“Margaritari i kurorës”, dritë e shpirtit dhe e provave të besimit 


Nga mevluD Buci 

Cdo libër i ri, ngjan me blerimin, me beharin, me mineralin e çmuar të thellësive. tek libri, çdo lexues, zbulon vlera, dritë shpirti e zemre, gdhend në mendje bukuri jete, universi e besimi. Kështu të ndodh dhe me librin e pestë monografiko – publiçistik, “ Margaritari i kurorës “, të të palodhurit e fisnikut të besimit, Osman Xhili të Dibrës. është sa i thjeshtë e domethënës, aq tërheqës e mbresëlënës, i shkruar me realizëm, dashuri e sinqeritet. Ky libër, qysh në titull, shpërfaq kuptim të thellë metaforik, ku nëpërmjet gjurmëve e veprave të individit, del në pah jeta, tradita, besimi, shpirtmadhësia e mirësia njerëzore. jeta është e shkurtër, e shenjtë, e çmuar, e ndritshme. Këtë kuptim na jep në plotësi, libri “ Margaritari i kurorës “, i të nderuarit Xhili.
dy fjalë në togfjalëshin e titulluar me mjeshtëri, shpërfaqin vlera, mirësi, dritë, besim, dashamirësi, e mbi të gjitha, rrezatim hyjnor. Margaritari, është njeriu i thjeshtësisë, i urtësisë, i besimit,pa bujë e famë, por që mbart dritë hyjnore, ndërsa kurora është simboli i madhështisë, i provave të jetës e të mirësisë, të veprave të bamirësisë e humanizmit, në emër të allahut, të jetës e të drejtësisë.
libri “Margaritari i kurorës “, pa mëdyshje, është një vlerë e shtuar në letërsinë bashkëkohore, një testament, ku u bën thirrje brezave të besojnë, të duan, të vlerësojnë dritën e besimit, dritën e të vërtetës, dritën e urtësisë, për të merituar qënjen njeri. Në parathënje, mes të tjerash, me të drejtë, autori i shquar, osman Xhili thekson : Gjykojmë, që libri është përtej një monografie të thjeshtë, pasi aty ka kapituj për ardhjen e kosovarëve, pajtimin e gjaqeve, për ndërtimin e xhamive, të huajt për islamin, e plot episode të tilla, që janë të gjitha të protokolluara e të dokumentuara,( faqe 6 ). Ky libër, me të drejtë mund të quhet një arkiv, një thesar, një minimuzë për fenë dhe besimin, libër që dëshmon për shpirtbardhësinë, për vlerat dhe virtytet njerëzore, rritjen e njeriut të mirë e të përkushtuar, për dritën e besimit, vëllazërimin e gjurmët e jetës. janë shkruar plot ndjenjë e korrektësi, materialet si “ ardhja nga dibra e Madhe “, “ historia e abas Zanit “, “ vitet e para”,” Medreseja “, “Një jetë e re”, “ shumbat “, e plot të tjera.
Në udhët e besimit e të diturisë, në mjedise urtësie e përkushtimi, me vështrimin tek e ardhmja, me allahun në zemër, me shpirtin e dëlirë të bamirësisë, duke demostruar në jetë ajetet Kuranore. Kështu eci në jetë, heroi i këtij libri të çmuar e me plot vlera në llojin e vet. Koha dhe jeta, shoqëria dhe brezat, kanë nevojë për libra të tillë. Margaritari i kurorës është besimtari që rrezaton, dritësimi i vlerave, dritësimi i shpirtit njerëzor, dritësimi i jetës në bahçen e blertë të vëllazërimit, të humanizmit, të dashurisë dhe respektit.
autori i librit, osman Xhili, ka bërë një punë serioze, rrezatuese dhe korrekte, duke na dhënë detaje jetësore, të cilat na shpërfaqin madhështinë e thjeshtësisë, bukurinë dhe shenjtërinë e njeriut të besimit. haxhi, ahmet çaushi, është një rrugëtim hyjnor drejt bardhësisë së kësaj jete dhe jetës tjetër, modeli i urtësisë dhe mirësisë. Pra, ai që jep prova besimi, korr fryte nderimi. Shoqëria, fisi, koha, miqësia, njerëzit e thjeshtë, që bartin madhështinë e mirësisë e të besimit, kanë nevojë të besojnë dhe të imitojnë, personazhe jetësorë e plot virtyte, si haxhi ahmet eqerem çaushi i dibrës.
