Nga Shaqir Çerpja
… Lexo më shumëQë nga koha kur u ndërtua kjo kullë, gati dy shekuj më parë, vitet dhe koha kanë ecur. Kanë ndryshuar brezat, ka ndryshuar dhe kulla, por nuk kanë ndryshuar themelet e saj. Kanë ndryshuar njerëzit, pasardhësit dhe trashëgimtarët e kullës, kanë ndryshuar edhe miqtë e saj, por nuk ka ndryshuar tradita, bujaria dhe mikpritja e kullës së Xheladin Hysës.

PA FRE
Sabri Allamani po mendonte të fejojë e martojë, vajzën e fundit, Sabrijen. Kishte martuar pesë fëmijë deri atëherë, tre djem dhe dy vajza dhe kjo e fundit do të mbyllte ciklin e martesave . Një rezultat i barabartë, gjithsesi, tre nuse të marra dhe tre vajza të dhëna. Duke qenë dhe vetë mësues, kishte dashur ta shkollojë dhe më tej, por Sabria nuk kishte shkuar më shumë se shkolla e mesme.…
Kështu të njohëm e në vazhdimësi, Duriç të thirrëm. Me një energji dhe vullnet të madh, të pashtershëm. Vullneti, u bë arma kryesore në përballimin e jetës, ngritjen dhe realizimin e mbijetesës. Të gjithëve na duhet vullnet, por më shumë ty, miku im, aq shumë tu desh sa u bë e vetmja mënyrë e jetës tënde. –Jam në fillim, më thoshje, nuk më mjafton dita, të prodhoj duhet që blerësi të ketë mundësi të zgjedh.…
Na la dhe Iljaz Kaca…! Na iku shoku, miku, mësuesi, arkeologu i pasionuar, studiuesi dhe autori i disa botimeve shumë të rëndësishme historike, jo vetëm për Dibrën, por edhe për historiografinë kombëtare.
Në trojet me relieve të sheshta, aty ku rrënjëzoi besimi katolik, me shumë institucione fetare, lindi Iljaz Kaca më 21.05.1933, mësues, historian dhe arkeolog. I zellshëm për të mësuar të fshehtat e së kaluarës, të fshatit të tij, dhe heroikës dibrane në honet e shekujve, e shtynë atë të jepte disa provime, për të mbaruar kështu me mund e djersë në vitin 1961 Institutin Pedagogjik, Gjuhë-Histori, dy vjeçar në Tiranë.…