Të gjitha këto argument dëshmojnë se zgjedhja për shpallje “Qytetar Nderi të Dibrës” kërkon një analizë të thukët dhe një përgjegjësi morale, etike, njohëse dhe kombëtare, të argumentuar, duke shmangur interesat personale dhe politike, ngas kjo është në dëm të seleksionimit të drejtë. Së pari duhet të çmohet kontributi qytetar, gjithëkombëtar e pastaj ai territorial.
Ndarja dhe shpallja e personave “Qytetar Nderi” për kontribute të veçanta në interes të qytetit të Dibrës dhe ata kombëtare nga fushat e ndryshme, është një ide e mirë, por atëherë kur ata shkojnë tek individë meritues.…
Lexo më shumë
Naim Plaku nuk ishte thjeshtë një talent krijues në fushën e poezisë së këngës. Ai ishte një gjurmues e mbledhës i vlerave të folklorit, një përpunues e klasifikues i tyre dhe një botues e promovues i kualifikuar e serioz. Me botimet e tij studimore ai ka pasuruar opusin e etnologjisë kombëtare si dhe ka prezantuar me dinjitet vlerat e trashëgimisë së zonës së tij.…