Nuk e kisha menduar ndonjëherë që ambiciet e mia modeste në fushën e shkrimtarisë të arrinin gjer te novela. Gjithmonë kam lexuar, në punë, në shtëpi, në kafe, madje dhe në stolat e parqeve publike, por nuk kam guxuar ndonjëherë ta vë veten apo ta përfytyroj atë në rolin e një prozatori e aq më pak të një novelisti. Leximi i novelave gjithmonë më ka suprizuar me një emocion të veçantë, pasi, duke qenë midis tregimit dhe romanit, ndjesia e zbulimit të detajeve të rrëfimit ka qenë për mua përherë e beftë dhe çarmatosëse, në kuptimin e joshjes së leximit dhe dilemave të postleximit.…
Autor: migaaved
Lum ç`sokola ka le Lura, si Marka Ndreca, burrë mbi burra…
Nga MEVLUD BUCI
Poet, studiues, publicist.
Koha dhe jeta, njerëzit dhe traditat, bëmat dhe vlerat, sikur blerojnë, ato nuk vyshken, sepse gjurmët rrezatojnë, ndaj kurdoherë mbeten frymëzim për brezat. Madhështia, thjeshtësia, provat, përkushtimi, shembëllimi dhe nderimi për popullin, për detyrën e besuar, ngjajnë me mineralet, kurrë nuk treten. Lura (bajrak), Lura e besës dhe e qëndresës, e bijve për liri e për flamur, e “300 nuseve me duvak”, u flet kohërave me gjurmët e atyre që jetojnë në altarin e lirisë.…
ATA SOT JANË PËRSËRI BASHKË…

Elegji Abdurahim Ashiku
Ata, Resmia dhe Hajriu,
sot janë përsëri bashkë…
Resmie Hoxha (Kaba)
Hajri Hoxha, Hoxhvogli…
Në tjetër botë,
Në tjetër jetë…
Larg djemve,
Ndriçimit e Maksit
Larg vajzës,
Anetës tej oqeanit
Nipërve, mbesave…
Miqve, shokëve,
Bashkëluftëtarëve…
Sot, në orën tre pasdite,
10 Shtator 2021
Resmie Hoxha ikën,
mes dhimbjesh…
mes lotësh,
mbledhur e derdhur
në grushtin njerëzor…
Thonë se:
Kur njeriu ikën,
pa djegë,
kur atë e përcjellin
fëmijët, nipërit, mbesat…
Shkon i lumtur…
Kështu iku
Hajri Hoxha (Hoxhvogli),
Një vit më parë…
Kështu iku sot,
Resmie Hoxha (Kaba)…
Takoje Hajriun
Dhe i thuaj:
Ju duam shumë…
Lamtumirë…
Një fotografi,
nga arkivi familjar…
Të dy bashkë
me mall e dashuri,
po ua përcjell,
miqve, shokëve,
bashkëluftëtarëve,
atyre që u deshën
DHE JU DUAN…
Mali i Robit, 10 shtator 2021…
“Një rrëfim mbi historinë më të bukur që ka përcjellë njerëzimi”
Nga prof. Sadik Spahija*
Akademiku shqiptaro-britanik Gëzim Alpion nderohet me Dekoratën “Nënë Tereza”

Ditën e martë, më 27 korrik 2021, studiuesit shqiptaro-britanik Gëzim Alpion, sociolog në Universitetin e Birminghamit në Angli dhe biograf i njohur ndërkombtarisht i jetës dhe veprimtarisë së Nenë Terezës, i është akorduar “Medalja Nënë Tereza” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar akademik në studimin thelbësor të jetës dhe aktivitetit si dhe promovimin e Shën Nenë Terezës, duke e lartësuar modelin unik të vlerës së saj kombëtare shqiptare në mbarë btën.…
Lexo më shumë“Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”
Alpion është një ndër studiuesit dhe autorët më të shquar anglisht-shkrues të kohës sonë, që merret me sociologji dhe me historinë e zhvillimet shqiptare, dhe ndër autorët më të besueshëm të përshkrimit të historisë rreth Nënë Terezës, murgeshës së famshme, që u bë e njohur me kontributin e saj humanitar. Besueshmëria e Alpion vjen nga fakti se ai bazohet në burime të ndryshme, ku deduktimi i të dhënave që ai merr, bëhet nga një filtër sociologjik e historik, dhe jo fetar, duke e ngritur figurën e Nënë Terezës në një nivel diskutimi akademik.…
Lexo më shumëHidhet asfalt në rrugën e Arbrit, por trafiku i makinave është akoma i kufizuar
Me gjithë premtimet për nisjen e trafikut gjatë verës së këtij viti, përmes bypass-it që kalon nga Qafa e Murrizës, kjo nuk është e mundur për të gjithë qytetarët. Lëvizja mbetet një privilegj për zyrtarët lokalë, deputetët, njerëzit pranë qeverisë dhe të afërmit e tyre.
… Lexo më shumëPër nisjen e qarkullimit në rrugë kërkohet një vullnet bashkëpunimi me kompanisë ndërtuese dhe qeverisë. Ndërsa deputetët, të zgjedhurit vendorë dhe zyrtarët lokalë, përpara se ta përfitojnë lëvizjen në këtë rrugë si privilegj të pushtetit, duhet të ushtrojnë presion te institucionet vendimmarrëse që rruga të jetë e lirë për publikun sa më shpejt të jetë e mundur.
Shqipëria ka bukuri të pamata
Nga Osman Xhili
E kush mund ta refuzonte një ftesë zemre, për të vizituar disa atraksione të turizmit malor në Kosovë dhe në Shqipëri? Dy miqtë e mi të nderuar Izet Shulku dhe Lulzim Plaku e kishin menduar mirë e bukur programin e udhëtimit tonë dhe nuk na ngelej tjetër, vetëm se për ta zbatuar atë. Paketa e kësaj fundjave, në këtë fund korriku përfshinte një vizitë në Pejë të Kosovës dhe një tjetër në Valbonë të Tropojës.…
Zeni Talja i Dibrës së Madhe, modeli i modestisë dhe i bujarisë
Nga Osman Xhili
Rrënjët e kësaj familje janë në fshatin Shtushnje të Dibrës tonë, ashtu siç janë dhe të shumë familjeve të tjera. Mbiemrat Pocesta, Kllobçishta, Dovolani, Maqëllara, Erebara, Grezhdani e shumë të tjera si këto, tregojnë qartë fshatrat nga janë larguar këto fise e janë ngulur në Dibër të Madhe, ku jetojnë dhe sot e kësaj dite.
Arsye të ndryshme, ndoshta ekonomike, ndoshta dhe hasmërie, mund ti kenë detyruar të parët e kësaj familje e të këtij fisi, për tu vendosur në fshatin Kojnarë të Dibrës së Madhe.…
Dr. Fatmir Doda, mjeku i përkushtuar, personaliteti mjekësisë shqiptare
Ulind me 21 dhjetor 1933 në Durrës, ndërsa i ati, Xhelili ka lindur dhe është rritur në Reç të Dibrës. Në vitet 1955-1960 ka kryer Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 1961, menjëherë pas përfundimit të studimeve, për rezultatet e larta të arritura në këto studime, u emërua as/pedagog në lëndën e Anatomisë Normale, pas një peripecie paraprake që lidhej me emërimin e tij fillestar në Kardiologji.…

Piktor: Zaim Elezi (ZAYA)