Nga SELMAN MEZIU
Dremitet njeriu nga pa gjumësia. Cfilitet populli nga tradhëtia. Ligështohet një popull nga krimet e shëmtueme plotë dhimbje. Del mbi të shumtat valë deti poetja reçiane nga fisi troci. Buçet së brendëshmi me vikamat dhimbje therëse. Arma e saj melhem shërues është poezia. Miranda Troci Derti din mjeshtërisht të ulet kam kryq mbi poezinë e ta thur me plotë mjeshtëri e intonacione.…

Pak vite më parë, po ndiqja një emision televiziv në një nga kanalet e Kosovës. Moderatori i emisionit po tregonte se si një nga biznesmenët e shquar të Kosovës, po plugonte me traktor në pronat e tij dhe po i bënte gati për mbjellje. Mos ishte një truk televiziv, mendova në fillim, njëfilmim sa për tu parë nga bota, një gjetje artistike?
Historia e qëndresës popullore dibrane si ajo mbarëkombëtare i ngjan një galerie me plot thesare të çmuara. Sa herë kthen kokën pas nëpër vite e shekuj, çdo studiues befasohet dhe ka çfarë të thotë nga atdhetaria e atyre burrave të pamposhtur dhe shpirtstuhi, që luftuan për flamur dhe tërësinë e trojeve shqiptare.
Dy këngëtarë nga Zall Dardha ftohen në një koncert për 8 Marsin në Gjenova. “Djemtë Dardhës rrojnë me këngë”, është titulli i një këngë kënduar nga brezi më i ri i këngëtarëve dernjanë si Bledar Kaca, Gentian Dervishi e Mentor Topuzi.
Ky titull ishte planifikuar prej vitesh të ishte libri i 30 i botimeve të mia, por kjo përpjekje e arkivi prej 700 faqesh nuk u realizua, sepse mundi, djersa dhe përkushtimi im u shkri dhe u shkrumbua më 15 dhjetor 2021 në orën gjashtë të mëngjesit, në Lukanin tim të Katër Grykëve, rrëzë Runjës shekullore.Filozofi
Kujtime nga kolegë, shokë dhe miq me rastin e përvjetorit të parë të ndarjes nga jeta
I ruaj si relike, kujtimet nga jeta dhe puna me Dibranët.
Koha ecën dhe ne ecim e udhëtojmë me kohën. Edhe kujtimet ecin e udhëtojnë me ne. Kujtimet ecin me kohën, por ato nuk shkojnë si koha dhe nuk shkojnë me kohën, por rrinë përherë me ne, rrinë dhe flasin me njerëzit. Rrinë në shpirtin dhe zemrën tonë. Malli i shpirtit i ushqen dhe i mban gjallë kujtimet. Malli i shpirtit bëhet lot dhe loti i flladit dhe i freskon ato.
Më 14 shkurt 2022, u nda nga jeta në mënyrë të papritur veterani Besim Bajraktari nga Dohoshishti i Dibrës. Edhe lisat e fortë, ata që u kanë bërë ballë rrebesheve e stuhive ndër dekada, një ditë rrëzohen për dhe, në tokën ku janë ngulur fort rrënjët e tyre. Besim Bajraktari u nda nga jeta në mënyrë të beftë mëngjesin e asaj të hëne, kur qe ngritur si çdo ditë tjetër dhe familjarët e prisnin në tavolinë për të ngrënë mëngjesin, por ai atë ditë nuk zbriti.