Promovimi i librit “Muhurri, histori dhe personalitete” të shkrimtarit dhe publicistit Halil Rama – Mjeshtër i Madh”, ka bërë bashkë personalitete të njohura të jetës publike dhe politike të vendit. Në këtë veprimtari promovuese të organizuar nga “Botimet M&B”, në bashkëpunim me Shoqatën “Bashkësia Dibrane” dhe Organizatën e Bashkuar të Veteranëve të LANÇ (OBVL) i pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili në fjalën e tij përshëndetëse tha se libra të tillë na sjellin ndërmend vlerat e atdheut tonë.…
Lexo më shumëNë 60-vjetorin e ditëlindjes Halil Rama promovon librin kushtuar vendlindjes

Për rreth pesëdhjetë vjet ka ndjekur rrugëtimin e të tjerëve, ëndrrat, kauzat, përballjet e tyre, duke i hedhur ato në letër si kujtesë për kohët dhe brezat. Vëzhgime, mbresa, emocione njerëzore kanë gëluar në penën e tij, duke marrë trajta reportazhesh, portretesh, analizash e reflektimesh rreth të ndodhurave. Një realitet i mbetur përgjithmonë në letër, në shkrime interesante, ku dallohen qartë përvijimet e të ndodhurave nga më të çuditshmet, konturet e një përditshmërie të ngarkuar me zhurmënajë e sherrnajë epokale, gjurmët e kohës dhe të bashkëkohësve.…