Lugina e Drinit të Zi është një nga “PERLAT” më të bukura e më të pasura në tërë rajonet shqiptare. Ajo krijon një korridor të bukur natyror me shtrirje nga Kukësi në veri deri në kufi me Maqedoninë në jug në një gjatësi prej 75 km. Kjo luginë kufizohet nga male të larta që shkojnë paralel me njëri-tjetrin. Në lindje të saj shtrihet mali i Korabit, bjeshkët e Gramës, vargmalet e Deshatit, kurse në perëndim malet e Lurës, të Xharxhishtit dhe vargmalet e Pllajut.…
Lexo më shumëMuaj: Qershor 2020
Iku Qerim Sula, një mal që mbolli e rriti lisa
Po, po, një MAL, jo vetëm i Dardhës ku lindi 69 vite të shkuara, por i gjithë Dibrës, i Luginës së Drinit të Zi dhe i Nëntë Maleve.
Një LIS, nga ata lisa që i kanë rrënjë thellë në tokë, aq thellë sa nga lartësitë e malit pinë ujë në Drin…
Kam bërë njëherë një reportazh, një udhëtim ulur në vendin e parë të “Skodës” së tij, të përpjetës nga Shënlleshe në Soricë e Qan…
Asokohe shkruaja…
“Këtu kishte trojet e vjetra Eles Isufi, “Gjenerali me Shajak“ e këtu e kishte kaluar fëmijërinë Hazis Ndreu i këngës dhe i valles popullore dibrane.…
Lexo më shumëQerim Sula: zëri i lavdisë shekullore dibrane
Dibra, e vendosur në pjesën e brendshme të truallit arbëror, nëpër shekuj luajti rolin vendimtar si qendër politiko-administrative, strategjike dhe ekonomike të trevave shqiptare. Jo rastësisht në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, në dhjetor të vitit 1912, Dibra u bë objekt debati midis përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse, të cilat për fat të keq e ndanë atë më dysh. Përballjet e panumërta historike dhe përplasjet e egra me armiqtë shekullor, e mësuan popullsinë dibrane të përshtaste forma organizative-shoqërore që edhe në kushtet më të egra të pushtimit, të mbijetonte e papërkulur në lirinë e vet.…
Lexo më shumëIke Haki Kola, ike mik i gjelbërimit dhe i luleve…
… Lexo më shumëProf. Haki Kola u nda nga kjo botë më 7 maj 2020, në moshën 67 vjeçare. Ai kishte disa vite që luftonte me një sëmundje të rëndë, të cilën fatkeqësisht e humbi.
Prof. Haki Kola u lindu më 12 Tetor 1953, në Dibër. Shkollën 8-vjeçare dhe gjimnazin i kreu në qytetin e Peshkopisë. Është diplomuar në Fakultetin e Pyjeve në vitin 1977.
Katastrofa ekologjike është ulur këmbëkryq në malet tona
Më poshtë po ju paraqesim një intervistë të tij dhënë dy vite më parë gazetarit Bashkim Koçi, përgatur për botim nga Abdurahim Ashiku, në shenjë nderi dhe respekti për Haki Kolën që iku pa e vënë në zbatim ëndrrën për një pylltari të kohës në të gjithë hapësirën e Shqipërisë dhe Kosovës.
Intervistoi: Bashkim Koçi, dhjetor 2018
–Inxhinier! Si është sipas jush gjendja, mund të jepni një informacion të shkurtër rreth situatës që përjetojnë pyjet në vendin tonë?…
Lexo më shumëNga Veriu në Jug, Gjenerale Manushaqe Shehu e angazhuar në shpërndarjen e ndihmave humanitare
Në datat 11-12 maj ajo ka marrë pjesë në shpërndarjen e ndihmave në prefekturën e Dibrës, ku pushtetit lokal iu dorëzuan 1200 pako ushqimore për familjet në nevojë. Strukturat e Prefekturës dhe të bashkisë Dibër kanë shprehur mirënjohjen për këtë kontribut në ndihmë të familjeve dibrane në nevojë.
Zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu, pothuajse gjatë gjithë muajit maj 2020 ishte e angazhuar në shpërndarjen e ndihmave humanitare për fatkeqësinë natyrore të shkaktuar nga COVID-19.…
Lexo më shumëHeroi i kujt ka lindur më 6 maj?
A kemi nevojë që vorbullës së gënjeshtrave që na vërtiten dita ditës t’i shtojmë edhe ditëlindjen e Skënderbeut? A ia vlen që shprehjes së përditshme të padijes dhe krenarisë për të qënin të paditur t’i shtojmë edhe një dëshmi tjetër? A nxjerrim ndonjë dobi duke i shtuar fakteve të shumta për mungesën e kulturës dhe etikës, për mosnjohjen e parimeve më të thjeshta morale të të drejtës dhe të vërtetës, edhe një mashtrim tjetër?…
Lexo më shumëKatër këngë që frymëzojnë me dashuri dhe atdhedashuri
Periudha e pandemisë krijoji një atmosferë jo të zakonshme në shtëpitë tona, për të cilën pati shumë përpjekje për ta harruar apo për ta kaluar sa më lehtë. Njëra prej këtyre mënyrave ishte edhe krijimi i këngëve të reja, por edhe rikrijimi e riinterpretimi i këngëve të njohura, përmes mënyrave bashkëkohore të komunikimit, disa herë jo të realizuara artistikisht, por gjithmonë me një kënaqësi që buronte prej shpirtit të lirë e artistik të krijuesve.…
Lexo më shumëFluturon shqipja mbi Korab
Kompozitori Edmond Zhulali bashkon zërat dibranë: Kapexhiu, Methasani e Ismail Keta në këngën himn “Kjo është Dibra maja-maja” së bashku me zërat e këngëtarëve Altin Sulku, Muharem Borova dhe Lundrim Paçuku
Televizioni News 24 prezantoi para disa ditësh një kompozim në një mënyrë ndryshe të këngës “Fluturon Shqipja mbi Korab”, të kompozitorit Edmond Zhulali – “Mjeshtër i Madh”. Vetë Zhulali pohoi se ideja për risjelljen e këngës në këtë formë, ishte e gazetarit Dëfrim Methasani, ndërsa të gjithë personalitetet që këndojnë janë nga Dibra.…
Lexo më shumëOrteku i punëve të mira
Allajbegia është një nga 22 fshatrat e Maqëllarës, por nga vlerat dhe historiku i kalon përmasat e një fshati të zakonshëm. Nëse do ti referoheshim historisë, të paktën do të dallojmë tre kulme, që i japin pikërisht ato vlera dhe atë të veçantë.
Allajbegia është një vendbanim gjashtë mijë vjeçar, ndër më të vjetrit jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Ballkan.…
Lexo më shumë