Ulur në karriken pranë një tavoline prej druri arre, Emria kishte mbështetur dy krahët, serioze, fytyrmendueshëm. Në dorë shtërngonte stilografin me dy gishtrinj, gadi për udhëtim në bokërrimat e brengave të kohës. Vështrimin e kishte hedhur në mur, ku qëndronte e varur në një gozhdë, fotografia e së bijës, Eradës.
Edhe pse ishin orët e vona të natës mësuese Emria, mendonte se cilat do të ishin mesazhet e fundit që do të mbyllnin dramën që po shkruante: “Ne nuk jemi për muranë”.…
I biri, Majvjeni, mesnatën duke u gdhirë 22 marsi 2019, më mori në telefon…