Dibra resort, një oaz qetësie në Luginën e Shërimit

Resorti i Gëzimit është vetëm një oaz në shkretëtirë. Më sipër vazhdon Lugina e Shërimit, me këtë emër të bukur. Rruga që shkon përmes saj e të çon në fshatrat e Bellovës, ku mes tyre dhe Rabdishti i shpallur fshat turistik, është për t’i qarë hallin. E paasfaltuar, gjithë gurë, pluhur e gropa… Ajo sipërfaqe dhjetëra hektarësh, që dikur ka qenë me plepa, mund të kthehet në një park të bukur, me asfalt, me pemë dekorative, me stola, kënde lojërash e bare që shërbejnë.

Lexo më shumë

Kryengritja kundër serbe e shtatorit 1913

Karakteri i fortë, shpirti luftarak, dëshira për t’u pajisur me armë të reja, bëri që shumë çidhnakë të shkruhen vullnetarë për në Shkodër.

Patriotët e Dibrës së Poshtme, nën udhëheqjen e Isuf bej Hysenagollit, ia dolën të mbledhin mbi 4000 vullnetarë, të cilët do t’i shkonin në ndihmë Shkodrës. Në mes këtyre burrave ishin edhe mbi 1000 çidhnakë, të cilët të udhëhequr nga Selman Alia, Llan Kaloshi e Shaban Lusha u rreshtuan me këtë ushtri.

Lexo më shumë

Hajredin Shehu i shehelerëve të Zerqanit, kleriku dhe atdhetari në gjurmët e të parëve

Veprimtaria e Sheh Hajredin Zerqanit ishte dhe do të mbetet një shembull i lartë patriotik për brezat, në mbrojtje të çeshtjes kombëtare.

Në vend të hyrjes
Ashtu si dhe në jetëshkrimet për Sheh Mustafën e Sheh Sulën e Zerqanit, edhe në realizimin e jetëshkrimit, për Sheh Hajredinin e Zerqanit, jam mbështetur në materiale të shumta dokumentare e historike, në kujtimet gojore të familjes, trashëguar ndër breza, si dhe dokumenteve e dëshmive të marra nga Muzeu i Dibrës, mbledhur e sistemuar me shumë kujdes nga Fadil Shehu, djali i Sheh Hajredinit të Zerqanit.…

Lexo më shumë

QEMAL ÇADRI, një meteor që nuk do të shuhet kurrë

Z.Qemal Çadri, Qytetar nderi i Bashkisë Dibër: Personalitet i spikatur dhe udhërrëfyes në rrugëtimin e mjekut, që me cilësitë personale, njerëzore, profesionale, ngriti në nivelet më të larta mjekësinë në Dibër e në mbarë Shqipërinë.

Kolegu ynë, Qemal Çadri, ishte një kategori e veçantë njerzore. Aty plekseshin në mënyrë harmonike e nivel të lartë cilësi të tilla si erudizmi, dashuria për shkencën dhe profesionin, modestia e tejskajshme, dashuria për njerëzit, sidomos pacientët që i njihte shpejt, i kuptonte mirë dhe ju shërbente njëlloj, por gjithmonë në një nivel të admirueshëm, jo të arritshëm nga kushdo.

Lexo më shumë

Selim Sula, ambasadori shëtitës i Elez Isufit

Një jetë nëpër odat e Dibrës dhe malet me borë, nëpër qelitë e burgjeve dhe pallatin e mbretit. Një libër i pa shkruar, por që mbushen mijëra fletë me fjalën e mençur dhe alegorinë e këtij studenti që mori diplomën në “Universitetin e Dibrës”.

Nga Shaqir Skarra

Në qoftë se historia ka borxhe për të larë karshi Sllovës, do të mbetet fajtore për jetë.…

Lexo më shumë

Velo Cfarku, ikja e një njeriu që la emër pas

Më 29 gusht 2020 u nda nga jeta gazetari, publicisti dhe shkrimtari Velo Cfarku. Gazeta i përcjell ngushëllimet familjes.
Ai ishte një kontributor me vlerë në gazetën tonë, duke botuar shkrime, por dhe duke dhënë sugjerime të vlefshme.
Velo Carku ishte një nga lexuesit tanë më të rregullt, i cili shprehej se gazetën “Rruga e Arbërit” e lexoj me laps në dorë”.…

Lexo më shumë

MA DALLGËZOVE SHPIRTIN VELO CFARKU

NJË LETËR NGA VELO CFARKU


I dashur Abdurahim !
Jam mirë, dëshiroj që të jeni shëndosh e mirë familjarisht.
Abdurahim !
Ka disa vite që nuk jemi parë, por po të them sinqerisht ushqej një respekt të jashtëzakonshëm për gjithë atë punë që po bën, me pasion e përkushtim. Nëpërmjet shkrimeve që po lexoj në gazetën “Rruga e Arbrit“ më duket sikur jemi shumë afër.

Lexo më shumë

Nuk ka mërgimtarë, anulohet veprimtaria

Marshimet e Rekës së Epërme, i cili është kthyer në traditë, nuk u zhvillua këtë verë për shkak të pandemisë që ka shpërthyer në Maqedoninë e Veriut.

“Takimet e Rekës së Epërme”, një veprimtari e nisur vite më parë, me qëllim rritjen e turizmit dhe njohjen me kulturën dhe zakonet e zonës, këtë vit duket se nuk do të zhvillohet. Faqja e tyre në facebook nuk ka asnjë njoftim për veprimtarinë që është mbajtur më parë në fund të gushtit.

“Për shkak të gjendjes me pandeminë janë ndaluara tubimet e këtij lloji”, thotë Tafë Ameti, nënkryetar i shoqatës për kulturë “Reka e Epërme”.

Lexo më shumë

Nga ‘Skënderbeu në Skënderbe”, rrugës së vjetër të Arbrit…

Në rrugën e vjetër të Arbrit. Poshtë, rruga e re në ndërtim. Foto: facebook.com/maratonalbania

NGA ‘SKËNDERBEU NË SKËNDERBE’, OSE SA AFËR DIBRA DHE TIRANA

Mjaftoi vetëm një ngacmim në sedër i mikut dhe kolegut tim Adrian Bregu, pjesëmarrës aktiv i grupimit “Maraton Albania”, që të bëhesha edhe unë pjesë e maratonës së parë “Arteria e Arbrit”.  Adriani më tha se “do të bënim një marrshim 116 km nga ‘Skënderbeu në Skënderbe’, nga ai i Tiranës tek ai në Dibër të Madhe, në gjurmën e Rrugës së vjetër të Dibrës (Arbrit).

Lexo më shumë
1 37 38 39 40 41 86