Nga Osman Xhili
Ai lindi në Grazhdan të Dibrës më 15 prill të vitit 1942.Ishin vite të vështira, lufte dhe urie, por fëmija i vogël u mëkua me dashurinë për familjen, për dijen dhe patriotizmin.I jati, Veseli, për shumë vite shërbeu si xhandar në administratën e Zogut. 7 prilli i vitit 1939 e gjeti si roje në burgun e Tiranës. Bashkë me lirimin e të burgosurve iku dhe Veseli, duke u larguar përfundimisht nga puna.…

Për zhvillimin e arsimit në Lumë e në veçanti për shkollën e Ploshtanit, kanë shkruar Prof. Shefqet Hoxha, ‘Mësuesi i merituar’ Isa Halilaj, anëtarët e Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane, Xhavit Lashi, Fatos Daci, historiani Xhemal Domi, Dr. Shefqet Domi, Dr. Fejzullah Gjabri, Muharrem Mezini, Jahe Delia, Mevlan Lushi etj. Në mënyrë të veçantë e të detajuar, kanë shkruar kryesisht bashkëpunëtori i vjetër shkencor, Beqir Shehu, e mësuesi veteran Metush Skeja.…
Qemal Kërkuti u nda nga jeta më 17 qershor 2021. Qemali u nda nga familja, djemtë dhe vajzat dhe nipërit e mbesat, nga miqtë e shokët e tij duke lënë në dëshpërim të thellë gjithë ata që kanë jetuar dhe punuar me të.
Nuk e kisha besuar se do të përjetoja emocione aq të mëdha nga një ftesë, për të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të maturantëve në gjimnazin “Fiqiri Dine” të Maqellarës. Kisha qenë nxënës, por dhe mësues i kësaj shkolle, duke ruajtur kështu kujtime të bukura. Kujtime të hershme vinin në mendjen time, nxënës, profesorë, kolegë dhe drejtues, që dhanë më të mirën e tyre, për të arritur deri në këtë nivel të tanishëm, pesëdhjetë vjet më vonë.…
Edhe në ato vite kur veprimtaria e tij arriti kulmin e sot që ka më shumë se 80 vjet që ka vdekur, gjithmonë në popull është njohur si Hoxhë Kalla. Shumë pak e dinë emrin e tij të vërtetë. Emri i tij tek ne si nëpërmjet legjendës. Ai ishte dhe mbeti Hoxhë Kalla. Kanë shkruar për të shumë në Dibër si: Ismail Strazimi, Haki Stërmilli, Xhafer Martini, por përciptazi me emrin e njohur në popull si Hoxhë Kalla.…
Më 27 mars u nda nga jeta mësuesi veteran Ramiz Abaz Leka, nga Kovashica e Grykës së Vogël të Dibrës. Lindi në vitin 1934, në një familje me një të kaluar patriotike. Gjyshi i tij Elmas me Rrahman Lekën luftuan përkrah Merrsim Demës në kryengritjet e mëdha 1910-1912 dhe mbrojtjen e fitoreve të saj 1913-1921. Mbështetën Qeverinë e Lushnjes dhe revolucionin demokratiko-borgjez të vitit 1924.…
Në fillimars, pas një sëmundje të rëndë, që e mundoi nëpër vite, ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare, Aqif Ymeri: mësues i talentuar i matematikës, studjues në fusha të ndryshme të dijes dhe pasionant i vlerave trashëgimore të krahinës së Matit, veçanërisht zonës së Klosit, dëshmuar kjo në disa vepra studimore.
E dashur Zysh…e dashur zysh Irena…e dashur Irenë…e dashur….