Kthim në vendlindje … i një kolegu

Në orën 9.30 u nisëm nga Tirana në drejtim të Kukësit. Organizatori i këtij eventi, miku ynë Dëfrim Methasani, na propozoi, që për të shkuar drejt Peshkopisë, në mungesë të rrugës së Arbrit ku ende po vazhdojnë punimet, do të ishte më mirë të merrnim rrugën nga Kukësi, e cila edhe pse nja 40 kilometra më e gjatë nga ajo e Bulqizës, do të na shpëtonte nga troshitjet e gropave të asfaltit.…

Lexo më shumë

Propozimi i LID për Konferencën Shkencore për Rrugën e Arbrit:

Shoqata Lidhja e Intelektualëve Dibranë, në bashkëpunim me organizata të tjera joqeveritarë do të mbajë gjatë muajit Maj një konferencë shkencore, ku do të evidentohen rrugët dhe mundësitë e rigjallërimit ekonomik me vënien në funksionim të rrugës së Arbrit.

Kryesia e Shoqatës “Lidhja e Intelektualëve Dibranë”në takimin e organizuar në Nëntor të vitit 2018 ka vendosur që në muajit prill të vitit 2019 të organizojë një ekskursion për të vrojtuar ecurinë e punimeve të Rrugës së Arbrit dhe në fillim të muajit maj, në kuadrin e 12 vjetorit të mbajtjes së Kuvendit Tekniko Shkencor të vitit 2007, të organizojë një Konferencë shkencore ku të referohet për punën e kryer deri në prill 2019 për Rrugën e Arbrit si dhe të shihet mundësia e nxitjes së vazhdimit të rrugës së Arbrit në territorin e Maqedonisë dhe të mbahen disa referate për përmirësimin edhe ndërtimin e rrugëve lidhëse me aksin kryesor të Rrugës së Arbrit në të gjithë territorin e Qarkut të Dibrës
Brenda kryesisë së shoqatës është po qarkullon një projekt-programi i Konferencës për të tërhequr mendime, vërejtje e sugjerime.…

Lexo më shumë

Turi i Luginës së Shërimit

Përshkrimi i shtegut turistik të Luginës së Shërimit

Lugina e ka marrë këtë emër për vlerat kurative nga shfrytëzimi i burimeve termale të Llixhave të Peshkopisë dhe pjesës malore e bjeshkës së Skërtecit, pjesë e vargmalit të Korabit.
Udhëtimi në këtë tur është 3 ditor, por mund të organizohen edhe ture një ditore. Udhëtimi ëhstë shumë interesant, ku gërshetohet bukuria natyrore kuruese e ujërave të ngrohta termale, ajri i pastër i malit, gojëdhënat dhe vendbanimet historike të vjetra dhe të reja.…

Lexo më shumë

Gjyqe, borxhe dhe shpyllëzim: Pasojat që lanë pas HEC-t në liqenet e Bulqizës

Liqeni i Zi në Valikardhë të Bulqizës, i shpallur monument natyror. Foto: Geri Emiri.

Punimet për ndërtimin e HEC-eve që furnizohen nga një grup liqenesh mes Valikardhës dhe Martaneshit, përfshirë Liqenin e Zi që është monument natyre, kanë krijuar një varg konfliktesh dhe procesesh gjyqësore mes kompanisë, autoriteteve dhe banorëve.

Në dhjetor 2018, bashkia e Bulqizës paditi kompaninë “Teodori 2003” me pretendimin se i detyrohej 34.5 milionë lekë qira të papaguar dhe kamatëvonesa. Sipas akt-padisë, kompania që  ka prej vitit 2003 një kontratë koncesionare me qeverinë për të ndërtuar HEC-e duke shfrytëzuar ujin e disa liqeneve akullnajore, duhej t’i paguante bashkisë qira për shfrytëzimin e fondit pyjor, në bazë të kontratave të lidhura më herët me ish-Drejtorinë e Shërbimit Pyjor të Bulqizës.…

Lexo më shumë

Kthimi i Musait

Prej gati 25 vitesh, ndërsa propagandonim nevojën e një rruge të re për Dibër, njëra nga pyetjet që na lodhte më shumë ishte: A ka fuqi ekonomike Dibra që ta justifikojë ndërtimin e një rruge të re?
Atëherë, kur fjala “ndihma” përmendej më shpesh se fjala “punë”, përgjigjja e kësaj pyetje nuk mund të thuhej me dy fjalë. Kërkonte argumente, fakte, statistika e shifra që edhe një ekonomist do ta kishte të vështirë t’i përpunonte.…

Lexo më shumë

Bashkitë e Dibrës nën “pushtetin” e qenve endacakë

Bashkitë e qarkut të Dibrës nuk kanë asnjë plan për trajtimin e qenve endacakë. Këta të fundit kanë “pushtuar” rrugët e qyteteve dhe janë kthyer në një rrezik për banorët. Përpos Bashkisë së Matit që ka pak ditë që ka nisur nga puna për procesin e sterilizimit të qenve endacakë, Bashkia e Dibrës, Bulqizës dhe Klosit e kanë këtë plan vetëm në letër dhe dita që mund të vihet në zbatim duket shumë e largët.

Lexo më shumë

Muharrem Gjoka, burri i mirë i Dardhës dhe Dibrës

Njëri prej djemve të mirë të Dardhës dhe Dibrës, quhet Muharrem Gjoka, njeriu që edhe pse iku shpejt nga vendlindja e tij Zall-Dardha, kthen koken pas shpeshhere dhe gjindet pranë njerëzve dhe vendit të tij. Por nuk thonë kot që mbi vështirësi, ndodh që njeriu ndërton edhe një lumturi dhe si duket rrugëtimi i tij i kahershëm, i shërbeu si një shkollë e dytë, por edhe si një trampolinë për njeriun e mirë, fisnik dhe human i cili sot gëzon respektin e të gjithëve.…

Lexo më shumë

Veip Salkurti, “shqiponja” që po kërkon lartësi të reja

Periudha e pas viteve nëntëdhjetë e gjeti Veip Salkurtin nga fshati i Rashnapojës, pranë qytetit të Peshkopisë, plot me dëshira dhe energji. A do të dinte ai ti shfrytëzonte ata në mënyrën më efikase në dobi të vetes, familjes dhe shoqërisë. Kjo pyetje i rrinte vazhdimisht në kokë dhe kur dyzohej ndonjëherë se cilën gjë duhej të bënte, nga dy ose tre mundësi që kishte, i lutej Zotit, që e besonte aq shumë, për ta ndihmuar.…

Lexo më shumë

Bulqiza ndërtoi vendin, por vendi e harroi atë

Një historian i huaj shkroi se “Po të digjej Stambolli Dibra e ngre nga themelet, por po të digjet Dibra Stambolli kthen kokën pas …”
Kështu ka ndodhë edhe me Bulqizën, masivin më të madh krommbajtës që bashkë me Batrën (një trung kromi) i jepte Shqipërisë një milionë tonë krom në vit, por Shqipëria nuk i dha asnjë kacidhe që jeta atje, jetë mbi flori, tu jepte banorëve të saj zhvillimin më të begatë në vend.…

Lexo më shumë
1 98 99 100 101 102 162