Nga Shaqir Skarra
Nehat Daci
Greva e Dibrës: histori, etnokulturë, personalitete
774 faqe / Çmimi: 2000 lekë
ISBN 978-9928-353-62-7
Botimet M&B
Kam qenë disa herë në Grevë, kam shumë miq e shokë atje. Më ka tërhequr pamja e fshatit, shtrirja e tij rrëzë malit , me tokat e shumta pjellore deri rreth rrugës nacionale. Pastërtia, rrugët e fshatit, shtëpitë pranë njera tjetrës.…
Lexo më shumë
Nehat Daci
Janë disa njerëz me të cilët nuk ke kontakte të vazhdueshme, nuk i merr dhe nuk të marrin në telefon çdo ditë, nuk i thërret për kafe dhe për evenimente të tjera jetësore, nuk i ke, pra, në rrethin e ngushtë e as të gjerë familjar, miqësor e shoqëror, por, ama, sa takohesh, të duket se je ndarë dje me ta dhe gjithë biseda, përveç përmbajtjes, ka brenda mallin dhe dashurinë.…
Duke lexuar në vite krijimtarinë poetike të poetit matjan e mbarëkombëtar, Basir Bushkashi, hetojmë me kënaqësi sesi rritet e bleron kjo krijimtari, nga libri në libër.Trinomi shpirt-vlerë-dashuri shfaqet edhe në librin e fundit, të gjashtëmbëdhjetë, botuar në këtë fillim viti, 2022. Basiri dallohet për një verb të frymëzuar, realist, të thjeshtë, komunikues, të urtë, ai shfaqet në dashamirësinë e tij dhe me lirikën e vet edhe si ëndërrimtar, gjurmues e ngulmues, që fjala të ketë peshën e vet artistike.…
Shtëpia botuese “PRINT-AL” nxori nga botimi librin “Fjalor nga e folmja e Bulqizës” me autor mësuesin e gjuhës shqipe dhe të letërsisë, Agim Demiri, i cili jeton e punon prej vitesh mërgimtar në Terni, Itali.
Kemi dëgjuar për monografi që fëmijët ua kanë kushtuar prindërve të tyre të njohur në histori për akte patriotike e heriozimi.…
Romani tetralogjik i Agron Tufës “Ngjizja e papërlyeme” është një sagë rrëqethëse e shoqërisë shqiptare në fillim të viteve ’60, fill pas prishjes me BRSS-në, që nis me zhburrnimin e bashkëshortëve shqiptarë, të cilët Partia i detyroi të ndajnë gratë e tyre ruse dhe të prishnin familjet e krijuara me to. Nis kështu izolimi, lufta e klasave dhe projekti i skllavërimit të plotë të individit.…
Romani “Një histori qëndrese” i ka të gjitha përmasat për t’u vlerësuar. Më së pari, për idetë që na sjell. E tërë përmbajtja e tij është për punë, për bëma, përpjekje, rezultate, detyra, detyrime. Por ai na sjell edhe të dhëna, dije, modele. Vend të veçantë zënë portretizimet. Ato vijnë krejt natyrshëm. Nga njohjet vetjake të autorit, nga vëzhgimet e tij e nga gjykimet e vlerësimet e tij.…
Më 2 tetor 2021, ora 10.00 -11.00, në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë, u promovua libri: “Kalabardha – Kështjellë e Arbërisë”, i autorëve Kadri Dauti dhe Arif Shutina. Pavarësisht kufizimeve për takimet për shkak të situatës së pandemisë, mes miqve dhe bashkëpatriotëve të shumtë të krahinës së Kalabardhës pjesëmarrës në këtë promovim ishin mjaftë personalitete e intelektualë të shquar të trevës së Dibrës e më gjerë si: Prof.…
Të nderuar lexues, botimi që keni në duar është disi i veçantë në përmbajtje dhe me shumë autorë! Në përmbajtje të tij, janë mbresa e kujtime që lidhen me një person të përveçëm, që puna dhe jeta e lidhi me shumë të tjerë. Disa syresh kanë shkruar nga shumë të tjerë që mund të shkruanin. Këto nuk janë thjeshtë mbresa dhe kujtime vetëm midis tyre, por janë mesazhe, që tek i lexon të bëjnë të vlerësosh dhe të mendosh jo vetëm për personin e përveçëm Haki Kola, por dhe mënyrën si ai punoi dhe kontribuoi, falë intelektit dhe përkushtimit personal dhe bashkëpunimit me kolegët në vite.…
Botimi që keni në duar, ka në përmbajtje disa nga shkrimet e inxhinierit të ndjerë Haki Kola. Këtu janë përmbledhur disa nga shkrimet e periudhës së fundit afërsisht 10-vjeçare. Ishte e pamundur që në një kohë të shpejtë, të gjenden dhe të botohen në një apo disa vëllime ato që ai ka shkruar, publikuar dhe të mbetura në dorëshkrime.…