
Ditën e martë, më 27 korrik 2021, studiuesit shqiptaro-britanik Gëzim Alpion, sociolog në Universitetin e Birminghamit në Angli dhe biograf i njohur ndërkombtarisht i jetës dhe veprimtarisë së Nenë Terezës, i është akorduar “Medalja Nënë Tereza” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar akademik në studimin thelbësor të jetës dhe aktivitetit si dhe promovimin e Shën Nenë Terezës, duke e lartësuar modelin unik të vlerës së saj kombëtare shqiptare në mbarë btën.…
Lexo më shumë
E kush mund ta refuzonte një ftesë zemre, për të vizituar disa atraksione të turizmit malor në Kosovë dhe në Shqipëri? Dy miqtë e mi të nderuar Izet Shulku dhe Lulzim Plaku e kishin menduar mirë e bukur programin e udhëtimit tonë dhe nuk na ngelej tjetër, vetëm se për ta zbatuar atë. Paketa e kësaj fundjave, në këtë fund korriku përfshinte një vizitë në Pejë të Kosovës dhe një tjetër në Valbonë të Tropojës.…
Rrënjët e kësaj familje janë në fshatin Shtushnje të Dibrës tonë, ashtu siç janë dhe të shumë familjeve të tjera. Mbiemrat Pocesta, Kllobçishta, Dovolani, Maqëllara, Erebara, Grezhdani e shumë të tjera si këto, tregojnë qartë fshatrat nga janë larguar këto fise e janë ngulur në Dibër të Madhe, ku jetojnë dhe sot e kësaj dite.
Ulind me 21 dhjetor 1933 në Durrës, ndërsa i ati, Xhelili ka lindur dhe është rritur në Reç të Dibrës. Në vitet 1955-1960 ka kryer Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 1961, menjëherë pas përfundimit të studimeve, për rezultatet e larta të arritura në këto studime, u emërua as/pedagog në lëndën e Anatomisë Normale, pas një peripecie paraprake që lidhej me emërimin e tij fillestar në Kardiologji.…
Peshkopia është qytet verilindor i Shqipërisë, me një klimë të freskët e të ftohtë gjatë dimrit dhe me verë të ngrohtë e ajër të pastër. Ajo ka bulevardin kryesor “Elez Isufi”, si një nga bulevardet më të bukura të Shqipërisë. Bukurinë këtij bulevardi ia japin blinat e mbjellë në të dy anët e tij, që në vitet ’50-të,të cilët në pranverë e verë lëshojnë aromë të këndshme, e freskojnë bulevardin me hijet e tyre.…
Isha larguar prej kohësh. I fundit u largua vëllai i vogël, duke lënë pa bluar thesin e fundit të drithit. Trojet nën ujë, më thoshte babai, janë flori. Toka e plleshme prodhonte gjithçka. Edhe fikun kishte filluar ta piqte të amël. Kumbullat e verdha vareshin mbi degë. Rrushi i thanxëz kishte krijuar një trup me perimetër pesëmbëdhjetë centimetra.…