Nga Halil RAMA
Me katër romane të botuara dhe të mirëpritura nga lexuesi , në harkun kohor të tetë viteve: “Zhgënjimi” (2013), “Shpresë e thyer” (2017), “Përandoria e medjave” (2019) dhe “Një histori qëndrese “ ( 2021); Dogjan Dervishi rënditet padyshim me elitën krijuese dibrane, dhe pse jo edhe me atë kombëtare.Nëse me romanin e parafundit “Përandoria e medjave” u njoha fillimisht gjatë promovimit të tij para dy vitesh në një nga sallat e Hotel Tirana international, me pjesmarrjen e dhjetra personaliteteve krijuese dhe me pas e lexova me një frymë, romanin e fundit të këtij autori “Një histori qëndrese” , pata fatin ta kemë në dorë që në dorëshkrim.…

Shpeshherë, kur shkruan për një libër të një autori me të cilin ke miqësi, është e vështirë të bësh një vlerësim për krijimtarinë e tij, pa u ndikuar prej miqësisë. Por me librin “Cicërimat në agime”- poezi për fëmijë të poetit Selim Çerpja, e kam të lehtë. Sepse, së pari e kam njohur krijimtarinë e tij në pikturë, në poezi e interpretim, por e kam njohur autorin edhe si djali i Sali Çerpes, një valltar virtuoz i ansamblit të Dardhës në Dibër, si nip i Qazim Selimit, – themeluesi, organizatori dhe interpretues i grupit folklorik të Zall Dardhës, që me punën e përkushtimin e tij, e çoi këtë ansambël deri në Moskë, në Festivalin e Rinisë Botërore.…
Para një viti shkrimtarit Xhafer Martini nëpërmjet WhatsApp-it i vjen ky mesazh:
Arif Vladi, këngëtari emblematik i Lurës, Dibrës dhe krejt trojeve tona etnike, mbush 65 vjeç. Në këtë përvjetor të shënuar të jetës së tij, i urojmë dhe njëqind vite të tjerë lumturie e fisnikërie, kënge e qëndrese në emër të vlerave të shqiptarisë, të cilave iu këndoi dhe vazhdon të ju këndon në çdo ditë të jetës së tij, me pasionin dhe përkushtimin e një artisti të madh.…
Duke kërkuar bibliotekën e qytetit