Lëm i Madh, i afërt me Përgjegjin.“…si mbiemër shfaqet që më 1273 në Durrës; më 1602 njihen 3 nga pleqtë kryesor të Skurajt Kurbin.” (fq 397)
  58. Përgjegji:-bark në gjininë Hasanpepaj, Fisi Zajazit në Lëm i Madh.

173: Spahiu: “…vllazni anas në Qelëz…” (fq 397)

  1. Korra:-Mal që ndan Nikaj me Mertur. Në Defterin osman të vitit 1485, me këtë mbiemër është regjistruar një familje në fshatin Ribar të Plavës
  2. Elezi:-bark në gjininë Markgegaj, Fisi Krasniqe.
  3. Vargu:-bark në gjininë Lekbibaj, Fisi Nikaj.
  4. Murati:-bark në gjininë Markgegaj, Fisi Krasniqe.
  5. Pali:-bark në gjininë Shoshan, Fisi Krasniqe.
  6. Mustafa:-bark në gjininë Zherg, Fisi Bytiq në Has.
  7. Kryemadh:-fshat në Bytyq.
  8. Çaushi:-gjini në Fisin Bytiq në Has.
  9. Leka:-bark në gjininë Martini, Fisi Thaç; -bark në gjininë Loca, Fisi Thaç.
  10. Duraku:-gjini në Fisin Koman.
  11. Suti:-bark në gjininë Dushi, Fisi Koman; -fis në gjininë Gjeçi, Fisi Yzeve; -bark , në gjininë Lala, Fisi Fanëmëdhenjve në Blinisht.
  12. Lazri:-bark në gjininë Dushi, Fisi Koman në Korthpulë i afërt me Laskun.
  13. Seferi:-bark në gjininë Mardedi, Fisi Yzeve; -bark në gjininë Uka, Fisi Yzeve.
  14. Hysa:-bark në gjininë Vrataj, Fisi Këlmend, Malsi e Madhe.
  15. Kala:-fis në gjininë Ceku, Fisi Këlmend, në Vukël i afërt me Alinë; -bark në gjininë Paldedli, Fisi Kastrat në Shkodër.
  16. Cami:-bark në gjininë Pecaj, Fisi Shalës në Dukagjin; -bark në gjininë Lacgega, Fisi Hoti në Rapsh të Hotit.
  17. Molla:-bark i mbështetur tek Deda, Fisi Shkrelit, Malsi e Madhe.
  18. Palushi:-bark në gjininë e Buloshit, Fisi Shoshit.
  19. Rexha:-bark në gjininë Vuçinaj, Fisi Këlmend, Malsi e Madhe.
  20. Çeka:-gjini e vjetër në Kir, fis i Dukagjinit.
  21. Aga:-gjini në Fisin Gashi , në Malsi të Gjakovës.
  22. Hoxha:-gjini në Fisin Gash, Malsi e Gjakovës.
  23. Kaja:-bark në gjininë Papnikaj, Fisi Gashi, Malsi e Gjakovës.
  24. Hasa:-bark në gjininë Papnikaj, Fisi Gashi, Malsi e Gjakovës.

Nga Defteri Osman i Sanxhakut të Shkodrës, viti 1485, kemi veçuar këto patronime:

  1. Novaku:– më këtë mbiemër janë regjsitruar tetë familje në fshatrat: Koplik Shkodrë; Buçoriq, Pobaçanxh dhe Ribar të Pejës; në Trapç dhe Kukaran të Plavës.
  2. Domozeti:– me këtë mbiemër janë regjistruar pesë familje në Ribar të Plavës dhe Kaçicë të Vuçiternës.
  3. Stojku:– me këtë mbiemër janë regjistruar tre familje në fshatrat Marin, Shkodër; në Gorazhde Peje dhe në Bana të Suhogerllës.
  4. Kolari:– me këtë mbiemër janë regjistruar dy familje në Deçan; dhe një në Baninë të Pejës.
  5. Kos(h)iqi:-me këtë mbiemër është regjsitrua një familje në Kaludri të Pejës.
  6. Pu(o)liçi:– një familje në Shalë të Shestanit Shkodër.
  7. Ko(a)roshi:– një familje në Vidhker të Shestanit, Shkodër.
  8. Sava:– me këtë mbiemër është regjistruar një familje në Bjelopolje të Pejës ndërsa gjendet edhe si pjesë në trupin e emrave të disa emrave si psh: Vidosava; Belasave; Vukosava etj, etj.

 Bibliografi:

  1. Selami Pulaha: “Defteri i regjistrimit te sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485” Tiranë 1974
  2. Rober Elize: “Fiset shqiptare”, Prishtinë 2017
  3. Zef Valentini: “E drejta e komuniteteve në traditën juridike shqiptare” , Tiranë 2007
  4. Ernesto Cozzi: “Studime etnologjike të Shqipërisë s’Epërme”, Lezhë 2017
  5. Bernardin Palaj: “Bota e Maleve shqiptare”, Shkodër 2018
  6. Nuri Koleci: “Mbiemrat, fiset në Dibër dhe Rrethinë” , Dibër 2018

 Peshkopi, gusht 2021