ZEQIR HYSA – kujtim e dhimbje, që dhemb gjithmonë

Nga SHAQIR ÇERPJA

Koha ecën dhe ne ecim e udhëtojmë me kohën. Edhe kujtimet ecin e udhëtojnë me ne. Kujtimet ecin me kohën, por ato nuk shkojnë si koha dhe nuk shkojnë me kohën, por rrinë përherë me ne, rrinë dhe flasin  me njerëzit. Rrinë në shpirtin dhe zemrën tonë. Malli i shpirtit i ushqen dhe i mban gjallë kujtimet. Malli i shpirtit bëhet lot dhe loti i flladit dhe i freskon ato.

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta veterani Besim Bajraktari

Më 14 shkurt  2022, u nda nga jeta në mënyrë të papritur veterani Besim Bajraktari nga Dohoshishti i Dibrës. Edhe lisat e fortë, ata që u kanë bërë ballë rrebesheve e stuhive ndër dekada, një ditë rrëzohen për dhe, në tokën ku janë ngulur fort rrënjët e tyre. Besim Bajraktari u nda nga jeta në mënyrë të beftë mëngjesin e asaj të hëne, kur qe ngritur si çdo ditë tjetër dhe familjarët e prisnin në tavolinë për të ngrënë mëngjesin, por ai atë ditë nuk zbriti.

Lexo më shumë

LAMTUMIRË, MEXHIT MËZIU

Nga HALIL RAMA

Pothuajse, gjithë burrat e djemtë e Muhurrit, si edhe të krahinave përreth, jo vetëm të ardhurit që banojnë në metropolin shqiptar, në Durrës, Laç, Lezhë e Shkodër, por edhe nga trojet autoktone e nga hapësira mbarëshqiptare në botë, ishin më 13 shkurt 2022, në mesditë, në varrezat e Bathores, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Mexhit Mëziut. Vetë prania e mijëra dibranëve në këtë ceremoni mortore ishte dëshmia më e qartë e respektit që ata gëzonin për Mexhitin.

Lexo më shumë

“Jo Skavicës” në fletën e votimit

Nga Bujar Karoshi

Fituesi është paracaktuar, ndaj ktheni zgjedhjet në një referendum

Përballë “pakënaqësisë” që njerëzit nuk po dëgjohen dhe nuk janë dëgjuar për Skavicën, kanë mundësinë që këto zgjedhje t’i kthejnë në një referendum për Skavicën. Pavarësisht se cilin kandidat votojnë, ata mund të shkruajnë në fletën e votimit “Jo Skavicës”. Me këtë zgjedhje do t’i bëjnë fletët e votimit të pavlefshme, por në qoftë se kjo mënyrë votimi është në shumicë, do të japin mesazhin se kundër Skavicës janë të gjithë bashkë, pavarësisht bindjes politike.

Lexo më shumë

Skavica – sfidë të cilën mund ta fitojmë vetëm të bashkuar

Nga Bujar Karoshi

Pse kanë Frikë banorët? A ka konsultime me to dhe kur do të zhvillohen? Planet jotransparente të qeverisë. Protesta pak, rezultat aspak. Partitë politike janë “pro” Skavicës. Ndërtimi i Skavicës – a mund të fitojë Dibra? Protesta në New York: A ka vend për shpresë?

Moskoordimi i përpjekjeve të zërave kundër që vijnë nga shoqëria civile, planet e qeverisë për ta ndërtuar hidrocentralin dhe puna e kompanisë në terren për fazën e parë të ndërtimit ka rritur frikën te banorët e Dibrës, se jo vetëm nuk do të marrin kompensimet sipas tregut, por edhe ato që u takojnë sipas ligjit nuk do t’i marrin dot.

Lexo më shumë

Peticion kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës nga komuniteti shqiptar në Amerikë

Peticion drejtuar:
Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta,
Kryeministrit Edi Rama,
Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku

Zoti President, komuniteti shqiptaro-amerikan me qendër në New York, SHBA, i themi JO Digës së Skavicës dhe PO alternativave energjetike.
Projekti i Digës së Skavicës cënon proceset ligjore dhe kushtetutën shqiptare, është shkatërrues për mjedisin, shkatërron identitetin dhe kulturën dibrane dhe identitetin e popullit shqiptar dhe është kundër interesit kombëtar të vendit.…

Lexo më shumë

“Stop Skavica” – thirrja që duhet të na bashkojë

Nga Ferzileta Gjika*

Dibra është në kërkim të një përfaqësuesi që mirëpret mundësitë për të deleguar dhe gjetur mënyra për t’i përfshirë të gjithë në procesin e vendimmarrjes dhe për të vlerësuar ndryshimin. Përfaqësues të tillë dëgjojnë dhe vlerësojnë synimet në lidhje me hyrjen dhe disponueshmërinë për reagime. Drejtuesit proaktivë krijojnë një mjedis të sigurt dhe mbështetës, duke nxitur punë krijuese dhe produktive ku dibranët ndihen të motivuar dhe të vlerësuar.

Lexo më shumë

Asnjë në votim: Dibra Po! Skavica Jo!

Nga Abdurahim Ashiku

Votuesit dibranë mund e duhet të dalin në zgjedhje me një kusht:
heqjen zyrtarisht, me vendim të Kuvendit, ndërtimit të hidrocentralit
të Skavicës. Pa këtë – votë nuk ka. Zgjedhje – nuk ka!

Dibra do të ketë zgjedhje brenda dy muajve. Zgjedhje për kryetar bashkie. Lajmi po qarkullon nga Presidenca në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve. Nga Meta te Celibashi.…

Lexo më shumë
1 32 33 34 35 36 162