Një gjyq mes kompanisë së kultivimit të peshkut Bio-Trofta në Dibër dhe asaj të hidrocentralit “Balkan Green Energy”(BGE), të cilat shfrytëzojnë rrjedhën e lumit Seta për bizneset e tyre zgjat prej gati dy vjetësh pa zgjidhje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Dibër.
Gjykimi filloi pas një padie të Bio Troftës ndaj BGE për një dëm në vlerën 300 mijë euro në dhjetor 2016 dhe është është ende larg përfundimit.…
Autor: migaaved
Sali Jakup Hoxha – njeriu i kontributeve dhe sakrificave
Krahina e Matit, përveç veçorive dalluese fiziko-gjeografike, përbën dhe veçorinë dalluese të familjes së madhe patriarkale me shumë frymë. E tillë familje ka qenë dhe ajo e Jakup Hoxhës në fshatin Gërman në rrethin e Matit, me mbi 40 frymë. Në gjirin e kësaj famije bën pjesë edhe Saliu, i cili ishte djali i parafundit i Jakupit (Pas Hamitit, Mehmetit, Isufit, vetë Saliu dhe i fundmi, Xhemali) si dhe i tri motrave (Zela, Fatimja dhe Lutfija), gjithsej 8 fëmijë që përbënin këtë familje të madhe.…
Lexo më shumë
Zyberi u flet të vdekurve
Të parët e një katundi u grindën se cili do të bëhej kryeplak. Njëri kërceu e tha:
Më mirë të bëjmë kryeplak Zyberin, se kështu nuk i ngelet hatri asnjërit.
Zyberi ishte më i humburi i katundit. E thirrën dhe i thanë:
Zyber, prej sot je kryeplak.
Unë nuk mund të drejtoj shtëpinë time, jo më katundin me treqind shtëpi.
Po paria e katundit nxori vulën e ia dha, duke mos pranuar asnjë kundërshtim nga Zyberi.…
LLIXHAT – PPP: privatizim, protesta, politikë
… Lexo më shumëProtesta e përfaqësuesve të shërbimit hotelerik dhe bizneseve familjare që jetojnë rreth e rrotull kompleksit të llixhave në Peshkopi nxorën në pah një proces të dyshimtë korruptiv në lidhje me marrjen në përdorim të ujërave termale.
Bashkia Dibër, megjithëse ka në pronësi kompleksin e llixhave, nuk ka ushtruar kompetencat ligjore për marrjen në përdorim të ujit.
Në dokumentet e disponueshme deri më tani nga redaksia apo të bëra publike nuk është e qartë nëse kompania po kërkon marrjen e kompleksit të llixhave apo marrjen e ujit në hyrje/dalje të kompleksit dhe po planifikon ndërtimin e një kompleksi të ri.
Kur populli të ngre këngë, veprat dhe emri nuk shuhen kurrë
Nëse ndodhesh në fshatin Urxallë, të Njësisë Administrative Macukull, Bashkia Mat dhe kërkon të njohësh figurë të historisë si atdhetar e patriot, menjëherë bashkëbiseduesi vendas të prezanton emrin e Shahin Toçit. Kjo situatë të ndodh edhe në fshatin tradicional, Macukull, ku dikur fshati Urxallë administrativisht ka qenë lagje e tij. Sigurisht, lista e atdhetarëve dhe e patriotëve të dëgjuar në këto fshatra është e gjatë, por ajo “shkurtohet” në një ku në memorien popullore ekziston emri i Shahin Toçit.…
Lexo më shumë
Tre Hasanët
Për bujarinë dhe “bukën e Zajmit”, në gojën e popullit kemi edhe nji ankdotë:
“Hasan beg Zajmi, shquhej në Dibër për mikpritjen e tij. Si e shembi në dajak Jashar Gazi Toçin, kajmekamin turk në Peshkopi, i doli nami në nëndë malet e Dibrës. Pikërisht për këtë gjë e kapi cmira Hasan beg Xhilagën. Një natë, ky ndodhej për darkë tek Hasan beg Karahasani.…
Ndërtimi i HEC-it Seta 4 në Dibër, Gjykata Administrative rrëzon padinë e banorëve
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë rrëzoi të premten padinë e 11 banorëve të fshatit Çidhën në Dibër, për shfuqizimin e pjesshëm të kontratës koncesionare për ndërtimin e hidrocentralit SETA 4.
Kjo çështje kishte si relator gjyqtarin Avni Sejdi, ndërsa vendimi u mor me shumicë votash. Gjykata u shpreh se banorët nuk i kishin provuar pretendimet e tyre se HEC cënonte zonat e mbrojtura.…
Nezir Selita, njeriu i mençur i Matit
Të urtët popullorë u ngjajnë thesareve, sikur rilindin e jetojnë nëpër brezni. Ata lënë gjurmë mençurie, dritë mendje e zemre, dritë shpirti. Sot e kësaj dite si i thonë kur ndizen bisedat e odave në Mat, Dibër e më gjerë thonë më të moshuarit: Ka pas thënë Zirë Selita… Mendja e ndritur, kultura e odave, “akademia” e filozofisë matjane, dibrane e kombëtare u bë pronë e Nezir Haxhi Selitës, së Vinjollit të Matit.…
Lexo më shumë
Edlira Haxhiymeri, Pedagogia e përkushtuar për arsimin dhe shoqërinë
Edhe pak ditë na ndajnë nga 7 Marsi, Dita e Mësuesit dhe nuk mund të kalojë pa shkruar për një prej emrave më të njohur, më të dashur dhe më të respektuar në fushën e mësimdhënies, prof. Edlira Haxhiymerin. Mbi tridhjetë vite në mësimdhënie si pedagoge, studiuese e sot pedagoge me kohë të plotë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale nuk është pak.…
Lexo më shumë
“Vendimi për dhënien në përdorim të ujërave termale do të anulohet”
Dua të ndaj sot me ju një shqetësim madhor të zonës që përfaqësoj, shqetësim i cili, falë vullnetit të Kryeministrit Rama dhe përpjekjeve të përbashkëta, duket se ka hyrë në rrugën e zgjidhjes.
E kam fjalën për një vendim të marrë nga Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bunë, i cili më datë 11 Dhjetor 2018 vendosi për miratimin e lejes për përdorim të ujërave termale në qytetin e Peshkopisë, subjektit “Nesimi-Construction-78”.…