Shënime të gazetarit: Me rastin e 75 vjetorit të minierës së Bulqizës
Bulqiza, masivi më i madh kromëmbajtës, bashkë me Batrën, i jepte Shqipërisë një milionë tonë krom në vit. Por Shqipëria nuk i dha asnjë kacidhe, që jeta atje, jetë mbi flori, tu jepte banorëve të saj zhvillimin më të begatë në vend.
Nga Abdurahim Ashiku
Një historian i huaj shkroi se “Po të digjej Stambolli Dibra e ngre nga themelet, por po të digjet Dibra Stambolli kthen kokën pas …”
Kështu ka ndodhë edhe me Bulqizën, masivin më të madh kromëmbajtës që bashkë me Batrën (një trung kromi) i jepte Shqipërisë një milionë tonë krom në vit, por Shqipëria nuk i dha asnjë kacidhe që jeta atje, jetë mbi flori, tu jepte banorëve të saj zhvillimin më të begatë në vend.…

Ahmet Tomja u lind më 5 janar 1940 në Kovashicë të Grykës së Vogël, në një familje me të kaluar patriotike. Gjyshi i tij Zenel Tomja mori pjesë në luftën për pavarsi e demokraci në vitet 1905-1924. Daja i tij Bexhet Lleshi ka ndihmuar aktivisht luftën për mbrojtjen e trojeve nga pushtues të shumtë otomanë, serb e deri tek ata italianë e gjermanë, në vitet e luftës Nacionalçlirimtare.…
Sami Kamberi u vlerësua e nderua jo vetëm nga shteti të cilit i shërbeu me përkushtim, besnikëri e dinjitet; nga shokët, miqtë dhe të njohurit e tij; por u respektua dhe u vlerësua, për ndershmërinë, drejtësinë, njeridashjen e respektimin e të drejtave njerëzore edhe nga kundërshtarët e regjimit të atëhershëm. Sami Kamberi nderoi jo vetëm familjen e tij, Peladhinë ku lindi, Grykën e Madhe e Dibrën, por edhe çdo vend ku ai punoi nëpër Shqipëri.…
Materie e ngurtësuar dhe shpirtërore. Ura – mjet lidhës. I dy brigjeve përrenjsh, lumenjsh edhe vijash uji. Lidhje miqësore, urë lidhëse në mes popujve, kulturave, traditave…
Më 6 janar 2023, në mënyrë të beftë, u nda nga jeta shoku ynë i fëmijërisë dhe i shkollës, kolegu i punës, Kujtim Neli, njeriu i pasionuar pas punës e shkencës.
Rruga e Arbërit nuk është menduar si një rrugë lokale, si një rrugë vetëm për Dibrën. Kur e ngushtojmë konceptin për rrugën e Arbërit, thjeshtë dhe vetëm për Dibrën do të thotë se ne nuk e kemi kuptimin e plotë për idenë fillestare të nismëtarëve për këtë projekt. Rruga e Arbërit fillon nga buza e detit Adriatik, njësohet me segmentin e autostradës Durrës – Tiranë, e cila konsiderohet nga ne si pjesë e rrugës së Arbërit, vazhdon në lindje të Tiranës, depërton qafën e Murrizit, përshkon luginën e Planit të Bardhë, luginën e Bulqizës, grykën e Radikës dhe përfundon atje ku kyçet në Korridorin e Tetë në Izvor (Kërçovë) ose në fushën e Pollogut.