K r o n i k ë
Tetori, muaji i letërsisë, u kujtua me aktivitete edhe në shkollën 9 vjeçare Shefqet Tançi në qytetin e Bulqizës, një nga shkollat me numër më të madh të nxënësve. Poetë nga Tirana si Kozeta Zavalani, Ilmi Dervishi, Anila Kodra iu bashkua dhe poetët bulqizakë Barie Çupi e Arben Alliu të cilët u priten në Bibliotekën e shkollës nga drejtori i shkollës zoti Gazmir Sejdi.

Pak kohë më parë, ndërsa po kërkoja diçka në dhomën ku dikur rrinte im atë, aty pranë librave dhe disqeve të vjetër të gramafonit gjeta një ditar të tij ku mungonin shumë fletë. Të gjithë rreshtat fshirë e prishur. Në ato fletë të zverdhura kishin mbetur vetëm tituj të ndryshëm këngësh dhe poshtë tyre edhe një datë.