Nga Halil RAMA
Gjon Muzaka që në shekullin e 16-të ka lënë si testament: “Ta dini se gjyshi i Zotit Skënderbe quhet Pal Kastrioti dhe nuk pati më shumë se dy fshatra të quajtura Sinë dhe Gardh i Poshtëm…” (Gardhi i Poshtëm ndodhet në Muhurr)
Librin “Origjina dibrane e Skënderbeut” (Historia e ngritjes së Muzeut të Kastriotëve në Sinë) të autorit Besnik Selman Kebej, që është një studim vërtetë shkencor, ndër të tjera e bën të besueshëm një referencë nga historianët e mirënjohur, prof.Stafanaq…

Me rastin e 100 vjetorit të betejës së Lanë Lurës, 28 tetor 1921, organizojmë këtë akademi përkujtimore shkencore në këtë vit jubilar. Është beteja e fundit në ballafaqimet luftarake të dibranëve me serbët, në Luftën Çlirimtare të Dibrës kundër Intervencionit Ushtarak Jugosllav të viteve 1918 – 1921.
Koha dhe jeta, njerëzit dhe traditat, bëmat dhe vlerat, sikur blerojnë, ato nuk vyshken, sepse gjurmët rrezatojnë, ndaj kurdoherë mbeten frymëzim për brezat. Madhështia, thjeshtësia, provat, përkushtimi, shembëllimi dhe nderimi për popullin, për detyrën e besuar, ngjajnë me mineralet, kurrë nuk treten. Lura (bajrak), Lura e besës dhe e qëndresës, e bijve për liri e për flamur, e “300 nuseve me duvak”, u flet kohërave me gjurmët e atyre që jetojnë në altarin e lirisë.…
Në gazetën “Rruga e Arbërit”, korrik 2009, jemi njohur me veprimtaritë në kuadër të 100-vjetorit të Kongresit të Dibrës dhe me materialet në konferencën shkencore për 100-vjetorin e Kongresit të Dibrës.
Sami Gonxhe lindi në vitin 1893 në qytetin e Dibrës së Madhe. Babai tij, Hafëz Raif Gonxhja, ka qenë një hoxhë erudit, ndërsa nëna e tij, Habibja, ishte bijë e latifondistit Ismail Kurt Aga Dovolani (Dagleri).
Është e bukur që në këto ditë aktiviteti përkujtimor të kujtosh ato vite të bukura mësimi plot nostalgji me mësuesin e nderuar të Kuranit Hafiz Xhemalin. Në vitet e shkollimit në Medresenëë e Tiranës, orët e mësimit më mbresëlënëse ishin ato me mësues Hafiz Xhemal Mullai. Momentet mësimore që kalova më të, kanë qenë e kanë mbetur vazhdimisht pjesë e jetës time, kuptimi i punës dhe i ndjesive të mia, që edhe sot i kujtoj me dashuri, mallëngjim e respekt.…
Në me rastin e 100 vjetorit të betejës në Lanë Lurë, 28 tetor 1921, e fundit në ballafaqimet luftarake të dibranëve me serbët, në Luftën Çlirimtare të Dibrës kundër Intervencionit Ushtarak Jugosllav të viteve 1918 – 1921.
Në historinë e Dibrës, konkretisht në atë të Grykës së Madhe, Destan Puca është një protagonist i saj dhe zë një vend të veçantë. Veprimtaria e tij patriotike dhe atdhetare shtrihet në vitet 1890-1930. Bashkëkohës me Elez Isufin, Mersim Demën, Dan Camin, Sheh Sulën, Jakup Canin, Sulë Hupin, Dalip Karajin, Mehmet Duriçin, Liman Alliun etj, të cilët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër Perandorisë Osmane, për pavarësinë e Shqipërisë, mbrojtjen e saj nga shovinistët serbë e bullgarë, austriak si dhe në atë për demokratizimin e jetës së vendit 1921-1924.…