Në këtë komunikim ju ftoj të përcjellim shpalosjen njohëse të një krahine, vlerësimin me rigorozitet dhe përgjegjësi të fakteve dhe orientimin drejt një përcaktimi sa më përfaqësues dhe rigoroz të asaj që merr tagër nga e vërteta.
Vite më parë botova monografinë “Sabri Caka, krahu i shqipes në flamur”, në të cilin është bërë prezent jo vetëm roli, emri dhe kontributi i këtij personaliteti të rëndësishëm, por edhe gjithë komponentët e tjerë që në njëfarë mënyre plotësojnë panoramën e përfaqësimit dhe rikthimit në kujtesë dhe mirënjohje të Sabri Cakës.…
Ai ka dalë tani në pension, por mua më duket ende ai nxënësi i pjekur i ish Teknikumit të Minierave dhe Gjeologjisë në Prrenjas në vitin 1968, ku unë nisa karrierën time si mësues i matematikës por që i shoqëroja nxënësit bashkë me inxhinier Luanin nëpër marshuta në zonat minerale të Pishkashit, Bushtricës, Katjelit, Gurit të Kuq, Çervenakës etj. Mandej student në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave ku unë gjithashtu dhashë mësime matematike disa vjet.…