Ëndrra po bëhet realitet

Rruga e re që po ndërtohet nuk prek gjurmën e rrugës së vjetër, nuk e “djeg” bibliotekën e saj. Rruga e re shpon malet tejpërtej me 6 tunele me rreth 5 km gjatësi. Më i madhi, ndërtimi kryesor i Rrugës së Arbërit, është tuneli i Murrizit me 3246 m gjatësi. Inxhinieri Mark Pepkola i shpjegon botuesit të gazetës “Rruga e Arbërit” Musa Rriçku, se po punohet pa u ndalur në dy tunelet, kryesorin dhe atë të emergjencës.

Lexo më shumë

“Një jetë maleve”, Kujtime 2, me autor Bashkim Lleshin

Në këtë libër përshkruhet aktiviteti i inxhinierit gjeolog Bashkim Lleshi në Gjeologjinë e Bulqizës në vitet 1969-1976, në fillim në Ekipin e Lurës të Ekspeditës gjeologjike të Peshkopisë e më vonë në Ekspeditën gjeologjike të Bulqizës, përpjekjet si gjeolog i ri në vendburimin e kromit të Bulqizës dhe më vonë si kryegjeolog i kësaj ndërmarje. Në faqet e këtij libri pasqyrohet puna shumë të madhe që është bërë në ato vite për kërkim zbulimin e shfrytëzimin e mineralit të kromit në vendburimet e Bulqizës, Batrës, etj.…

Lexo më shumë

SHËNIME PËR LIBRIN ME POEZI TË MIRANDA SHEHUT – XHILAGËS “KJO DHIMBJE ËSHTË IMJA”, Tiranë, 2018

Libri përmban 100 poezi në 159 faqe. Autorja shtjellon estetikisht meditimet e saj dhe ndjenjat e emocionet e saj. Libri nuk ka parathënie, siç ndodh rëndom në botime. Duket, autorja nuk ka dashur të ndikojë te lexuesi në receptivin e poezive të saj. Unë nuk jam kritik letrar. Thjesht, si lexues, do të them pak fjalë në trajtë shënimesh.
Te stili individual i aksh shkrimtari a poeti, domethënë, te mënyra si i shpreh mendimet ai, besojmë se përshfaqen veti të veçanta të karakterit të tij; p.sh.,…

Lexo më shumë

Rruga e Arbërit dhe perspektiva e zhvillimit ekonomik të Dibrës

Një grup qytetarësh, me iniciativën e shoqatës “Lidhja e Intelektualëve Dibranë”, organizoi më 20 dhe 27 mars një ekskursion në Rrugën e Arbërit.
Grupi prej 30 vetësh, i udhëhequr nga ing. Bashkim Lleshi, njëri nga anëtarët e grupit të studimit të fizibilitetit si dhe aktivistë, më datë 20 mars ndoqën punimet te Ura e Vashës dhe tre tunelet pranë saj, si dhe rrugën që kalon nëpër Gjoricë, përfshirë edhe dy urat, atë mbi lumin Drin dhe Zalli i Bulqizës.…

Lexo më shumë

Bashkimi shqiptar në ritin e festimeve të Nevruzit

Riti…
I pari: Ata pres?
I dyti: Me kalë e me thes.
I pari: A ta pres or gegë?
I dyti: Me kalë e me shegë.
I Pari: A ta pres or toskë?
I dyti: Me kalë e me plloskë.
I pari: A ta pres?
I dyti: Preje…

Dita e Nevruzit (Jetë e re) si festë pagane, e lidhur me pranverën, me “bukoliket” dhe “gjeorgjiket”, bujqësinë dhe blegtorinë, me pemëtarinë e vreshtarinë në veçanti festohet nga banorë të krahinave të ndryshme të Shqipërisë në vlerë të kohëve të lashta mbushur me rite parakristiane.…

Lexo më shumë

Bulqizë, menaxhimi i mbetjeve urbane, një problem që kërkon zgjidhje të menjëhershme

Vëzhgimi në terren ka konstatuar se mbledhja e mbetjeve realizohet në mënyrë të përditshme në qytetin e Bulqizës, ndërsa më rrallë në njësitë administrative. Ndërsa në Trebisht nuk mblidhen fare, duke i lënë mbetjet të hedhura në mjedis të hapur, rrjedhimisht duke sjellë ndotje në tokë, ujë dhe në ajër.
Duhen marrë masa për mirëfunksionimin e landfillit në Qafën e Buallit si dhe ndalimin e djegieve të tyre.…

Lexo më shumë

Kalimi i pyjeve të ulta në pronësi të banorëve po jep rezultatet e para pozitive

 

Shpesh, vlera e një projekti nuk matet me kohëzgjatjen dhe me paratë e harxhuara, se sa me gjurmët që ai le, mësimet që nxirren prej tij, angazhimit dhe bashkimit të njerëzve për të arritur objektivat e duhura dhe të planifikuara. Kështu ndodhi dhe me projektin e cituar më sipër, të zbatuar në pyjet bashkiake të Dibrës. Ai tashmë është në mbyllje, por në fakt, që tani duket sikur nuk do të mbyllet kurrë.…

Lexo më shumë

Mallkimi i sheh Murat Begut

Historia që po tregojmë ka ndodhur këtu e pesqind e ca vite më parë, në fshatin e Allejbegisë. Sheh Murat begu, njeriu që ndërtoi xhaminë e këtij fshati, ka qenë në atë kohë njeri me shumë influencë, jo vetëm në fshatin ku banonte, por dhe në rrethinat për rreth. Thuhej se kishte miqësi të ngushtë me Agollet e Kërçishtit dhe me gjithë paritë e zonës dhe thirreshin për çdo sebep.…

Lexo më shumë
1 96 97 98 99 100 162