Atdheu jam une

E lexova me nje frymë vëllimin e pestë poetik të poetit Islam Çenga. Kemi nevojë të lexojmëpoezi të tillë që tingëllon ëmbël, një poezi njerëzore me taban kombëtar  e dashuri universale.

Islamin e njoh dhe e kam lexuar që herët. Ai ka shkruar që në gjimnaz dhe ka botuar në faqet e shtypit lokal e në gazetën “Zëri i Rinisë”. Më pas e vazhdoi rrugën e poezisë në Universitetin e Shkodrës.…

Lexo më shumë

Mort në fshatin e largët

Isha i vogël në atë kohë. Kishte mbaruar shkolla dhe se tanimë vinin pushimet e verës. Më pëlqenin shumë këto pushime, pasi më shpesh shkoja te dajat e mi, që ishin larg, shumë larg zonës ku banoja unë dhe familja ime. Unë isha i vetmi që shkoja shpesh te dajat e mi, ndryshe nga gjithë pjesëtarët e familjes sime. Në fakt, unë isha bërë kështu edhe i preferuari i dajave, më njihnin në fshatin atje dhe më respektonin si mysafir special si të thuash.…

Lexo më shumë

Xhadeja fatale

Qyteza ku jam rritur ishte vend i çuditshëm Ai ishte një vend diku në Kufi, përcaktuar gjeografikisht thuajse perfekt, sipas shpjegimeve që jep Amin Maluuf në librin: “Tronditja e botës”. Maluf thotë se vendet që janë kufitare kanë prirjen të kenë njerëz më të mirë disi, sepse këta nuk paravendosin si gjë qendrore centrizmin që “unë jam më i miri”, egon e fortë, etjen për të shkatërruar tjetrin, por paraqitën më të dashur duke mirëkuptuar edhe çdokënd që është ndryshe nga ata.…

Lexo më shumë

P o e z i : “Udhë në pasqyrë”

Ahmet Prençi


KULLA

Po shembet kulla në fshat
i ka rënë suvaja, hatullat, parvazet;
Muret mezi mbahen në erën e thatë
siç mbahen me paterica sakatët…

e anuar kulla.
i dhëmbin ijet.
Kurrizi i dalë.
Reumatizma ia ka mpirë këmbët;
Me syze miopi anuar në një anë,
si nallane i kërcasin dhëmbët.

Qindra vjet do të rronte kulla
Ndërtuar me gurë e gëlqere safi;
e shkretë vatra e udha pa njerëz
vdes dhe Planeti po s’pati njeri!…

Lexo më shumë

Ese / Unë zgjedh të jetoj pa dhunë

Nga Ygerta GJELESHI

Këtë mëngjes emërharruari nëntori dëgjoj melodinë më pikëlluese të Universit, dëgjoj të qarën e nënës sime. Shoh lotët e saj të pikojnë një nga një, e ndjej dhimbjen e saj aq të madhe. Ajo po na shikon me sytë e saj prej engjëlli të skuqur nga e qara sikur do të na thotë të largohemi, të ikim prej aty e të gjejmë një strehë lumturie fëmijërore diku mes shoqërisë tonë të lagjes.…

Lexo më shumë

Ese / Dhuna, një parazit i përhapur kudo

Nga Besjana MAZARI

Shpesh herë kemi dëgjuar nëpër media fjalën “dhunë” … dhe nga kjo fjalë tepër “shurdhuese” për personat e vëmendshëm, shohim shkaqet e më pas pasojat e tmerrshme. Gjithkush mund të thotë: -O Zot na ruaj! Këta s’janë njerëz! Por … a është e mundur që dhuna të jetë një lloj parazit i vogël i cili pickon këdo, por efekti apo sëmundja që shkakton të shfaqet në kohë të ndryshme?!…

Lexo më shumë

Tregim / Prova e besës

Nga XHELAL ROÇI

VRASJA E DIKËS

Rrëzë malit me dru ahu, në fund të një shullëri, në fund të
një lëndine që të krijon përshtypjen e një stadiumi të madh, rrethuar nga të gjitha anët me kodra, gjendet Katundi i Epërm. Përrenjtë që zbresin nga mali grumbullojnë ujin dhe në fund të fshatit. Ata bashkohen në një të vetëm, duke formuar një kanion, në mes të dy kodrave, që, nga banorët e atjeshëm, quhet Gjurra.…

Lexo më shumë

Sonete nga Naim Berisha

UJI I MURRËS SHKON I QETË

Uji i Murrës shkon i qetë
Dalëngadalë derdhet në Drin
Ah, sikur të isha vetë
Sall, një gjethe që fëshfërin

Sall një gjethe, deg’z a fletë
E kësaj vjeshte të verdhë si ftua
Të mbytesha unë në Drin e det
Për inat t’vashës që dua

Dhe të dilte të kërkonte
Djalin që preu në besë
Qiell’ i vjeshtës ta tmerronte
Me gjëmimet e rrufesë

Ujë i Murrës rrjedh i qetë
Dalëngadalë mbytet në det.…

Lexo më shumë

POEZI

Nga Argen CIBAKU

BUZ’QESHJA JOTE

Pasuria kish zbythë të tjera ndenjëse,
Varfëria e pagojë e fajtore,
fati skish qenë dhe aq zotri sipas rastit dhe i skëterrtë
madje,as koha s’kish pritë,në udhëtim të vet!

Prapëseprapë,
ne mbetemi thjesht Sizifë!
-që do të luftojme me frymën e fjalës
apo thjesht me një ves të hershëm: një qeshje
si të luftosh nanoteknologjinë me thikë guri të mprehtë.…

Lexo më shumë

Tregim / Tinguj qe thyhen

Në kuadër të Festivalit Letrar për të Rinj “Tirana 2016”, organizuar nga Botimet Toena, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe bashkisë së Tiranës, Alban Tufa fitoi çmimin e dytë në prozë. Për lexuesit tanë po sjellim këtë numër tregimin me të cilin Albani u nderua me çmim.
Festivali Letrat për të rinj është nje veprimtari e përvitshme që synon evidentimin e talenteve në fusha të ndryshme të artit: prozë, poezi, ese, video-art, fotografi, art-grafik, etj.

Lexo më shumë
1 6 7 8 9