Nga Edi Lesi
Eshtë hera e tretë që shtatoret e heronjve të kombit na përcjellin me indiferencë në bulevardin e blinave të Peshkopisë, në fushatën tonë të vendosur për të gjetur shpirtin e këtij qyteti, ata trubadurë bohemë tek të cilët qëndrojnë tiparet e një komuniteti të vogël.
E kërkuam më kot vëmendjen e shtatoreve edhe në 4 të mëngjesit, edhe një natë më parë, kur qemë fillthi aty, e sot që është e Djelë, ngjan përpjekje e dëshpëruar pasi ka shumë njerëz që e kanë mbushur deng në dy anët këtë shëtitore të fiksuar herët në memorie, prej atyre kartolinave të vjetra të vitit të ri.…
Lexo më shumë