Populli i Dibrës është shquar në luftën për liri e pavarësi. Kontributi i tij zë një vend të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Janë të njohura luftërat e Skënderbeut kundër Perandorisë osmane, ato të luftës kundër Tanzimatit, Hajredin Pashës, mbrojtja e Lidhjes së Prizrenit, Lidhjes së Pejës, kryengritjet e mëdha 1910-1912 e tjerë. Nëntë vjet iu desh Dibrës të luftojë për mbrojtjen e pavarësisë kundër copëtimit të saj nga pushtuesit serbë, siç thuhet edhe në këngën:
“Në tanë Europën ka shkue fjala,
çe nëntë vjet luftojmë me krajla…”
Pas një periudhe relativisht qetësie në vitet 1924-1939 filloi një luftë e re që për humbjet e jetëve njerëzore, të pasurisë së fituar me djersë gjatë shumë brezave ishin më të mëdha se luftërat që kish përballuar Dibra nga shumë pushtues të tjerë.…
Impresionet e jashtëzakonshme dhe vlerësimi im për dimensionin, vlerat morale e intelektuale dhe profesionale, talentin dhe madhështinë e figurës së Drejtorit të Policisë Artan Cuku, më çojnë deri atje sa që në mënyrë metaforike do ta krahasoja atë me një trup qiellor të shndritshëm“Meteor” të pashuar që vezullon e lëviz në sistemin tonë diellor. Shpirti i tij prehet në paqe atje lart në univers.…