Nga Bujar Karoshi
Me daljen e ngadaltë nga pandemia shpresat për një rritje të turizmit në vend po rriten. Dhe kjo po rrit edhe lëvizjen për përgatitjen e guidave turistike dhe terreneve në turizëm.
Më 23 maj 2021, në Parku Kombëtar Shebenik -Jabllanicë ishte i pranishëm ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca. Kjo zonë është shpallur park kombëtar në vitin 2008, duke mbuluar një sipërfaqe prej 33.928 hektarësh.…

Shtohen aksidentet edhe me pasojë vdekje në minierat e Bulqizës.…
Nuk e kisha besuar se do të përjetoja emocione aq të mëdha nga një ftesë, për të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të maturantëve në gjimnazin “Fiqiri Dine” të Maqellarës. Kisha qenë nxënës, por dhe mësues i kësaj shkolle, duke ruajtur kështu kujtime të bukura. Kujtime të hershme vinin në mendjen time, nxënës, profesorë, kolegë dhe drejtues, që dhanë më të mirën e tyre, për të arritur deri në këtë nivel të tanishëm, pesëdhjetë vjet më vonë.…
Aty, në të hyrë të qytetit të Peshkopisë, kur vjen nga Tirana, ka një tabelë ku shkruhet “Europark”. Për nga mënyra e kompozimit dhe e realizimit, besoj emri duhet të ndihet krenar dhe jo parku që mban këtë emër. Izet Shulku, administratori i resortit ka menduar një mënyrë origjinale për të argëtuar turistët. Nëse ata nuk kanë kohë të vizitojnë gjithë Dibrën, le të hedhin një sy në parkun e tij dhe e kanë krijuar pak a shumë idenë.…
Besoj se të gjithë pajtohemi që shkrimtari Fatmir Terziu, është kthyer në një “vullkan krijues”. Ai shkruan, boton, fantazon, regjizon, filmon, redakton, nderon e frymëzon kolegë, mban gjallë “Fjalën e Lirë”, bën punën e tij të përditshme dhe padyshim, gjithmonë mbetet si “qiri” në shërbim të familjes së vet.…
Në me rastin e 100 vjetorit të betejës në Lanë Lurë, 28 tetor 1921, e fundit në ballafaqimet luftarake të dibranëve me serbët, në Luftën Çlirimtare të Dibrës kundër Intervencionit Ushtarak Jugosllav të viteve 1918 – 1921.
Në historinë e Dibrës, konkretisht në atë të Grykës së Madhe, Destan Puca është një protagonist i saj dhe zë një vend të veçantë. Veprimtaria e tij patriotike dhe atdhetare shtrihet në vitet 1890-1930. Bashkëkohës me Elez Isufin, Mersim Demën, Dan Camin, Sheh Sulën, Jakup Canin, Sulë Hupin, Dalip Karajin, Mehmet Duriçin, Liman Alliun etj, të cilët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër Perandorisë Osmane, për pavarësinë e Shqipërisë, mbrojtjen e saj nga shovinistët serbë e bullgarë, austriak si dhe në atë për demokratizimin e jetës së vendit 1921-1924.…