GJAKHUMBURIT E JETËHARRUARIT NË KËRKIM TË FLORIRIT…

 

Nga Abdurahim ASHIKU

 

  • Njerëz të lirë që dhanë jetën galerive të kromit…

  •  Njerëz të burgosur që dolën në “liri” në një mënyrë që askujt mos i ndodhtë…
  • Njerëz që kur hynin galerive uronin: “Dalshim shëndoshë”…

Gjakhumbur e jetëharruar, mbledhur në një libër që tash pesë vjet askush, nga ata “kushët lart”, nuk e ka marrë në dorë, pa le ta shfletojë, të lexojë jetët e të kërkojë gjakun pikuar e rrjedhë honeve të errëta të nëntokës.

Lexo më shumë

Masakra e Çidhnës (1466)

Pozicionimi i forcave osmane

 

 
Foto 4 Forcat osmane perballe Kalase dhe Shehut te Thate
Foto 5. Kepi i Xhitetit, porta hyrese per ne Çidhen

 
Në historinë e veprimeve luftarake që orditë osmane kanë kryer në teritorin shqiptar, ajo në Çidhën, e gushtit 1466, përbën pasqyrën më të qartë të barbarive të kryer mbi njerëzit në të gjithë Ballkanin. Studiues të shumtë i janë qasur kësaj ngjarjeje dhe përmasat e saj sot janë bërë objekt diskutimesh shkencore.…

Lexo më shumë

Nisin punimet në Rrugën e Arbrit, presidenti i Gjoka Konstruksion deklaron: Punimet mbarojnë për 2 vjet

Opozita kundërshton: “Nuk ka transparencë. Kontrata e rrugës së Arbrit është bërë për interesat e Ramës e jo dibranëve”.

Presidenti i Gjoka Konstruksion: “Pavarësisht se në kontratë punimet janë parashikuar të zgjasin 44 muaj, punimet ato do të mbarojnë për dy vite. Projektit fillestar i janë bërë ndryshime thelbësore, duke siguruar një rrugë me standarde europiane. Janë shtuar në projekt edhe dy tunele të tjera në fshatin Fshat duke e bërë rrugën e Arbrit një rrugë me 5 tunele.

Lexo më shumë

Ismail Shulku, ushtaraku madhor i Frontit Verilindor

 

Ismail Shulku lindi në Peshkopi më 10 shkurt 1943. Në qytetin e Peshkopisë kreu arsimin 7-vjeçar, si dhe shkollën e mesme. Babai i tij kishte shumë dëshirë që djali të bëhej ushtarak, por Ismaili dëshironte të bëhej mekanik. Duke parë vëllain e madh Ymer, që po ndiqte studimet për ushtarak në Shkollën e Bashkuar, por sidomos uniforma, që e pëlqente shumë, vendosi të bëhej ushtarak.…

Lexo më shumë

Televizori

Televizori diç dërdëllet me zërin e ulur deri në minimum në këndin e odës së rrethuar me divane me dy kënde në formë u-je. Një emision që më duket se titulli i fillon me MAG. Mbi divane janë ulu burrat, që po ti numërosh me kokë nuk janë më shumë se 8-9 veta. Nuk dallohet leht nëse janë mbledhur për mirë apo janë mbledhur për keq, por mundet me qenë mbledhë pa sebep, sepse katër burrat janë të shpisë.…

Lexo më shumë

Provat e jetës e të përkushtimit të Elmaz Muratit

Jeta,përkushtimi,provat dhe rrezatimi i shpirtit përmes tyre,janë dhe mbeten përjetësia e njeriut.Sigurisht,që jo shpesh njerëzit vlerësojnë provat, përkushtimin,por këto lënë gjurmë   dhe madhështojnë cilindo që shembëllen në rrugët e jetës.Figura e inxhinierit të talentuar dhe demokratit të shquar të Kalisit,Elmaz Murati, është skalitur ndër vite përmes shembujve përkushtues ndaj punës dhe drejtësisë dhe mirësisë.Kushdo që jeton atyre anëve,po edhe më gjerë, ka dëgjuar për të parët e tij,kullën shekullore,traditat,për vëllezërit e vet,për gjurmët që kanë lënë në përballje me vështirësitë,pasionin,dritën e nderimit,vlerat e diturisë, të çmuara prej tyre.Historia…

Lexo më shumë

Xhavit Gasa, poeti i dhimbjes dhe i mallit për vendlindjen

Jeta. Sa e bukur e krenare, por edhe sa e vuajtur e tragjike, sa e dhimbshme aq edhe fisnike, sa e shndritshme aq edhe e errësuar, sa e përkushtuar aq edhe gjurmëlënëse. Këto e plot të tjera lexuesi i zbulon në riledimin e librit poetik “Të fala nga Londra” të matjanit të fisnikërisë e të vuajtjeve Xhavit Gasa. Libri, sigurisht i thjeshtë duket në pamje, i vogël, por ai përmban madhështinë, vlerat, traditat, dritën e shpirtit e mbi të gjitha kronikën e jetës.…

Lexo më shumë

Rruga e Arbrit nga premtim në realitet

Një nga paradokset e mëdha është se Dibra me pasuritë e saj ka ndihmuar në zhvillimin e vendit, shumë më tepër seç ka mundur të ndihmojë veten, sepse nga njëra anë, mungesa e rrugës, gjë që shumëkënd e bën të jetë hezitues për të ardhur deri këtu dhe nga ana tjetër, mungesa e vëmendjes që ndjehej kudo në Dibër deri përpara shumë pak vitesh kanë bërë që banorët e kësaj zone të jenë dëshmitarë vetëm fushatash elektorale dhe të tjerët të mos bëhen dot dëshmitarë të bukurive e të pasurive të jashtëzakonshme që ka kjo zonë.

Lexo më shumë

“Këtu ka burra!”, himni i dibranëve

Nga Adem Nazifi

Në kushtet e një dileme për të shijue deri në fund rehatinë në shtëpinë e bleme pas një periudhe të gjatë vështirësish fitoi nevoja për të mbeshtetë djalin në përpjekjet për një jetë ma të mirë…dhe me 31 Maj 2002 mbas udhëtimit për Tiranë – pa dasht të them se u largova nga Peshkopia,me të cilën më lidh lindja e rritja në moshë ,dinjitet, punë me pasion e ndershmëri, deri sa dola në pension.…

Lexo më shumë
1 118 119 120 121 122 162