Nga Selman Meziu
Materie e ngurtësuar dhe shpirtërore. Ura – mjet lidhës. I dy brigjeve përrenjsh, lumenjsh edhe vijash uji. Lidhje miqësore, urë lidhëse në mes popujve, kulturave, traditave…
Ura e Çikut lidhte dy brigje. Shullanet, brigjet rreskore (shiste argjilore S.M.) e fisit Lala. Në mes i ndante lumi Murra. Emrin thuhet se e mori nga fshati Qafë Murrë, nga ku fillojnë damarët e kaltër me burimet e tyre të saj.…

Në fisin Duriçi në Vajkal me traditat më të mira patriotike, dallohej në vite përpjekja për të jetuar me dinjitet duke punuar, por më veçanërisht në këtë shkrim do të sjellim një familje zanatçinjsh në disa breza. Shefqet Duriçi ka lindur më 1942 në Vajkal Bulqizë në një familje zanatçinjësh dhe të përkushtuar ndaj punës, babai i tij Asllani dhe xhaxhai Arifi kanë qenë mjeshta të ndërtimit të shtëpive bashkë me Ismailin e Selmanin, por edhe të punimit të orendive shtëpiake, për të jetuar me ndershmëri dhe për të arritur objektivat për të edukuar e shkolluar fëmijët, që të bëhen të zotët për jetën e tyre.…
Vajkali është fshat famëmadh e historik në qarkun e Dibrës. Aktualisht përfshihet në njësinë urbane të Bashkisë Bulqizë. Fshati në fjalë shtrihet në pjesën më të sipërme të luginës së Bulqizës, në të dy anët e saj, në lindje të qafës së Buallit, në lartësinë 740-800 m (territori i fshatit shtrihet nga 720 m në zalli tek Pishat e deri në 2101m që është maja e Kreshtës së Balgjait).…
Agron Tufa fitoi çmimin Kombëtar të Letërsisë, për kategorinë “Romani më i mirë i vitit”, me romanin “Ngjizja e papërlyeme”, “për një rrëfim mjeshtëror dhe një galeri të pasur personazhesh, ku gërshetohen së bashku historia, fantastikja dhe grotesku”.
Në 30 vitet e fundit, emri i inxhinierit tashmë të ndjerë Haki Kola zë një vend të veçantë në Pylltarinë shqiptare por dhe në Kosovë, si një konsulent dhe drejtues i projekteve për pyjet, të financura dhe mbështetura nga donatorët ndërkombëtar.…
Punimi i studiuesit Adem Bunguri me titull “Përkrenare ilire në Shqipëri dhe Kosovë” vjen për diskutim vetëm një vit pas monografisë “Vegla bakri dhe sëpata bronzinë Shqipëri dhe Kosovë”. Në këtë punim, ashtu si edhe në punimin e mëparshëm, autori trajton një kategori të veçantë objektesh prej bronzi, siç janë përkrenaret ilire.…