Në këtë libër përshkruhet aktiviteti i inxhinierit gjeolog Bashkim Lleshi në Gjeologjinë e Bulqizës në vitet 1969-1976, në fillim në Ekipin e Lurës të Ekspeditës gjeologjike të Peshkopisë e më vonë në Ekspeditën gjeologjike të Bulqizës, përpjekjet si gjeolog i ri në vendburimin e kromit të Bulqizës dhe më vonë si kryegjeolog i kësaj ndërmarje. Në faqet e këtij libri pasqyrohet puna shumë të madhe që është bërë në ato vite për kërkim zbulimin e shfrytëzimin e mineralit të kromit në vendburimet e Bulqizës, Batrës, etj.…
Kategori: AKTUALITET
A jemi në kohë për të pritur “Rrugën e Arbërit”?
Nuk do të flas për rëndësinë e kësaj rruge mbasi kanë folur shumë akoma pa u bërë. Askush nuk duhet të dyshoj për rëndësinë e saj por mua më duket se flitet vetëm në një drejtim ose vetëm për të tërhequr vëmendjen e publikut në momente të veçanta. Thuhet se rruga do të sjell shumë të ardhura sikur ajo do punojë e ne do e vjelim.…
Lexo më shumëRruga e Arbërit dhe perspektiva e zhvillimit ekonomik të Dibrës
Një grup qytetarësh, me iniciativën e shoqatës “Lidhja e Intelektualëve Dibranë”, organizoi më 20 dhe 27 mars një ekskursion në Rrugën e Arbërit.
Grupi prej 30 vetësh, i udhëhequr nga ing. Bashkim Lleshi, njëri nga anëtarët e grupit të studimit të fizibilitetit si dhe aktivistë, më datë 20 mars ndoqën punimet te Ura e Vashës dhe tre tunelet pranë saj, si dhe rrugën që kalon nëpër Gjoricë, përfshirë edhe dy urat, atë mbi lumin Drin dhe Zalli i Bulqizës.…
Bulqizë, menaxhimi i mbetjeve urbane, një problem që kërkon zgjidhje të menjëhershme
Vëzhgimi në terren ka konstatuar se mbledhja e mbetjeve realizohet në mënyrë të përditshme në qytetin e Bulqizës, ndërsa më rrallë në njësitë administrative. Ndërsa në Trebisht nuk mblidhen fare, duke i lënë mbetjet të hedhura në mjedis të hapur, rrjedhimisht duke sjellë ndotje në tokë, ujë dhe në ajër.
Duhen marrë masa për mirëfunksionimin e landfillit në Qafën e Buallit si dhe ndalimin e djegieve të tyre.…
Arsimi në rrjedhën e viteve për qëndresë dhe përparim
Këtë muaj, fshati i Grevës dhe fshatrat rreth e qark,së bashku me nxënësit e mësuesit, kujtojnë një ngjarje të rëndësishme për arsimin,edukimin dhe kulturën e kësaj zone,pasi në mars të vitit 1927 u hap për herë të parë shkolla e shqipe e Grevës, e cila për 92 vitet e funksionimit të saj,ka lënë gjithsesi gjurmë në historikun e arsimit në Dibër.…
Lexo më shumëKalimi i pyjeve të ulta në pronësi të banorëve po jep rezultatet e para pozitive
Shpesh, vlera e një projekti nuk matet me kohëzgjatjen dhe me paratë e harxhuara, se sa me gjurmët që ai le, mësimet që nxirren prej tij, angazhimit dhe bashkimit të njerëzve për të arritur objektivat e duhura dhe të planifikuara. Kështu ndodhi dhe me projektin e cituar më sipër, të zbatuar në pyjet bashkiake të Dibrës. Ai tashmë është në mbyllje, por në fakt, që tani duket sikur nuk do të mbyllet kurrë.…
Lexo më shumëBeqir Demiri i Selanes
Nuk është më shumë se katër kilometër rruga për në fshatin piktoresk të Selanes. Shoferi mezi pranoi të na përcillte për shkak të rrugës, ku troshiten pasagjerët, bashkë me makinën e gjorë. Shpesh është diskutuar e janë bërë projekte për të asfaltuar rrugën, po deri tani ata kanë mbetur vetëm në letër dhe pse janë ndërruar deputetë, kryetarë komunash e bashkish, nga e majta dhe nga e djathta e krahëve politikë.…
Lexo më shumëNjë jetë që ua përkushtoi të sëmurëve
25 marsi i këtij viti erdhi tamam si një ditë pranvere, me një diell tejet të shndritshëm e me një rritje temperature. Për natyrën, vërtetë qe një ditë e bukur, por për ne dibranët që banojmë në Tiranë, e për një grup shokësh që rrinim bashkë ,erdhi si një ditë e zymtë… Në orët e para të mëngjesit të kësaj dite, ndërroi jetë, në moshën 84 vjeçare, Dr.…
Misionarja e 36 shkronjave
Ulur në karriken pranë një tavoline prej druri arre, Emria kishte mbështetur dy krahët, serioze, fytyrmendueshëm. Në dorë shtërngonte stilografin me dy gishtrinj, gadi për udhëtim në bokërrimat e brengave të kohës. Vështrimin e kishte hedhur në mur, ku qëndronte e varur në një gozhdë, fotografia e së bijës, Eradës.
Edhe pse ishin orët e vona të natës mësuese Emria, mendonte se cilat do të ishin mesazhet e fundit që do të mbyllnin dramën që po shkruante: “Ne nuk jemi për muranë”.…
Elegji për një mik, Asllanin e Kambereve të Zimurit të Dibrës
I biri, Majvjeni, mesnatën duke u gdhirë 22 marsi 2019, më mori në telefon…
I dridhej zëri…
I mbahej fryma…
I derdhej loti nga liqeni njerëzor që shpërthen kur vjen e vozit dhimbja…
– Babai ndërroi jetë… Varrimi bëhet nesër në orën 3 pasdite…
Ma vrau gjumin…
Mbi mblodhi truc kujtimet…
Nisa ti shfletoj si një libër…
Ishte dhëndëri i parë i babait tim Hajredin Ashiku…
Martuar me Shamen, motrën time të madhe…
Ishte biri i Fari Kamberit, rrënjë e Kambereve të Zimurit…
Ishte babai i nipit tim të parë, Majvjenit lindur në maj prej nga daja i madh i dha emrin.…
