Nga Akademik Kristo Frashëri
(Marrë nga libri “HISTORIA E DIBRËS” )
Populli dibran e priti me entuziazëm shpalljen e pavarësisë kombëtare, për të cilën kishte luftuar shekuj me radhë. Por gëzimi nga vendimi historik i Vlorës u përzie me një ndjenjë të thellë zemërate kundër okupatorëve të rinj të atdheut. Për më tepër, atë e pushtoi një shqetësim i madh për fatin e mëtejshëm të trevës dibrane, të cilën e lakmonin dy nga shtetet fitimtare të luftës ballkanike – Serbia dhe Bullgaria.…

Sot është një ditë e veçantë për Lurën, hyjneshën tonë të bekuar nga Zoti dhe të nderuar nga Presidenti I Republikës me titullin e lartë “Nder i Kombit”. Lura për të cilën at Gjergj Fishta shkruante se “kush nuk ka pa Lurën nuk njeh Shqipërinë”, Lura që me bukuritë e saj natyrore, tërhoqi vëmendjen e Ms.…
Me 20 tetor 2021, në një nga sallat e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë në Tiranë u mbajt një tubim organizuar nga Unioni i Shoqatave të Bulqizës (Bulqizë, Grykë e Vogël, Grykë e Madhe, Gollobordë e Martanesh). Veprimtaria kushtuar 100 vjetorit të luftës 9 vjeçare të Dibrës(1912-1921) u mbyllën me një sesion Jubilar me tematikë historike.
Pasi lë udhën automobilistike Muhur-Peshkopi zbres aty ku dikur ka qenë një liqen. Në disa harta, dhe në kujtesën e brezave të viteve ’70 ai ka mbetur ngjyrë kaltër me një digë me gjatësi 244m. Ku fëmijët e atyre viteve, edhe mësonin notin. Ndërsa në gushtin e vitit 2021 ai nuk jeton. Fatkeqësi natyrore?Ndonjë tërmet që plasariti kupën e liqenit me lartësinë mbi det 428m?…
Për të shkuar në mulli, pasi të dilje nga fshati, duhej të merrje një të tatëpjetë që kishte vetëm dy segmente pak të rrafshëta. Vajtja në mulli ishte një nga kënaqësitë fëminore.
Sa herë kujtoj, mendoj, meditoj a shkruaj dhe sa herë të flitet a të këndohet për patriotin e shquar dhe luftëtarin e paepur të çeshtjes sonë kombëtare, trimin e trimave, gjeneralin me shajak, Elez Isufin, mua, në mendje më vjen dhe kujtimet m’i zgjon, m’i ndez e m’i freskon edhe një emër tjetër, një Elez tjetër, një bir e burrë Dardhe, Elez Rasha.…
Për zhvillimin e arsimit në Lumë e në veçanti për shkollën e Ploshtanit, kanë shkruar Prof. Shefqet Hoxha, ‘Mësuesi i merituar’ Isa Halilaj, anëtarët e Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane, Xhavit Lashi, Fatos Daci, historiani Xhemal Domi, Dr. Shefqet Domi, Dr. Fejzullah Gjabri, Muharrem Mezini, Jahe Delia, Mevlan Lushi etj. Në mënyrë të veçantë e të detajuar, kanë shkruar kryesisht bashkëpunëtori i vjetër shkencor, Beqir Shehu, e mësuesi veteran Metush Skeja.…
Romani “Një histori qëndrese” i ka të gjitha përmasat për t’u vlerësuar. Më së pari, për idetë që na sjell. E tërë përmbajtja e tij është për punë, për bëma, përpjekje, rezultate, detyra, detyrime. Por ai na sjell edhe të dhëna, dije, modele. Vend të veçantë zënë portretizimet. Ato vijnë krejt natyrshëm. Nga njohjet vetjake të autorit, nga vëzhgimet e tij e nga gjykimet e vlerësimet e tij.…
Koha, ditët, muajt dhe vitet, ashtu si njerëzit, ato kanë historinë dhe biografinë e tyre. Se, ashtu si njerëzit, që lënë gjurmë në kohë, edhe koha len gjurmë në jetën e njerëzve, në kujtimet dhe kujtesën e tyre. Viti 1985, dimri i madh i atij viti, ka lënë gjurmë të thella dhe mbahet e do të mbahet mend gjatë, shumë gjatë.…
Në plejadën e ushtarakëve tanë që i shërbyen atdheut me përkushtim e devotshmëri të lartë është edhe Avni Xhepa. Për katër dekada si oficer, fillimisht në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas në reparte e njësi të ndryshme ushtarake ai krijoi profilin e ushtarakut me karrierë të shkëlqyer.