“Përfituesit më të mëdhenj nga Skavica do jenë ata që janë aty rreth e rrotull”, provokoi kryeministri Rama dibranët gjatë vizitës së tij në Dibër në fund të tetorit të këtij viti.
Muaj: Nëntor 2022
Nikollë Kaçorri i Lurës – Tribun i Shqipërisë
Shteti shqiptar duhet ta kishte pritur Dom Nikollë Kaçorrin në aeroportin “Nënë Tereza”, ta kishte pritur me tërë protokollin e tij shtetëror, që nga Presidenti, Kryeministri dhe gjithë të tjerët. Ishte rasti që shteti shqiptar të shtronte “qilimin e kuq”, të rreshtonte truprojën e nderit, ta shoqëronte me marsh funebër pritjen në tokën e tij Nikollë Kaçorrin, pse jo ta ulte në gjysmë shtize Flamurin Kombëtar, atë simbol që ai e mbajti mbështjellë pas trupit për 94 vjet…
Nga: ABDURAHIM ASHIKU
Nikollë Kaçorri lindi në Krej – Lurë në vitin 1862…
Kush ka udhëtuar drejt Lurës, pasi ka kaluar Kurbneshin dhe Mërkurthin, qafën që ndanë Dibrën me Mirditën, nuk ka se si të mos jetë befasuar me ato livadhe në prehër të maleve, me pyjet e pishës, bredhit dhe arnenit, me blegërimën e deleve dhe qengjave në kullotë e këngët e thëllëzave labirinteve të barit në lulëzim, me Krejë – Lurën, lulen e bukur në tufën e lulefshatrave me emër të përveçëm e mbiemër të njëjtë: Krej – Lurë, Fushë – Lurë, Pregj – Lurë, Borie – Lurë, Gurë – Lurë…
Këtu e kaloi fëmijërinë Nikollë Kaçorri, midis Kaçorrëve të vjetër e të rinj, fisi më i madh i Krej – Lurës, e kaloi në gjirin e Luginës së thepisur të Mallës, lumë që mjel gjinjtë e liqeneve të Lurës lart maleve, Zabelit të Nikës mbushur me tregime e legjenda, Shkëmbit të Kuq që i qëndron fshatit si shpatull e Pregj – Lurës si monument, Bjeshkës së Lugjeve në zemër të së cilës sa herë flladiti ballin me ujin e burimit të ftohtë…
Një fotografi midis “kaçorrëve” dhe të tjerë të Krej – Lurës më ka ardhur mes relikteve të kohës së shkuar deri këtu në emigracion.…
Lexo më shumëJETA DHE VEPRIMTARIA E DOM NIKOLLË KAÇORRIT
Dom Nikollë Kaçorrit: ”Mos deksha pa hedhur një urë nga Kunora e Lurës deri në Zvicër që Europa të vijë e të shohë se Lura asht froni i Perëndisë me shtatë mrekullitë e saj”.
Nga: SALI AJAZI
Lindi në Krejë Lurë nga dy prindër me besime të ndryshme fetare, I ati katolik e ëma muslimane. Të dy prindërit i vdiqën shpejt dhe Nikolla mbeti jetim në moshë të njomë.…
Lexo më shumëNjë grusht dhé Lure për Dom Nikollë Kaçorrin
Nga HEKURAN VLADI
U gjet, u gjet më në fund… U gjet pas 50 vitesh mohim dhe 1 shekull pritje. U gjet pas kërkimeve të dëshpëruara të një nipi në SHBA, pas trokitjeve derë më derë të një historiani në arkivat e huaja, pas këmbënguljes së priftërinjve për të mbajtur amanetin e tij që të prehej në atdhe. U gjet Dom Nikollë Kaçori dhe atë nuk e gjetëm ne.…
Lexo më shumëDom Nikoll Kaçorri, Nënkryetar i Qeverisë së Vlorës 1912
Nga SALI AJAZI
Historia nuk i harron personalitetet e kombit të çdo vendi. Për ne shqiptarët, pas 25 vjetëve të shtetit të Skënderbeut, arritën të ribëhemi shtet i shqiptarëve nën drejtimin e Ismail Qemalit të Nikoll Kaçorrit, të Vehbi Dibrës e Luigj Gurakuqit me shokë.
Don Nikolla gjatë karrierës së tij fetare nga 1904 e deri në fund të jetës së tij 29 maj 1917 ka drejtuar ritet fetare e aktivitetin patriotik vetëm në Durrës.…
Lexo më shumëNë pritje të “28 Nëntorit të Tretë” – ditës së bashkimit etnik të shqiptarëve
Refleksione / 28 Nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar Shqiptar
Nga nëntori i Skënderbeut te Nëntori i Ismail Qemalit, një historik i shkurtër i ngritjes së flamurit dhe rritjes së ndërgjegjës kombëtare, për të ardhur të nëntori i tretë i shumëpritur: bashkimi i shqiptarëve nën një shtet.
Nga: Dr. Enver HALILI, Australi
… Lexo më shumëShqiptarët sot janë në pozitë shumë më të volitshme gjeopolitike.