Nga Ilmi DERVISHI
Artisti i Madh i Dardhës, Dibrës dhe gjithë Shqipërisë, Hazis Ndreu – “Nderi i Kombit”, kur donte të shkruante dhe botonte libra për traditën dhe alegorinë dibrane, njeriun e parë që takonte në Zall Dardhë dhe e pyeste rreth projektit të tij krijues ishte Isuf Rasha
“Nëse dëshiron të njohësh një njeri lexo ditarin e tij. Nëse dëshiron të njohësh një periudhë kohore historike lexo ditarët dhe shtypin e kohës.…
Nuk e kisha menduar ndonjëherë që ambiciet e mia modeste në fushën e shkrimtarisë të arrinin gjer te novela. Gjithmonë kam lexuar, në punë, në shtëpi, në kafe, madje dhe në stolat e parqeve publike, por nuk kam guxuar ndonjëherë ta vë veten apo ta përfytyroj atë në rolin e një prozatori e aq më pak të një novelisti. Leximi i novelave gjithmonë më ka suprizuar me një emocion të veçantë, pasi, duke qenë midis tregimit dhe romanit, ndjesia e zbulimit të detajeve të rrëfimit ka qenë për mua përherë e beftë dhe çarmatosëse, në kuptimin e joshjes së leximit dhe dilemave të postleximit.…
Studiuesi Hajri hehu është kthyer në vendlindje për së dyti herë. Herën e parë, me fjalën e Ujemujës*. Tani, me krijimtarinë folklorike të Ujemujës.
Shpeshherë, kur shkruan për një libër të një autori me të cilin ke miqësi, është e vështirë të bësh një vlerësim për krijimtarinë e tij, pa u ndikuar prej miqësisë. Por me librin “Cicërimat në agime”- poezi për fëmijë të poetit Selim Çerpja, e kam të lehtë. Sepse, së pari e kam njohur krijimtarinë e tij në pikturë, në poezi e interpretim, por e kam njohur autorin edhe si djali i Sali Çerpes, një valltar virtuoz i ansamblit të Dardhës në Dibër, si nip i Qazim Selimit, – themeluesi, organizatori dhe interpretues i grupit folklorik të Zall Dardhës, që me punën e përkushtimin e tij, e çoi këtë ansambël deri në Moskë, në Festivalin e Rinisë Botërore.…
Para një viti shkrimtarit Xhafer Martini nëpërmjet WhatsApp-it i vjen ky mesazh:
Aty te portat Skée është libri im i parë, i botuar para 25 vjetësh nga shtëpia botuese “Onufri”, që asokohe ishte në Elbasan. Me të nis rishtaria e rrugëtimit tim letrar. Më 1996, kur doli libri, unë isha student i institutit të letërsisë botërore “A. M. Gorki”. Librin e botuar ma dërgoi botuesi, z. Bujar Hudhri, në Moskë, me anë të Olga Kollpakovës, ish-atashe e kulturës në ambasadën ruse në Tiranë.…
Pas romanit “Kur vdiste Kanuni”, shkrimtari dhe kulturologu shqiptar Xhafer Martini botoi vëllimin me novela. Këto novela të japin një kënaqësi të madhe kur i lexon. Po të shprehemi me gjuhën e popullit, do të thoshim se janë njera më e bukur se tjetra. Por, për mendimin tim, e pakrahasueshme me asnjë nga novelat e këtij vëllimi, një nga më të bukurat e letërsisë shqiptare, është ajo me titull “Korbin Kosta”, që hap vëllimin.…
Kur publicisti dhe studiuesi Sakip Cami ma besoi recensën e librit të tij “Mos ma prekni lumin tim”, unë e lexova me shumë ëndje dorëshkrimin. Gjatë leximit mendja u arratis në udhëtimin e atyre viteve, 100 vite më parë dhe, kuptova se si disa ngjarje të historisë përsëriten, për fajin e shoqërisë, ose jo të saj.
Këto ditë sapo doli nga botimi libri me poezi “Gonxhe në muzg”, i autorit Selim Çerpja. Në 76 poezi të këtij vëllimi poetik trajtohen tema të larmishme e në veçanti tema të ditës, fenomene të shoqërisë së sotme. Poezia e tij lexohet rrjedhshëm, ka gjetje artistike, ka muzikalitet me rimë të zgjedhur që tingëllon bukur. Një veçanti e kësaj përmbledhje me poezi është këndvështrimi i autorit mjaft origjinal të ngjarjeve e fenomeneve të jetës së përditshme.…
Në bisedat e herëpas’hershme me Bajram Canametin, midis të tjerave, binte fjala për historinë dhe të kaluarën, prerjet e saj kohore dhe integritetin perms vazhdimësisë së saj. Bajrami shpjegonte me pasion këtë lidhje dhe me ekzaktësi fliste për njerëz, ngjarje, të cilat mbanin brenda një sharm trimëror dhe romantik.