Zabit Lleshi
Xhevat Jella*
Pushtimi i Shqipërisë nga Italia me 7 prill ishte një akt agresiv ndaj një vendi të vogël, të lirë dhe paqedashës. Ky pushtim ishte përgatitur dalëngadalë gjatë regjimit të Zogut, me anë të marrëveshjeve politike dhe ekonomike, që e kishin kthyer vendin në një gjysmë koloni. Si gjithë shqiptarët, dibranët duhet të përballonin jo vetëm prapambetjen që kish ardhur nga luftërat e gjata me pushtuesit osmanë, serbë (1912-1921), bullgarë, austriakë në vitet 1916-1918, por edhe nga masat represive të qeverisë Zogut që shpejtuan pushtimin e skllavërimin e Shqipërisë.…

Mulla Gafurr Brika lindi në fshatin Ploshtan të nën/ Prefekturës së Bice më 15.04.1875 nga prindër Rrahman Brika Emine Brika (Hafuzi).
Të enjten e 2 qershorit 2022 ndërroi jetë Hysni Bruçi, një nga personalitetet dibrane, i njohur për kontributin e tij real në zhvillimin e arsimit, letërsisë, artit dhe kulturës në Dibër.
A duhet sakrifikuar Dibra? Si banor i kësaj treve dhe që i përkas moshës së tretë, me plot bindje dhe me plot argument Dibra nuk ka asnjë arsye për t’u sakrifikuar qofshin këto Rajonale apo Kombëtare. Dibra jo njëherë, por shumë herë është sakrifikuar për interesat e mëdha të Dibrës e mbarë vendit.
Dhjetëra qytetarë u mblodhën të shtunën (16.04.2022) në qendër të Tiranës dhe marshuan në drejtim të kryeministrisë për të shprehur revoltën e tyre kundër planeve të qeverisë shqiptarë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.
Dibra ka një monument të madh. Përmasat e tij kanë përmasat e rrethit, shtrihen nga mali i Korabit në malin e Dejës, nga liqenet e Valikardhës në liqenet e Lurës. Monumenti është vepër e krijimtarisë dhe e djersës së popullit dibran. Një bisedë, qoftë kjo e ilustruar më së mirë flet pak për madhështinë e vërtetë të këtij monumenti, Veprave Ujore të Dibrës.…