Pas përfundimit të Urës së Fshatit, e vetmja vepër e rëndësishmë në ndërtim mbetet Tuneli i Murrizit
Vështirësitë e dala nuk pengojnë planet e kompanisë për të hapur rrugën për qarkullim sipas afateve të premtuara
Shirat e janarit kanë sjellë probleme për rrugën e Arbrit. Në Gjoricë, afër urës së re mbi Drin, ujërat e Zallit të Okshtunit kanë çarë një pjesë të shtratit të rrugës, duke vënë në rrezik shembjen e saj.…

Pa gjumë rrinë banorët e fushës së Shkodrës kur shiu përmbyt tokat e tyre, por pa gjumë rrinë edhe banorët e fushës së Dibrës, të cilët kërcënohen vazhdimisht me përmbytjen e tokave të tyre nga HEC i Skavicës.…
Gjuetia me dinamit e peshkut në Drinin e Zi ka qenë një problem gjatë viteve të fundit. Sidomos gjatë verës, kur Drini shfrytëzohet edhe për veprimtari të tjera, plazh dhe rafting, gjuetia me dinamit është një problem jo vetëm për mbrojtjen e iktiofaunës dhe faunës në luginën e lumit Drin i Zi, por edhe një rrezik për jetën e qytetarëve.…
Dua të flas për Gurrën e Kovashicës, që bashkë me kujtimet, aty është ndërtuar edhe një biznes i mrekullueshëm, si Trofta e Kovashicës, me një kontribut të madh dhe të fuqishëm të djalit të këtij vendi, Sokol Shtrezi.
Shoqata “Bashkësia Dibrane” i ka dërguar një mesazh urimi shoqatës “Oda Dibrane” në Shkup, me rastin e zgjedhjeve të reja në këtë shoqatë.…
Nuk vura re në shesh blloqe graniti nga Mali i Korabit… Mungonin përfaqësuesit e blloqeve të mermerit nga Korabi, me tregues fiziko – mekanik cilësorë e me larmi ngjyrash. Janë nga më të mirët e vendit tonë e më gjërë, sidomos ato të vendburimit të varrosur të Përroit të Veleshicës… Nuk shikuam në shesh as ndonjë bllok magmatik të llojit bazik, gabrodiabaz nga Mali i Sorokolit… As nga Lura, e cila është mjaftë e pasur me lloje të shumta shkëmbinjësh, sidomos me ultrabazikë nga më cilësorët si dhe, zonën e Selishtës, zonën e Reçit, zonën e Gramës, Grykën e Lumit të Setës, Malin e Kërçinit dhe, vendosjen e një kristali të madh Gjipsi të lloit Selenit nga Vendburimi Radika, i njohur në të gjithë Evropën, i cili ndodhet në afërsi të qytetit të Dibrës, në Maqedoninë e Veriut.…