Dibrani që nuk ngopet me tituj kampionësh!

Arbër, nëse dikush të sheh kuptohet qartë nga format e trupit që je pjesë e sportit të bodybuilding. Pra, ti je një kampion! Na fol pak mëshumë për veten tënde?
Unë kam lindur në fshatin Kurbek të Maqëllarës në vitin 1986. Atje kam kaluar fëmijërinë time. Shkollën e mbarova në Maqëllarë dhe çdo gjë kujtoj nga ajo kohë ka qenë e bukur.…

Lexo më shumë

Xhaketa e Aliut

Është ditë e hënë. Ora shënon tetë e mëngjesit dhe kafeneja e Lal Pogës ende nuk është hapur! Zakonisht Lala çel në orën shtatë, por hajde merre vesh pse sot e ka thyer këtë rregull. Tani sapo erdhi edhe Aliu dhe u bëmë gjashtë vetë që presim të hapet dera e lokalit. Jemi ngulur përballë tij dhe pyesim njëri-tjetrin: di gjë ti Servet, ç’ka ndodhur me Lalën, që sot nuk ka çelur si gjithëherë në orar?…

Lexo më shumë

Një ditë në Prat, aty ku festojnë banorët e Katër Grykëve

Një ftesë nga Tofik Totraku
Natën e 20 majit 2018, ditën kur do të festonin Katër-Grykët e Dibrës festën pagane të Shënkollit në Prat, rreth orës 12.00 të natës, më ra zilja e telefonit:
-Përshëndetje! Jam djali i Mehmet Totrakut. Uroj që ke kthyer në vendlindje!
-Faleminderit dhe ju përgëzoj o Latif!
-Jo, nuk jam Latifi. Jam djali i vogël i Mehmetit, jam emigrant në Itali.…

Lexo më shumë

Batalioni partizan i Dibrës

Gjatë vitit 1943 lufta kundër fashizmit italian çoi në zhvillime të reja e të rëndësishme për fatet e Atdheut dhe popullit shqiptar. Jashtë këtyre zhvillimeve nuk mund të mbetej Dibra, përkundrazi aksionet e Çetës së parë të Dibrës (20 qershorit 1942)u shtuan. U krijuan Çetat e reja partizane si ajo e Grykës së Madhe, Sllovës në shkurt të vitit 1943 dhe Çeta e Gollobordës në ditët e para të muajit gusht 1943.1 U shtuan radhët e luftëtarëve, lindi nevoja e krijimit të njësive më të mëdha ushtarake si batalionet, brigadat, divizionet e korparmatat.…

Lexo më shumë

Adem Bunguri, laureat i çmimit “Dea Dardanicae” në Kosovë

Në mjediset e Muzeut të Kosovës, u organizua më 28 mars 2018 ceremonia e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Sipas vlerësimit të Jurisë Profesionale, Adem Bungurit, iu nda Çmimi për Veprimtari jetësore “Dea Dardanicae”.
“Nuk kam dyshim që juria profesionale ka vendosur drejt. Çmimet e tilla jepen për të vlerësuar punën e juaj dhe jam mirënjohës për punën tuaj.…

Lexo më shumë

Ritëm vallje e refren kënge

Në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë në pranin e miqve, dashamirësve të kulturës, shkrimtarë e artistë, u promovua libri kushtuar Xhelal Çerpës, një artist shumë dimensional, në fushën e kulturës jo vetëm në Dardhë, por edhe më gjerë. Nën moderimin e aktorit Llesh Nikolla folën për librin dhe sollën kujtime për Xhelal Çerpën, aktorin, humoristin, valltarin, autorin e teksteve e muzikë të disa këngëve, organizatorin e shumë aktiviteteve kulturore artistike për 40 vite me radhë si drejtues kulture në Zall Dardh por edhe në Maqellarë, Guri i Zi , Shkodër, në HC Fierz etj.…

Lexo më shumë

KALAJA E DODËS – VËSHTRIM ENCIKLOPEDIK

Parathënie

KALAJA E DODËS – VËSHTRIM ENCIKLOPEDIK
Dheu i Kalasë së Dodës (emërtimi dhé është i autorëve; përdorimi është gjithëpopullor në truallin, për të cilin është shkruar libri) ka kufij natyrorë e historikë Veleshicën e Ujët e Lapave. Është një dhé me kroje e me kopshte. Me ara e me livadhe. Me kullota e me bjeshkë. Me ujëra e me ujëvara.…

Lexo më shumë

Dëshmori Hamdi Lleshi, tankisti i parë shqiptar, që ra për çlirimin e Dibrës së Madhe

Hamdi Lleshi ka lindur në Zogje të Dibrës në vitin 1924.
Ai është i biri i Pëllumb Lleshit dhe nipi i Tush Lleshit, djali i xhaxhait të Haxhi Lleshit. Kur ke thënë këto emra ke thënë gjithë historinë e fisit të shquar Lleshi të Dibrës dhe të Shqipërisë. Gjyshi i tij, Tush Lleshi, arriti të krijonte një çetë me luftëtarë nga fshatrat e Zogje, Gjuras, Shtushaj, Mazhicë, Bllacë, Topojan dhe Kovashicë dhe e vuri në shërbim të çështjes kombëtare.…

Lexo më shumë

Takimi i fundit me Rexhep Smaçin

Kurrë nuk e kisha menduar se do të shkruaja një ditë për vdekjen tënde Rexhep! Por ja që ndodhi dhe e paskam mjaft të vështirë, mjaft të pa mundur, pasi lotët në të tilla momente nuk komandohen dot.
Të ikësh fare pa pritur, befasisht në një moshë të bukur ku ende prisnin të gjithë nga ti edhe më shumë, ndarja jote nga kjo botë gënjeshtare na la pa fjalë të gjithëve.…

Lexo më shumë

Nga Peshkopia në Fushë Lurë, rrugës nga Grykë Noka

 

Kisha ikur për disa ditë nga Tirana për të eksploruar një pjesë të Shqipërisë që ende nuk e kisha vizituar. Kështu që u nisa nga Peshkopia për në Fushë Lurë.
Kjo zonë e vendit është padyshim e mrekullueshme, por unë nuk po udhëtoja si turist dhe, meqë kisha kohë të kufizuar, nuk mund të qëndroja askund për shumë gjatë.
Duhet ta them që në fillim se kjo histori ka ndodhur në një kohë kur shumë pak të huaj vizitonin zonat e largëta të Shqipërisë, por gjithashtu duhet të them që personalisht nuk u ndjeva kurrë i kërcënuar dhe nuk pata probleme.…

Lexo më shumë
1 111 112 113 114 115 162