“I ke bâ Atdheut nji shërbim mjaft të madh zojë, por sigurisht që nuk mund ta kuptoni tani këtë gjë. Jam i bindur se pas 10 a 15 vitesh do ta kuptoni mirë dhe ju çfarë pune keni bâ duke mos i përkitur direkt fushës për të cilën keni shkruar. Unë jam krenar për ju”.
Nga Ervina Toptani
Libri im i parë “Esad Toptani dhe shqiptarët në vështrimin europian” u botua në korrik 2017.…
Lexo më shumë
Një imazh
Ai lindi në Grazhdan të Dibrës më 15 prill të vitit 1942.Ishin vite të vështira, lufte dhe urie, por fëmija i vogël u mëkua me dashurinë për familjen, për dijen dhe patriotizmin.I jati, Veseli, për shumë vite shërbeu si xhandar në administratën e Zogut. 7 prilli i vitit 1939 e gjeti si roje në burgun e Tiranës. Bashkë me lirimin e të burgosurve iku dhe Veseli, duke u larguar përfundimisht nga puna.…
Duke lexuar në vite krijimtarinë poetike të poetit matjan e mbarëkombëtar, Basir Bushkashi, hetojmë me kënaqësi sesi rritet e bleron kjo krijimtari, nga libri në libër.Trinomi shpirt-vlerë-dashuri shfaqet edhe në librin e fundit, të gjashtëmbëdhjetë, botuar në këtë fillim viti, 2022. Basiri dallohet për një verb të frymëzuar, realist, të thjeshtë, komunikues, të urtë, ai shfaqet në dashamirësinë e tij dhe me lirikën e vet edhe si ëndërrimtar, gjurmues e ngulmues, që fjala të ketë peshën e vet artistike.…
Nëse në librin e parë me titullin sinjifikativ “Djali që bleu vdekjen”, sipas recensentit Namik Selmani, “Mbetet në gjithë sipërfaqen shkronjore dhimbja, mbetet drama, mbeten viktimat dhe fajtorët e një tragjedie që quhet kurbet i paligjshëm. Mbetet emocioni i rrëfimit…”, në vëllimet me poezi “Ura e fjalës”; “Mos ik të lutem”; “Anja”; “Mos perëndo o dielli im” është trashëgimia e bukur që mund të gjesh në gjuhën shqipe”.…
Ishte ditë e nxehtë gushti. Në udhën që kalon pranë shkollës tetë vjeçare Fushë Muhurr kishte një shtresë pluhuri. Lëvizjet ishin të kursyera. Sa kaq udha vërtet mori një shkëlqim, ju shtua bukuria. Ndodhin zbukurime të tilla. Ju kujtoi se ndodhin rrallë në këto vite. Oborri i shkollës ishte i shkretuem. Rrethuar me trina prej binarësh me pamje joshëse.…
Në një katund njerëzit shkonin dhe faleshin tek një trung lisi. Nuk i binte kujt ndërmend për të ndërtuar xhami se puna, sipas tyre, bëhej njësoj. Vetëm një burri kjo gjë nuk i dukej për së mbari. Të falesh pranë një druri, sipas tij, do të thoshte se i besoje atij druri dhe drurëve të tjerë, shkurt, i besoje çdo sendi të natyrës, çka ishte një mëkat i madh.…
Kur dymbëdhjetë vjet të shkuara e përcolla për ta bërë bashkë vikamën që më buronte nga shpirti “PO DIBRËS! JO SKAVICËS!” në një thirrje intelektuale që Dibra, siç thoshte enciklopedisti popullor Murat Koltraka, “Lenie Luginën e Drinit të Zi të bukur e të begatë siç e ka krijuar Zoti”, ishim pak: Bujari, Aliu, Murati, Xhemali, Linda, Argëtimi, Hakiu…