Nga Besnik Lami

Qielli i pastër e me ca avuj flakërues në horizont na tregon se edhe sot do të jetë ditë e bukur dhe e nxehtë si shumë ditë të tjera të kësaj vere të jashtëzakonshme. Bulevardi i bukur i Peshkopisë, bulevardi i blinave, që mban emrin e patriotit Elez Isufi, ka ditë që hijeshon nga flamujt, banderolat dhe parullat për 77 vjetorin e krijimit të Brigadës 18 S dhe 77 vjetorin e çlirimit të qytetit.…
Lexo më shumë
Peshkopia është qytet verilindor i Shqipërisë, me një klimë të freskët e të ftohtë gjatë dimrit dhe me verë të ngrohtë e ajër të pastër. Ajo ka bulevardin kryesor “Elez Isufi”, si një nga bulevardet më të bukura të Shqipërisë. Bukurinë këtij bulevardi ia japin blinat e mbjellë në të dy anët e tij, që në vitet ’50-të,të cilët në pranverë e verë lëshojnë aromë të këndshme, e freskojnë bulevardin me hijet e tyre.…
Isha larguar prej kohësh. I fundit u largua vëllai i vogël, duke lënë pa bluar thesin e fundit të drithit. Trojet nën ujë, më thoshte babai, janë flori. Toka e plleshme prodhonte gjithçka. Edhe fikun kishte filluar ta piqte të amël. Kumbullat e verdha vareshin mbi degë. Rrushi i thanxëz kishte krijuar një trup me perimetër pesëmbëdhjetë centimetra.…
rezatuese dhe tërheqëse, e thjeshtë dhe e madhërishme, e bukur dhe mbresëlënëse, një arkiv tradite, fisnikërie dhe vlerash njerëzore është pa mëdyshje libri publicistik i të përkushtuarit të pendës, Hamdi Hysuka. Cilido lexues, a çdo studiues që lexon e gjykon me sytë e zemrës e të mendjes, do të meditonte a vlerësonte realisht tematikën dhe shtjellimin e problemeve, të cilat pasqyrohen me mjeshtëri, humanizëm e korrektësi në librin publicistik “Gjerdan fjale”.…
Studiuesi Hajri hehu është kthyer në vendlindje për së dyti herë. Herën e parë, me fjalën e Ujemujës*. Tani, me krijimtarinë folklorike të Ujemujës.
Me katër romane të botuara dhe të mirëpritura nga lexuesi , në harkun kohor të tetë viteve: “Zhgënjimi” (2013), “Shpresë e thyer” (2017), “Përandoria e medjave” (2019) dhe “Një histori qëndrese “ ( 2021); Dogjan Dervishi rënditet padyshim me elitën krijuese dibrane, dhe pse jo edhe me atë kombëtare.Nëse me romanin e parafundit “Përandoria e medjave” u njoha fillimisht gjatë promovimit të tij para dy vitesh në një nga sallat e Hotel Tirana international, me pjesmarrjen e dhjetra personaliteteve krijuese dhe me pas e lexova me një frymë, romanin e fundit të këtij autori “Një histori qëndrese” , pata fatin ta kemë në dorë që në dorëshkrim.…
Shpeshherë, kur shkruan për një libër të një autori me të cilin ke miqësi, është e vështirë të bësh një vlerësim për krijimtarinë e tij, pa u ndikuar prej miqësisë. Por me librin “Cicërimat në agime”- poezi për fëmijë të poetit Selim Çerpja, e kam të lehtë. Sepse, së pari e kam njohur krijimtarinë e tij në pikturë, në poezi e interpretim, por e kam njohur autorin edhe si djali i Sali Çerpes, një valltar virtuoz i ansamblit të Dardhës në Dibër, si nip i Qazim Selimit, – themeluesi, organizatori dhe interpretues i grupit folklorik të Zall Dardhës, që me punën e përkushtimin e tij, e çoi këtë ansambël deri në Moskë, në Festivalin e Rinisë Botërore.…
Para një viti shkrimtarit Xhafer Martini nëpërmjet WhatsApp-it i vjen ky mesazh:
Arif Vladi, këngëtari emblematik i Lurës, Dibrës dhe krejt trojeve tona etnike, mbush 65 vjeç. Në këtë përvjetor të shënuar të jetës së tij, i urojmë dhe njëqind vite të tjerë lumturie e fisnikërie, kënge e qëndrese në emër të vlerave të shqiptarisë, të cilave iu këndoi dhe vazhdon të ju këndon në çdo ditë të jetës së tij, me pasionin dhe përkushtimin e një artisti të madh.…