Nga prof. Hysni Bodini, ing. Agim Shehu
… Lexo më shumëBraktisja e këtij segmenti të rrugës nacionale Peshkopi- Burrel po çon në braktisjen e fshatrave që e përdorin atë. Është gjendje e trishtueshme të shohësh gjithandej shtëpi e kulla të moçme 2- 3 katshe të rrënuara e të tjera në prag të shembjes, kur për ngritjen e tyre kanë bërë mund të madh disa breza dhe mbartnin ngjarje e histori interesante.
Nuk ka njeri që të mos tërheqë zvarrë kujtimet e fëmijërisë. Ato janë lidhur e thurur keq në subkoshiencën e secilit, pa mundur ti shqisësh, sado të përpiqesh. Ato ecin me ty, flenë me ty, pushojnë me ty, ecin sërish me ty e vdesin bashkë me ty. Dikush më shumë e dikush më pak, të gjithë kanë nostalgji për vendlindjen, qoftë ajo fushë pjellore, qoftë ajo dhe një majë mali, ku është e vështirë mbijetesa, ku vetëm zogj e kafshë të egra mund të ketë dhe vetëm rrallë e tek ndonjë shtëpi.…
Buzëqeshja, energjia dhe mirësjellja e karakterizojnë 39 vjeçarin Pavel Kunc, i cili po mëson dhe shqipen së fundmi.
A keni menduar të qëndroni disa netë në stan? Imagjino peizazhet më të rralla malore… Imagjino qindra kafshë që të zgjojnë në mëngjes me zhurmat e tyre të bukura. Imagjino një ditë si çoban në mal. Imagjino një krevat të ngrohtë në bjeshkë, pranë zjarrit, me miliona yje mbi kokë. Pa lukse, pa teknologji, në thjeshtësinë e një stani.
Autor i ekspozitës “Nana”, Zaim Elezi (Zaya), artisti dibran i lindur në vitin 1958, studioi në Liceun Artistik të Tiranës (1974-1978) dhe në Institutin e Lartë të Arteve (1979-1983) për skenografi. Prej vitit 1984 ai është pjesëmarrës në dhjetëra ekspozita kolektive brenda e jashtë vendit, autor i katër ekspozitave personale, e fundit në Muzeun Historik Kombëtar (2020) dhe fitues i disa çmimeve kombëtare.
Tema e Amësisë ka prezantuar ndjenjën e dashurisë së thellë, lidhjen e pazgjidhshme dhe hyjnore që lidh nënën me fëmijën, duke mbetur një nga temat më të bukura dhe më tërheqëse në historinë e Artit. Imazhi i gruas që krijon jeta është emblemë e vlerave të vërteta, të pastra dhe ndjenja e mbrojtjes ndaj krijesës së saj, na sugjerojnë lidhjen e dashurisë dhe të empatisë për të gjithë njerëzimin.…
Aty në qendër të Okshatinës, në anë të rrugës që të çon për Bulqizë e më pas për Tiranë, syri të kap pamje me të vërtetë interesante e magjepsëse. Të duket sikur sheh një galeri artesh, apo një ekspozitë piktorësh të mëdhenj. Në fakt, autori i kësaj mrekullie është Lulzim Plaku, një djalë i thjeshtë, që jeta e përplasi furishëm në dallgët e saja për mbijetesë.…
E kam njohur Mustafa Tolën një jetë të tërë.…