PROF. DR. HASAN ÇIPURI – TERMINOLOGU I SHQUAR USHTARAK

Gjeniu është titulli i librit shkencor-popullarizues të Enver Kaloshit. Gjeniu është profesor doktor Hasan Çipuri. Titulli është i spikatur. Hasan Çipuri ka shkruar e ka botuar 32 560 faqe shtypi. Ka udhëhequr 24 vepra kolektive (fjalorë terminologjikë ushtarakë shqip-anglisht-rusisht etj.). 32 fjalorë shqip-gjuhë e huaj mbajnë emrin e Hasan Çipurit si autor, si bashkautor e si drejtues shkencor (kryeredaktor). Ka hartuar 160 zëra enciklopedikë.…

Lexo më shumë

Sllova është e Dibrës, Sllovana është e imja

Trandafile Molla Baja, vajza durrsake që shkruante poezi që në kohën e gjimnazit,  është e martuar që në vitin 1975 me Ramazan Baja nga Sllova. kanë jetuar në Durrës, por prej vitit 2002 u largua familjarisht për në Itali, në Novara, ku aktualisht jetojnë dhe punojnë. Në një intervistë për gazetën “Rruga e Arbërit” rrëfen për jetën dhe poezinë…

 

 – Kush është Trandafile Molla Baja?

Lexo më shumë

Gruri, kultura që po mbillet çdo vit e më pak

Korrja e grurit | Foto: B.Karoshi

Qarku i Dibrës mbjell zakonisht një sipërfaqe prej rreth 3000 hektarësh. Të dhënat tregojnë se në vitet në vazhdim, sipërfaqja e mbjellë me këtë kulturë, po vjen në ulje të vazhdueshme, duke bërë një zbritje drastike me gati 1000 hektarë, në vitin aktual. Arsyet për këtë janë të shumta.

Në qarkun e Dibrës, ka fshatra të thellë, malorë me rrugë të ngushta, dhe pamundësi për të shkuar kombajna për korrje, apo makineri të tjera.

Lexo më shumë

Liman Hoxha, njeriu i punëve dhe jo i fjalëve

Fundi i pranverës erdhi mjaft i bukur dhe i veçantë për shkollën jo publike “Sarina 2002” . Viti shkollor po mbaron, matura e angazhuar totalisht për provimet e vetë e gjithë shkolla në festë. Një festë e madhe kolektive kjo që i ka kaluar përmasat e festave të zakonshme. Nuk paska nevojë për komision, protokoll e organizim. Çdo gjë shkon jashtë çdo lloj parashikimi.…

Lexo më shumë

Le të ma tresë trupin tim, dheu i Sofraçanit

Këto ishin fjalët e fundit të Xhelal Roçit. Xhelali u lind në fshatin Sofraçan Njësia Administrative Zerqan, rrethi Bulqizë në një familje atdhetare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje , ndërsa atë 7 vjeçare në Shupenzë. Në vitet 1957 – 1962 punoi në ndërmarrjen e grumbullimit Shupenzë. Në vitet 1962 – 1965 kreu shkollën e Bashkuar të Oficerëve të Ministrisë të Punëve të Brendshme në Tiranë me rezultate shumë të mira.…

Lexo më shumë

Të pushtojmë Korabin

Vullnetare te Changing the future gjate nje udhetimi turistik ne Malin e Korabit

Për herë të parë klubi Discover Albania e vendos malin e Korabit si atraksion turistik. Misioni ka nisur më 5 mars dhe më 2 korrik, anëtarët e klubit synojnë ngjitjen në majën më të lartë në Shqipëri.

Fundmaj, ditë e shtunë, unë së bashku me tim atë morëm rrugën për në Malin e Korabit.
Pika e nisjes për ngjitje alpinistike (edhe pse ne nuk kemi kishim këtë plan) në Korab është fshati Radomirë, i lidhur me rrugë automobilistike me Peshkopinë.…

Lexo më shumë

“Fjalori me fjalë e shprehje nga Ujemuja” dhe tabloja e tij jashtëgjuhësore*

Ujemuja shtrihet në veri të qytetit të Peshkopisë – rreth 25 km larg, fshati më i tejmë. Është një rrafshnaltë, me toka prodhuese, me shumë gjelbërim e me shumë drurë e pemë. Siç e tregon vetë emërtimi (gjuhësisht, një përngjitje: ujë + e + më + ujë “nga uji tek uji”), krahina kufizohet me ujëra (në tri anë): Veleshica (në veri), Drini (në perëndim), Përroi i Gramës (në jug).…

Lexo më shumë

Pehlivanët e Gollobordës

Nisma e Shoqatës Sportive “Golloborda” për të shkruar librin “Pehlivanët e Gollobordës” bashkoi zemrat e shumë bijve të saj për të kontribuar me të gjitha mënyrat në pasurimin e përmbajtjes me të dhëna dokumentare dhe trashëgimi të vyer gojore që u është përcjellë brezave.
Zelli e përkushtimi i bashkëpunëtorëve të panumërt në këtë sipërmarrje rriti përgjegjësinë e autorëve për të përmbushur dëshirën e tyre, të përjetësojnë një pjesë të artë të traditës gollobordase në historinë e Shqipërisë dhe veçmas të mundjes “pehlivançe”.…

Lexo më shumë

Ervis Trupja: Dibra ka nevojë për një frymë të re

Ervis Trupja

Ervis, për të gjithë ata që nuk të njohin, je një inxhinier i suksesshëm për moshën që ke. Mund të na bësh një përshkrim të shkurtër rreth vetes tuaj për një publik që nuk të njeh?
Jam lindur në fshatin Staravec të Dibrës, aty ku mbarova shkollën fillore. Shkollën 8 vjeçare e mbarova në Peshkopi, ku në moshën 15 vjeçare zhvendosem në qytetin e Kavajës për të kryer shkollën e mesme në një kolegj turk.…

Lexo më shumë

A është “Qytetar Nderi” Xhafer Martini?!

Xhafer Martini

Para disa kohësh, në listën bajagi të gjatë “Qytetar Nderi” për Bashkinë e Peshkopisë, u shtua dhe një personalitet tjetër… E ç’rëndësi ka se ç’profesion kishte Mohikani i Fundit, se ç’farë seksi, moshë a tiparet karakteristike të fytyrës, ngjyra e flokëve apo meritat e spikatura në veprimtarinë e përditshme disa vjeçare, dhjetra vjeçare në shërbim të komunitetit, për komunitetin e në funksion të komunitetit.…

Lexo më shumë
1 143 144 145 146 147 162