Më 12 dhjetor 2017 u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë piloti i parë dibran Allaman Destan Isaku. Ai lindi në Dovolan të Maqellarës më 18.10.1939. U rrit si fëmija i parë i një familje patriote brez pas brezi, bazë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Arsimin fillor e kreu në fshatin e lindjes dhe atë 7 vjeçar në Shupenzë me rezultate shumë të mira.…
Lexo më shumëMuaj: Dhjetor 2017
Trinom kujtese
Jeta jote nuk është ajo që ke jetuar, por ajo që të kujtohet, ashtu siç të kujtohet për ta rrëfyer.
Gabriel Garcia Marquez
Sa herë i kthej vektorët e kujtesës prapa, më del që mbaj mend në imazhe të vagullta deri në moshën 5-vjeçare, ndërsa më tutje, të tjerat nuk janë pos imazhe të ndërtuara me ata çka më kanë treguar prindërit dhe ata që janë më të mëdhenjë se unë, teksa sot, në mënyrë krejt të pavetëdijshme i kam vetësuar si kujtime të miat.…
Lexo më shumë“Frymëzimi im” i Dhurim Nazifit
E njoh nipin tim Dhurimin si njeri me natyrë gazmore, i qeshur, me humor të mprehtë, i qejfit, i valles e i këngës në tavolinat familjare. E kam për zemër. Por, kur rastësisht më lanë në dorë disa poezi të shkruara vite më parë, u befasova, më bënë shumë përshtypje, më lanë mbresa. Me kohë u kthjellova e mendja më tha: “Selami, mos u çudit shumë, gjiri ynë i familjes është shtrat për të lindur poetë, artistë dhe njerëz”.…
Lexo më shumëNjë amanet që dhimshëm po e përcjell
Ajo është e bija e XhemalTrupes nga Staravecii Dibrës dhe e Naxhie Zhuzhit (Trupes), motrës së nënës sime, Defes, kushërira ime e parë, motra e vetme e shtatë vëllezërve me të parin Halilin e në vijim Ramadanin,Menduin, Emriun, Robertin, Ulviun e Ulsiun, bashkëshortja e Riza Shehut, nëna e Iridës dhe e Edit, gjyshja e…
E kërkova në arkivin tim të gjerë fotografik.…
Lexo më shumëDritë jete – një libër nga Mevlud Buci
Mevlud Buci,poet,publicist,analis,fabulist,gjurmues i pareshtur i shpirtit kolektiv popullor përmes fjalës së mençur,autor i 25 librave të zhanreve dhe fuqive estetike në rritje,vjen së fundmi me librin e ri,të strukturuar dhe konturuar në kapituj të ndryshëm,duke marrë në fokus,njerëz,vlera,të cilat ,duhet thënë, në mendjen dhe penën e tij, gjejnë një rrezatim të ri.Kjo së pari,sepse pena e Bucit zhdërvjellohet dhe lëviz në këtë zhdërvjelltësi përmes intonimit të sinqertë,duke u ndalur në bukuritë e shpirtit njerëzor,bukuri që gjendet më së shumti në rrjedhat e thjeshta të jetës njerëzore ,jo tek postet ministrore.…
Lexo më shumëDibra nga Antikiteti në Monarki, një memuar historik i shkruar me dashuri dhe përkushtim
Në cilësine e redaktorit të librit, më duhet të them dy fjalë të përmbledhura për një vepër të rëndësishme historike, që sot e kemi në dorë, falë punës me përkushtim të autorit, kolegut tonë të nderuar z. Moisi Murra.
Që në periudhën gjeometrike të hershme II (800-750 para Kr.), të njohur edhe si koha homerike, kur lindi shkrimi (rreth 750 para Kr.),…
Lexo më shumëPersonalitete të letërsisë, artit e kulturës vlerësojnë librin e publicistit të njohur
Libri i Halil Ramës “Në panteonin e vlerave”, i cili u promovua të premten më 22 Dhjetor 2017, në sallën e Akademisë së Shkencave, në praninë e qindra krijuesve, nga Tirana, Prishtina, Dibra e Kukësi, u vlerësua si një befasi në botimet e viteve të fundit. Gjatë prezantimit të një analize të mirëfilltë të këtij botimi, dr.Fejzulla Gjabri vlerësoi kontributin e këtij autori në pasurimin e letërsisë dokumentare.…
Lexo më shumëPunimet fillojnë, ndërsa kontrata nuk është firmosur akoma
Kompania “Gjoka Konstruksion” akoma nuk e ka hedhur firmën mbi kontratën me qeverinë shqiptare për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, por një nënkontraktore e saj ka nisur punimet në vendin e quajtur Ura e Çerenecit.
Muajin e kaluar, gjatë vizitës së qeverisë shqiptare në Peshkopi, kompania prezantoi një video mbi projektin e rrugës. Video 5 minutshe tregonte gjurmën e rrugës, degëzimet dhe gjatësinë e saj, pjesën e ndërtuar, aty ku punimet vazhdojnë dhe segmentet e reja të saj.…
Lexo më shumë“Shpirti rri zgjuar” i Astrit Gjunkshit
Libri i dytë i Astrit Gjunkshit “Shpirti rri zgjuar”, nën siglën e botimeve “Nacional” është vijim i përmbledhjes së parë poetike “Botët brenda shqirtit” publikuar një vit më parë. Megjithatë ky nuk është pikëtakimi i parë i autorit me librin, pasi ai ka sjellë në shqip një kolanë botimesh të rëndësishme si “Ajzenhaueri, ushtaraku, presidenti”, “Kolin Pauell, udhëtimi im amerikan”, “Sfidat e jetës” dhe “FBI, e kaluara e turbullt dhe ardhmja e pasigurt” apo botime të tjera në shqip dhe anglisht për integrimin, sigurinë dhe diplomacinë.…
Lexo më shumëMasakra në pyjet e Lurës është akuza dhe denoncim
Pergezoj dhe falenderoj inxhinjeret e apasionuar Hazis Porja dhe Abdulla Diku, per publikimin ne internet te fotografive lidhur me masakren pyjore te Lures, gje qe ka ngjallur komente te shumta nga nje numer i madh specialistesh. Keto jane fotografi te verteta, qe pasqyrojne realitetin e hidhur jo vetem te Parkut Kombetar te Lures por te te gjitha pyjeve te Shqiperise qe po japin shpirt e po zhduken, tamam si barka ne det te hapur qe po mbytet dhe ka leshuar sinjalin S.…
Lexo më shumë