Nga dr. Besnik RAMA
Për të shkuar në mulli, pasi të dilje nga fshati, duhej të merrje një të tatëpjetë që kishte vetëm dy segmente pak të rrafshëta. Vajtja në mulli ishte një nga kënaqësitë fëminore.
Gëzimi fillonte të pakën një ditë para kur në shtëpi bëhej gati drithi që duhej bluar dhe na dërgonin në lagjen tjetër te shtëpia e të zotit të mullirit, që të pyesnim do të kishte shumë radhë apo jo në mulli të nesërmen.…

Sa herë kujtoj, mendoj, meditoj a shkruaj dhe sa herë të flitet a të këndohet për patriotin e shquar dhe luftëtarin e paepur të çeshtjes sonë kombëtare, trimin e trimave, gjeneralin me shajak, Elez Isufin, mua, në mendje më vjen dhe kujtimet m’i zgjon, m’i ndez e m’i freskon edhe një emër tjetër, një Elez tjetër, një bir e burrë Dardhe, Elez Rasha.…
Për zhvillimin e arsimit në Lumë e në veçanti për shkollën e Ploshtanit, kanë shkruar Prof. Shefqet Hoxha, ‘Mësuesi i merituar’ Isa Halilaj, anëtarët e Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane, Xhavit Lashi, Fatos Daci, historiani Xhemal Domi, Dr. Shefqet Domi, Dr. Fejzullah Gjabri, Muharrem Mezini, Jahe Delia, Mevlan Lushi etj. Në mënyrë të veçantë e të detajuar, kanë shkruar kryesisht bashkëpunëtori i vjetër shkencor, Beqir Shehu, e mësuesi veteran Metush Skeja.…
Romani “Një histori qëndrese” i ka të gjitha përmasat për t’u vlerësuar. Më së pari, për idetë që na sjell. E tërë përmbajtja e tij është për punë, për bëma, përpjekje, rezultate, detyra, detyrime. Por ai na sjell edhe të dhëna, dije, modele. Vend të veçantë zënë portretizimet. Ato vijnë krejt natyrshëm. Nga njohjet vetjake të autorit, nga vëzhgimet e tij e nga gjykimet e vlerësimet e tij.…
Koha, ditët, muajt dhe vitet, ashtu si njerëzit, ato kanë historinë dhe biografinë e tyre. Se, ashtu si njerëzit, që lënë gjurmë në kohë, edhe koha len gjurmë në jetën e njerëzve, në kujtimet dhe kujtesën e tyre. Viti 1985, dimri i madh i atij viti, ka lënë gjurmë të thella dhe mbahet e do të mbahet mend gjatë, shumë gjatë.…
Në plejadën e ushtarakëve tanë që i shërbyen atdheut me përkushtim e devotshmëri të lartë është edhe Avni Xhepa. Për katër dekada si oficer, fillimisht në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas në reparte e njësi të ndryshme ushtarake ai krijoi profilin e ushtarakut me karrierë të shkëlqyer.