Nga e vogla, lind e madhja. Nga e thjeshta, lind e madhërishmja, e bukura, hyjnorja. Në libër pasqyrohet qartazi familja, fëmijëria, shkollimi, puna në frontin e mësuesisë, shëmbëllimi fetar e hyjnor i haxhi ahmetit. shkrimtari dhe publiçisti, Xhili, është një vëzhgues i hollë, realist, human, e mbi të gjitha, një kronikan pendëdritë. episodet, dialogjet, faktet, përshkrimet mjeshtërore e domethënëse, i mësojnë lexuesit se si duhet të jetë njeriu. i mësojnë se si rrezaton besimi, mirësia, e drejta, e vërteta, përkushtimi Kuranor, e mbi të gjitha, besimi ndaj allahut të Madhnueshëm. Pas pasqyrimit të familjes, të babait, eqerem çaushi, me shërbim tregtar në Muhur e Blliçe, autori Xhili, na përshkruan thjeshtë e bukur, punën e haxhi ahmet çaushit, si mësues i parë në shumbat. udhëtime djerse, mirësie, diturie, përkushtimi e humanizmi, një devizë e vërtetë për njeriun e besimit. vërtet, haxhi ahmeti, nisur nga modestia e thjeshtësia që e karakterizon, fillimisht nuk ka qenë dakort për botimin, por libri, nuk është një kult për një besimtar, por një monument mirësie e besimi, që buron nga libri i përsosur i Kuranit dhe suneti i Profetit, Muhamedit a. s. Provat e personazhit ( heroit të librit ), ahmet çaushit, janë qysh në fëmijëri, në medrese, si drejtor në Kastriot, si mësues me shpirt hyjnor në shumbat, Qafë Murrë, apo kudo ku shtegëtoi, në fshatra e zona të tjera.
tek libri “ Margaritari i kurorës “, autori Xhili, na jep me anonime se si shqipja fluturon me krah, se si i miri ka pranë të mirët, i nderon dhe nderohet prëej tyre. Në një paragraf të librit tregohet se si haxhi ahmeti, që ishte vetëm në vitin e pestë të punës si mësues, refuzon ofertën e shefit të arësimit, selim alliu, për të drejtuar shkollën e Kastriotit. i thotë se është ende herët për mua, të drejtoj një shkollë të përmasave të tilla. Por shef selimi ngulmon në të tijën. ai kishte bindjen që ahmeti do t’ja dilte me sukses. Nuk ishte hera e parë që punonte me medresistë. ivzi shehu, inspektor në seksionin e arsimit, halim shehu, drejtor shkolle në sllovë, adem shehu, inspektor, Fehmi Xhepa, mësues i përkushtuar dhe plot të tjerë, kishin treguar qartë, përgatitjen profesionale, këmbënguljen dhe vendosmërinë e kësaj kategorie mësuesish ( f 36 ).
Rrugëtimi i haxhi ahmet çaushit është një rrugëtim hyjnor, rrugëtim përmes sakrificave, dallgëve të jetës, sfidave të kohës. Kur rilexon librin “ Margaritari i kurorës “, të kujtohen vargjet epike mirditore, “ …nuk kalb toka mineral …”. Minerali këtu është besimtari i devotshëm që bën vetëm vepra të mira, duke rritur pozitën morale në shoqëri dhe me shpresën për të siguruar parajsën e vërtetë. dilema jetë, prova mirësie, ecje drejt majave të diturisë, e mbi të gjitha të besimit, na shpërfaqen në kapitujt “ telashet e fejesës “, “ Fillimi i punës “, “ Grevë 1968 “, “ stacionet e fundit “, “dita e verës “, “ Rreze drite “, “ Kursi i Katarrit “, etj. Në to pasqyrohet shembulli e veprat e njeriut, intelektualit virtuoz, të besimtarit me shpirt të dëlirë, hyjnor e me vepra mirësie në çdo hap që hedh.
autori, osman Xhili, gdhend saktë e qartë episode, detaje, fakte , dialogje të spikatura, shprehje frazeologjike, të cilat e madhështojnë figurën e myftiut të shquar të Dibrës, haxhi ahmet eqerem çaushi. lexuesi i thjeshtë, studiuesi, historiani, gjuhëtari, e mbi të gjithë besimtari, gjen tek ky libër monografiko – publiçistik, pse jo dhe studimor, modelin e njeriut me shpirt hyjnor, të drejtësisë, të diturisë e të thjeshtësisë. Në libër, zenë vend shokët, fisi, pedagogët e nderuar, bashkëqytetarët dhe njerëzit e thjeshtë. janë gjurmëlënës, mes të tjerash, kapituj të tillë si “ Medreseja e dibrës”, “ Marrja e detyrës “, institucioni i besë “, “ të huajt për islamin”, “ Në Komunitetin musliman “. të gjitha këto shkrime dhe të tjera që përmendëm më parë, studime dhe informacione brilante për haxhi ahmetin, përbëjnë një epope shenjtërie, përkushtimi e mirësie.
Ky libër, me 270 faqet që ka, bashkë me fotografitë me ngjyra, përbën një mesazh bashkëkohor, hyjnor, Kuranor, dhe thirrje për të vlerësuar besimin, jetën, drejtësinë. libri “ Margaritari i kurorës “, është kurorë e mirësisë, simbol i nderimit, dritë e shpirtit dhe e provave të besimit. urime dhe penda dritë, osman Xhili i Maqëllarës, i dibrës, i botës dhe jetës së shenjtëruar.