Vendimi i Gjykatës Kushtewtuese:
1. Konstatimin e shkeljes së të drejtës për informim për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij, të garantuar nga neni 56 i Kushtetutës, në procedurat e miratimit të ligjit nr. 38/2021.
2. Urdhërimin e autoriteteve publike për të riparuar shkeljen e konstatuar dhe për të garantuar të drejtën për informim gjatë fazës së parë të zbatimit të ligjit nr.

Prej shumë dekadash Skavica është bërë “gogoli i dibranëve” nga të gjithë krahët e politikës, sa herë ato kanë ardhur në pushtet, të majta apo të djathta. Parlamenti dhe qeveria, nga tribuna të shpresës, janë kthyer në sytë e popullit në arena zëniesh, sharjesh e fyerjesh në maksimumin e mundshëm, duke na qeverisur me platforma politike dhe ekonomike të paqëndrueshme, pa u fokusuar në investimet prodhuese.…
Nënë Tereza ishte një shpirt i trazuar, që arriti ta kthejë në diçka pozitive përvojat e hidhura që përjetoi në Shkup, veçanërisht në 1919, kur babai i saj u helmua nga qarqe ultra-nacionaliste sllave, ka shumë të ngjarë si rezultat i aktivitetit të tij patriotik, dhe kur pas pak muajsh përjetoi shuarjen pothuajse të plotë të familjes së dajës së saj, si rezultat i Gripit Spanjoll të viteve 1918-20.
Më 22 prill 2024 u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në këtë mbledhje të asamblesë, në sallën “Aleks Buda”, u pranuan anëtarët të rinj të Akademisë së Shkencave, mes të cilëve z. Gëzim Alpion, profesor i asociuar i Sociologjisë në Universitetin e Birmingamit në Mbretërinë e Bashkuar.