Nga Selman Mëziu
Sa kujtime mbart njeriu në hojet e trurit. Ato kur tregohen bien si petlat e luleve, për t’i lënë hapësira thekëve e pistilit për të formuar kokrrat. Ato te dikush shpërthejnë furishëm në biseda të këndshme, të ngrohta, mbushur me përmallime. Te të tjerët në libra e artikuj përkujtimor. Në kangë, rapsodi e poezi duke ju dhuruar përjetësinë si idhuj hyjnor.…
Lexo më shumë
Të nderuar lexues, botimi që keni në duar është disi i veçantë në përmbajtje dhe me shumë autorë! Në përmbajtje të tij, janë mbresa e kujtime që lidhen me një person të përveçëm, që puna dhe jeta e lidhi me shumë të tjerë. Disa syresh kanë shkruar nga shumë të tjerë që mund të shkruanin. Këto nuk janë thjeshtë mbresa dhe kujtime vetëm midis tyre, por janë mesazhe, që tek i lexon të bëjnë të vlerësosh dhe të mendosh jo vetëm për personin e përveçëm Haki Kola, por dhe mënyrën si ai punoi dhe kontribuoi, falë intelektit dhe përkushtimit personal dhe bashkëpunimit me kolegët në vite.…
Botimi që keni në duar, ka në përmbajtje disa nga shkrimet e inxhinierit të ndjerë Haki Kola. Këtu janë përmbledhur disa nga shkrimet e periudhës së fundit afërsisht 10-vjeçare. Ishte e pamundur që në një kohë të shpejtë, të gjenden dhe të botohen në një apo disa vëllime ato që ai ka shkruar, publikuar dhe të mbetura në dorëshkrime.…
Puna e krijuesit ngjan me pusin e thellë, me dritën e diellit, me forcën dhe bukurinë e mineraleve të çmuara, të cilat kurrë nuk i tret dheu, nuk i vyshk koha.